Grante AD Hoc
Grantet Ad Hoc janë planifikuar për ndërhyrje të paparashikuara për ngjarje që mund të ndodhin, por që nuk i përkasin domosdoshmërisht ndonjë prej kategorive të tjera të granteve.
Ky grant përfaqëson mbështetje për nismat që janë përgjigje ndaj ngjarjeve urgjente, të papritura ose situatave me kohë të kufizuar veprimi.
Qëllimi i këtij lloji të grantit NUK është të mbështesë aktivitetet që mund të planifikohen/parashikohen paraprakisht. Grantet Ad Hoc janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, me një vlerë prej 54.100 NOK.
Madhësia e granteve do të përcaktohet në bazë të aktivitetit të propozuar, kapacitetit përthithës të aplikantit dhe kufizimeve buxhetore të projektit.
Informacion më i detajuar mbi procedurat e aplikimit për grantet Ad Hoc mund të gjendet KËTU në gjuhën serbe KËTU në gjuhën shqipe.
Përfituesit e thirrjes së parë
Emri i organizatës | Titulli i ndërhyrjes | Fusha e veprimit | Vlera e grantit (NOK) | Data e fillimit - Data e mbarimit | Lidhje shoqëruese |
---|---|---|---|---|---|
Alternativna Udruzenje | Gazetarët si roje të luftës kundër dezinformatave që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe konfliktit në Kosovë | Siguria dhe Stabiliteti | 50,974.50 NOK | 01.10.2023-31.12.2023 | |
Roma Versitas Kosovo | Siguria njerëzore dhe gjinore tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë | Siguria dhe Stabiliteti | 50,974.50 NOK | 01.07.2023-31.10.2023 | |
R Media L.L.C. | RTK: Historiku, financimi, ndikimet politike dhe rekomandimet | Siguria dhe Stabiliteti | 50,891.52 NOK | 16/09/2024- 16/12/2024 |