Regional Talk - web

Ftesë për Eventin Rajonal: Parandalimi i efektit “burnout” (tejlodhjes) të sektorit të Shoqërisë Civile në vendet e Ballkanit Perëndimor

A ju ndodh të ndiheni emocionalisht të shteruar në punë? Si i dalloni shenjat e kësaj dukurie te vetja dhe kolegët tuaj?  Si mund të zhvillojmë qasje personale dhe profesionale për të përballuar fenomenin “burnout? Cilat janë praktikat më të mira të zbatuara nga organizatat në rajon për uljen e ‘rraskapitjes” emocionale të punonjësve?

Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD) ju fton në eventin Rajonal në kuadër të projektit SMART Balkans- Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor me temë: “Parandalimi i efektit “burnout” (tejlodhjes) të sektorit të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Kjo është mundësia juaj për të zbuluar përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe për tu bërë pjesë e diskutimit.

📆 Kur? 19 nëntor, 2024, në orën 11:00.

🔗 Ku?  Online, nëpërmjet Platformës ZOOM (Pas regjistrimit ju do të merrni linkun e eventit)

Kohëzgjatja: Një orë e gjysmë

Ky event synon të shpjegojë shkaqet dhe pasojat e efektit “burnout” në vendin e punës dhe të ndihmojë në shkëmbimin e strategjive për parandalimin dhe menaxhimin e stresit.

Duke marrë parasysh që ky fenomen sjell rraskapitje emocionale,fizike dhe mendore,ne kemi për qëlim të fuqizojmë pjesëmarrësit në njohjen e shenjave të para, të japim këshilla për përmirësimin e shëndetit mendor dhe të gjejmë zgjidhje për krijimin e një mjedisi mbështetës që kultivon produktivitetin në punë.

Gjatë këtij diskutimi, ne synojmë të hedhim dritë mbi përputhjen e teorisë me realitetin dhe të kuptojmë vështirësitë e punës në sektorin e shoqërisë civile që vijnë si pasojë e stresit nga ngarkesa, paqëndrueshmëria e pagave, sfidat në marrjen e huave dhe nevoja për investim të vazhdueshëm në njohuri dhe aftësi që sigurojnë konkurrueshmërinë.

Diskutimi do të zhvillohet nga tre perspektiva të rëndësishme: Menaxhimi, Donatorët dhe grupe të tjera interesi

Panelistët janë ekspertë me njohuri të thelluara për temën, me shumë vite eksperiencë në psikologji, psikoterapi dhe burime njërëzore.

Naida Duvnjak-Šehović (Psikologe dhe Psikoterapiste)

Boris Popov (Profesor në departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Novi Sadit)

Miloš Bulatović (Psikolog dhe Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Psikologëve të Malit të Zi)

Gent Shala (Konsulent për menaxhimin e Burimeve Njerëzore)

Ana Kostovska (Psikologe Organizative dhe Drejtore Ekzekutive e CSD SONIK),

Anisë Abazi (Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe konsulente e marrëdhënieve të biznesit)

Edina Malkić (Drejtore e “Shkolla të hapura Interaktive”)

Regjistrohu (KËTU)  HERE për të qenë pjesë e luftës kundër fenomenit „Burnout“ pasi një shoqëri civile e shëndetshme nënkupton një komunitet të shëndetshëm.

Vizual_redukcija sredstava

Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze njofton reduktimin e fondeve në 2024

Si pasojë e ndryshimit të prioriteteve politike inter alia luftës në Ukrainë dhe krizës në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze ka njoftuar që do të ketë një reduktim të konsiderueshëm të fondve për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 2024 dhe vitet e ardhshme. Ky reduktim pritet të ndikojë në projektet e partnerëve bashkëpunues rajonal të kontaktuar gjatë thirrjes së dytë publike.

Një bllok ndihmash për zonat në nevojë do të sigurohet me anë të rialokimit të buxhetit ekzistues të Norvegjisë. Ky lloj ristrukturimi i burimeve financiare ka një ndikim direkt në projektin SMART Balkans për 2024.

Fondet e SMART Balkans do të reduktohen në vlerën 54 770 000 NOK, dhe kjo nënkupton që në 2024 dinamika e thirrjeve publike do të alternohet dhe totali i fondeve të disponueshme për 2025 do të ndryshojë. Për disa grantmarrës ky reduktim i buxhetit nënkupton ulje në buxhetin e tyre. Çdo aplikant lead I thirrjes së dytë rajonale për grante do të kontaktohet dhe informohet për ndikimin që ky vendim do të ketë në kontratat respektive.

Numri i aktiviteteve të tjera (përveç granteve) të projektit do të zvogëlohet në 2024.

Konsorciumi i SMART Balkans ka shtuar përpjekjet për përshtatje, që qasja për situatën e re të ketë impaktin më të vogël të mundshëm në projektin SMART Balkans, grantmarrësit dhe rezultatet e pritshme.

kosovo-vizual

Thirrje Publike për Grantet Themelore (Core Grants) KOS

30.06.2023.

Nr. i Referencës së Thirrjes: SB KOS CG 02/23

Projekti SMART Balkans shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grantet Themelore (Core Grants), për aplikantë nga Kosova.

Me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Projekti SMART Balkans po zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za promociju civilnog drustva (CPCD) nga Bosnje dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (Center for Research and Policy Making – CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.

Objektivi parësor i Projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracive me pjesëmarrje dhe të integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OShC-ve për të luajtur një rol më të fuqishëm dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe në Serbi.

Objektivat specifikë të Projektit SMART Balkans janë:

  • OSHC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor;
  • Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme rajonale mes organizatave të shoqërisë civile nga vetë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me homologët e tyre të BE-së dhe me autoritetet publike;
  • Rritja e efektivitetit të ndikimit të qytetarëve tek ndryshimi përmes OSHC-ve që zhvillojnë më tej Sigurinë, Stabilitetin dhe Qeverisjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore të zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Nëpërmjet granteve themelore do të ofrohet mbështetje e përgjithshme financiare për organizatat e shoqërisë civile që punojnë/kanë ndikim në një apo në të dy fushat e mëposhtme:

  1. Siguria dhe Stabiliteti
  2. Qeverisja

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të hollësishme si dhe formularët e nevojshëm të aplikimit:

Web 1600x900-06

Thirrje Publike për Grantet Themelore (Core Grants)

Nr. i Referencës së Thirrjes: SB ALB CG 02/23

Projekti SMART Balkans shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grantet Themelore (Core Grants), për aplikantë nga Shqipëria.

Me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Projekti SMART Balkans po zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za promociju civilnog drustva (CPCD) nga Bosnje dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (Center for Research and Policy Making – CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.

Objektivi parësor i Projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracive me pjesëmarrje dhe të integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OShC-ve për të luajtur një rol më të fuqishëm dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe në Serbi.

Objektivat specifikë të Projektit SMART Balkans janë:

  • OSHC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor;
  • Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme rajonale mes organizatave të shoqërisë civile nga vetë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me homologët e tyre të BE-së dhe me autoritetet publike;
  • Rritja e efektivitetit të ndikimit të qytetarëve tek ndryshimi përmes OSHC-ve që zhvillojnë më tej Sigurinë, Stabilitetin dhe Qeverisjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore të zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Nëpërmjet granteve themelore do të ofrohet mbështetje e përgjithshme financiare për organizatat e shoqërisë civile që punojnë/kanë ndikim në një apo në të dy fushat e mëposhtme:

  1. Siguria dhe Stabiliteti
  2. Qeverisja

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të hollësishme si dhe formularët e nevojshëm të aplikimit:

SMART Balkans IDM Albania

Norvegjia investon në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

3 MILION EURO TË DHËNA PËR IMPLEMENTIMIN E 33 PROJEKTEVE

Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë vazhdon të investojë fonde për zhvillimin dhe sigurinë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në fushat e sigurisë dhe stabilitetit si dhe qeverisjes së mirë. SMART Balkans nxit në mënyrë të veçantë bashkëpunimin rajonal dhe fokusohet në tema të rëndësishme në sektor, përmes projekteve rajonale, konferencave, vizitave studimore, bisedave online dhe rrjetëzimit me diasporën. Projekti rajonal SMART Balkans po zbatohet që nga viti 2022 dhe përmes tij sigurohet financim për organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet joformale. Në kuadër të këtij projekti katërvjeçar do të ofrohen 450 grante në vlerë të përgjithshme prej 14,5 milionë euro.

“Edhe pse projekti ofron mbështetje përmes shtatë llojeve të granteve për aspekte të ndryshme të punës së shoqërisë civile, është e rëndësishme të përmendet se SMART Balkans jep edhe grante themelore (Core Grant). Granti themelor është lloji i mbështetjes që çdo organizatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ëndërron, pasi paraqet mbështetje thelbësore për organizatën dhe i jep asaj mundësinë të fokusohet drejt rezultateve në komunitet dhe forcimit të strukturave të brendshme të organizatës, në mënyrë që të jetë zë i fortë i grupeve të synuara, prej të cilëve është themeluar vet organizata.” – tha Dajana Cvjetković, menaxhere e projektit.

Fillimi i vitit 2023 u shënua me nënshkrimin e kontratave për 33 grante, nga të cilat 9 grante rajonale në vlerë të përgjithshme prej 1,692,000 euro dhe 24 grante themelore me vlerë totale prej 1,234,000 euro. Përmes thirrjes publike  kanë aplikuar 365 organizata, nga të cilat 234 për grante themelore dhe 122 për grante rajonale. Ky interes tregon qartë nevojën dhe vullnetin e organizatave për të vepruar në mënyrë më strategjike, në përputhje me misionin dhe të fokusohen drejt rezultateve, por edhe për të forcuar kapacitetet e tyre të brendshme, shumë të nevojshme në kohën kur paraqitet një degradim dhe tkurrje e hapësirës për shoqërinë civile në të 6 vendet.

Organizatat fituese në thirrjen publike për Grante Themelore nga Shqipëria janë:

  • Qëndra Psiko Sociale Vartra, me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Qëndresa Qytetare, me një buxhet të aprovuar prej 65.000 Euro;
  • Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë, me një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.

Organizatat fituese nga Kosova janë:

  • Democracy for Development me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Group for Legal and Political Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Kosovar Centre for Security Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Platforma Civikos, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro;
  • Center for Equaliy and Liberty for the LGBT Community in Kosovo, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.

Lista e plotë e të gjitha organizatave që kanë përfituar grante është e disponueshme në faqen e internetit www.smartbalkansproject.org.

Aktualisht janë të hapura thirrjet e reja për grante në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për organizata që punojnë në nivel kombëtar, organizata lokale, media dhe grupe kreative. Në këtë thirrje është planifikuar mbështetje për më shumë se 110 projekte, në vlerë të përgjithshme prej 2,8 milionë euro. Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve përmes Platformës së Menaxhimit të Granteve është 15 shkurt 2023.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes projektit SMART Balkans na ofroi besim, si konsorcium lokal, jo vetëm në drejtim të menaxhimit financiar të projektit, por edhe në aspektin e zbatimit të metodologjisë për forcimin e kapaciteteve dhe rolit të organizatave të shoqërisë civile dhe dhënien e granteve themelore si  procesi më sfidues në skemën e granteve. Me këtë qasje, donatori tregoi përkushtimin e tij për të punuar në mënyrë sistematike, të guximshme dhe thelbësore për zhvillimin e shoqërisë civile, që nevojtet për një rajon të qëndrueshëm dhe paqësor. Nga ana tjetër, ne si konsorcium jemi të nderuar që donatori ka njohur vlerat tona: transparencën, pronësinë lokale, profesionalizmin dhe integritetin, të cilat do t’i inkorporojmë në secilin segment të projektit.” tha Dajana Cvjetković, menaxhere e projektit.

SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor është një projekt rajonal katërvjeçar që zbatohet nga konsorciumi, i udhëhequr nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina, me partnerë Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) nga Maqedonia e Veriut. Objektivi i projektit është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor përmes fuqizimit të organizatave dhe rrjeteve të shoqërisë civile, për një rol më të fortë dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë me një vlerë prej më shumë 17 milionë euro.

Kontaktet për deklarata për shtyp dhe paraqitje në media:

  1. Kledia Lika, koordinatore e projektit për Shqipërinë dhe Kosovën, IDM [email protected] +355 684092099

Javni poziv

Thirrje publike për aplikim – Mentorë për Organizata të Shoqërisë Civile

Konsorciumi i Projektit SMART Balkans shpall një Thirrje publike për Aplikim për Mentorë Kombëtarë.

Thirrje publike

Kushtet e referencës për këtë thirrje janë të disponueshme në Shtojcën 1 të kësaj thirrje.

Si të aplikoni:

Aplikimi për Mentorë Kombëtarë duhet të dorëzohet në adresën e email-it [email protected] dhe duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i Aplikimit (Shtojca 1)
  • CV
  • Deklaratë Nderi (Shtojca 3)
  • Dokumente të tjera që verifikojnë fushën e ekspertizës dhe specifikojnë kualifikimet e aplikantëve.

DOKUMENTET: 

Centar za promociju civilnog društva (CPCD), në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, po zbaton projektin SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt kontribuon në forcimin e demokracisë dhe integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të krijojë zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Disa nga temat e këtij projekti janë lufta kundër krimit të organizuar, parandalimi i radikalizimit (përfshirë ekstremizmin e dhunshëm), pajtimi përmes dialogut ndërkulturor, reformat në integrimin euroatlantik, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore (përfshirë dhunën në familje), mbështetje të lirisë së fjalës dhe mbështetja për mediat e pavarura. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, me një grant prej mbi 17 milionë euro.

323107922_570260271782138_613156459251579989_n

Kontratat e nënshkruara me grantmarrësit CORE për Kosovën / gjuha Shqipe

Kemi kënaqësinë të informojmë se kemi nënshkruar kontratat me organizatat e përzgjedhura nga raundi i parë për aplikimeve për grante themelore në Shqipëri dhe Kosovë.

Çfarë është Granti Themelor?

Granti Themlor, përveç mbështetjes financiare, u ofron organizatave mundësinë për të përmirësuar kapacitetet e brendshme dhe burimeve njerëzore përmes trajnimeve të personalizuara dhe mbështetjes mentoruese, për të rritur ndikimin e tyre strategjik dhe për të qenë një hap më afër qëndrueshmërisë së organizatës. Kjo qasje i çliron OSHC-të nga presioni i krijuar nga financimi afatshkurtër i projekteve. Ai u mundëson OSHC-ve të fokusohen në prioritetet e përfituesve, duke ndjekur në të njëjtën kohë misionin e tyre dhe duke punuar drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara. Prandaj, ky lloj granti është i destinuar për organizatat e shoqërisë civile që kanë një ndikim të rëndësishëm në fushat e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes dhe kanë potencial për një ndikim edhe më thelbësor në komunitet.

Periudha e pritshme e mbështetjes përmes grantit themelor është 24 muaj. Grantet themelore do të mbështesin financiarisht punën e organizatave të shoqërisë civile për dy vite fiskale radhazi.

Grantet themelore ofrojnë mbështetje të përgjithshme financiare për OSHC-të që operojnë dhe kanë ndikim në një ose të dyja fushat e mëposhtme:

  • Siguria dhe stabiliteti
  • Qeverisje

Organizatat fituese nga Kosova janë:

  • Democracy for Development me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Group for Legal and Political Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Kosovar Centre for Security Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Platforma Civikos, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro;
  • Center for Equaliy and Liberty for the LGBT Community in Kosovo, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.

Jemi entuziastë që po fillojmë bashkëpunimin dy vjeçar me organizatat fituese të kësaj thirrjeje dhe inkurajojmë të gjitha organizatat që nuk rezultuan fituese në këtë fazë, të aplikojnë në thirrjet e tjera publike që projekti SMART Balkans do të hapë në të ardhmen.

323107922_570260271782138_613156459251579989_n

Kontratat e nënshkruara me grantmarrësit CORE për Shqipërinë

Kemi kënaqësinë të informojmë se kemi nënshkruar kontratat me organizatat e përzgjedhura nga raundi i parë për aplikimeve për grante themelore në Shqipëri dhe Kosovë.

Çfarë është Granti Themelor?

Granti Themlor, përveç mbështetjes financiare, u ofron organizatave mundësinë për të përmirësuar kapacitetet e brendshme dhe burimeve njerëzore përmes trajnimeve të personalizuara dhe mbështetjes mentoruese, për të rritur ndikimin e tyre strategjik dhe për të qenë një hap më afër qëndrueshmërisë së organizatës. Kjo qasje i çliron OSHC-të nga presioni i krijuar nga financimi afatshkurtër i projekteve. Ai u mundëson OSHC-ve të fokusohen në prioritetet e përfituesve, duke ndjekur në të njëjtën kohë misionin e tyre dhe duke punuar drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara. Prandaj, ky lloj granti është i destinuar për organizatat e shoqërisë civile që kanë një ndikim të rëndësishëm në fushat e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes dhe kanë potencial për një ndikim edhe më thelbësor në komunitet.

Periudha e pritshme e mbështetjes përmes grantit themelor është 24 muaj. Grantet themelore do të mbështesin financiarisht punën e organizatave të shoqërisë civile për dy vite fiskale radhazi.

Grantet themelore ofrojnë mbështetje të përgjithshme financiare për OSHC-të që operojnë dhe kanë ndikim në një ose të dyja fushat e mëposhtme:

  • Siguria dhe stabiliteti
  • Qeverisje

Organizatat fituese në thirrjen publike për Grante Themelore nga Shqipëria janë:

  • Qëndra Psiko Sociale Vartra, me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Qëndresa Qytetare, me një buxhet të aprovuar prej 65.000 Euro;
  • Qendra Sociale në Ndihmë të Njerwzve në Nevojë, me një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.