Grante për Media
Grantet për Media synojnë të mbështesin persona juridikë, organizata të shoqërisë civile ose kompani mediatike. Projektet e mbështetura përmes kësaj thirrje synojnë krijimin e përmbajtjes mediatike dhe/ose sensibilizimin e organeve mediatike në lidhje me dy temat kryesore të këtij projekti – Stabiliteti dhe Siguria dhe Qeverisja. Për një shoqëri civile të fortë është e nevojshme të ketë media të forta, veçanërisht të pavarura, kritike dhe që kontribuojnë në një pozicionim më të mirë të temave të rëndësishme në publik.
Aktivitetet e pranueshme lidhen me prodhimin e përmbajtjes mediatike; edukimin për organet e medias (i kufizuar në një trajnim për projekt, vetëm nëse nevojitet për arritjen e qëllimeve), promovimi i përmbajtjeve mediatike të përgatitura në kuadër të projektit (me përjashtim të materialeve promovuese të printuara)
Kohëzgjatja e nismave të mbështetura do të jetë nga 6 deri në 12 muaj dhe shuma totale që do të shpërndahet për këtë linjë granti është 6,546,600.00 NOK.
Përfituesit e thirrjes së parë publike:
Emri i organizatës | Titulli i projektit | Fusha e veprimit | Vlera e grantit (NOK) | Data e fillimit | Data e mbarimit | Lidhje shoqëruese |
---|---|---|---|---|---|---|
AWA Albanian Woman in Audiovisual | "Nuancat e fshehura te feminismit" | Siguria dhe stabiliteti | 168,159.88 | 20.04.2023 | 20.04.2024 | |
Albanian Center for Quality Journalism | Media in Motion: Angazhimi qytetar përmes medias në proceset evropiane | Siguria dhe stabiliteti | 161,476.00 | 20.04.2023 | 20.03.2024 |