Grante për Media
Grantet për Media synojnë të mbështesin persona juridikë, organizata të shoqërisë civile ose kompani mediatike. Projektet e mbështetura përmes kësaj thirrje synojnë krijimin e përmbajtjes mediatike dhe/ose sensibilizimin e organeve mediatike në lidhje me dy temat kryesore të këtij projekti – Stabiliteti dhe Siguria dhe Qeverisja. Për një shoqëri civile të fortë është e nevojshme të ketë media të forta, veçanërisht të pavarura, kritike dhe që kontribuojnë në një pozicionim më të mirë të temave të rëndësishme në publik.
Aktivitetet e pranueshme lidhen me prodhimin e përmbajtjes mediatike; edukimin për organet e medias (i kufizuar në një trajnim për projekt, vetëm nëse nevojitet për arritjen e qëllimeve), promovimi i përmbajtjeve mediatike të përgatitura në kuadër të projektit (me përjashtim të materialeve promovuese të printuara)
Kohëzgjatja e nismave të mbështetura do të jetë nga 6 deri në 12 muaj dhe shuma totale që do të shpërndahet për këtë linjë granti është 6,546,600.00 NOK.
Përfituesit e thirrjes së parë publike
Emri i organizatës | Titulli projektit | Fusha e veprimit | Vlera e grantit (NOK) | Data e fillimit-Data e mbarimit | Lidhje shoqëruese |
---|---|---|---|---|---|
Kosovo Glocal | Gazetaria per sigurine e njerezve dhe pjesmarrjen nderkufitare | Siguria dhe Stabiliteti dhe Qeverisja | 177,828.00 NOK | 01.05.2023-31.12.2023 | |
Gorazdevac Media Group | Forcimi i gazetarise pjesemarrese ne luften kunder lajmeve te rreme | Qeverisja | 177,818.39 NOK | 01.05.2023-01.12.2023 |