Mirë se vini
SMART Balkans - Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor
Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva - CPCD), në bashkëpunim me organizatat partnere nga Shqipëria – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Maqedonia e Veriut – Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), po zbaton projektin e quajtur SMART Balkans– Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt synon forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe proceseve integruese euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OSHC-ve për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze me një grant në vlerë prej më shumë se 17 milionë euro (34 milionë BAM).
Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva) nënshkroi Marrëveshjen me Ministrinë e Punëve të Jashtme Norvegjeze më datë 6 dhjetor 2021.
Pse vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor?
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka përjetuar largime masive të popullsisë së tij në vitet e fundit. Mungesa e pespektivës për të rinjtë, korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, standardi i ulët i jetesës dhe paqëndrueshmëria politike janë disa nga sfidat me të cilat po përballen njerëzit në rajon. Shumë prej tyre nuk janë në gjendje të gjejnë një punë për të cilën janë shkolluar dhe zgjedhin të largohen nga atdheu i tyre dhe kur e bëjnë këtë, ata ndihmohen nga njerëz të tjerë nga Ballkani Perëndimor jashtë vendit. Pra, lind pyetja – nëse mund të bashkëpunojmë jashtë rajonit, pse jo edhe brenda? Përgjigja qëndron në mungesën e interesit nga ata që janë përgjegjës për krijimin e një jete më të mirë për njerëzit në rajon. Shoqëria e ndarë është një shoqëri lehtësisht e manipulueshme dhe me pak kompetenca. Prandaj është detyrë e sektorit civil në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi që të jetë lidhja mes vendeve që do të na mundësojë të jemi aq të suksesshëm brenda vendit sa jemi jashtë dhe në këtë mënyrë të ndërtojmë themele për një të ardhme më të mirë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.


Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në BiH Olav Reinertsen dhe drejtore ekzekutive e CPCD Aida Daguda
Temat e mbuluara nga projekti:
- Ngritja e kapaciteteve dhe nxitja drejt një roli më aktiv të OShC-ve
- Krijimi i partneriteteve rajonale ndërmjet partneritetit të OSHC-ve
- Rritja e ndikimit të qytetarëve në vendimmarrje përmes OSHC-ve, duke sjellë rritje të sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor
- Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të sektorit civil në nisma të rëndësishme zhvillimore
Fokusi kryesor i projektit është shpërndarja e më shumë se 450 granteve, ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve dhe organizimi i fushatave, të gjitha të lidhura me dy tema kryesore:
- Siguria dhe Stabiliteti
- Qeverisje e mirë
Për të përfshirë një numër të madh bashkëpunëtorësh, më shumë se 600 OSHC në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të marrin mbështetje në ndërtimin e kapaciteteve, mentorim si dhe mbështetje teknike dhe financiare nëpërmjet skemës së granteve të projektit. Këto aktivitete do të fokusohen në disa nga sfidat me të cilat përballen OSHC-të në rajon, të tilla si çështjet e kapacitetit të ulët, aksesi i dobët në informacion, mungesa e burimeve dhe shumë sfida të tjera. Gjithashtu, mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve për aftësinë e tyre për të ndikuar në ndryshime është një nga çështjet kryesore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, ngritja e vetëdijes për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike është një nga aspektet kyçe të projektit i cili do të ndërtojë një bazë për forcimin e mëtejshëm të demokracisë pjesëmarrëse.
Projekti ofron 7 lloje grantesh:
- GRANTET THEMELORE
- NDËRHYRJET KOMBËTARE
- GRANTE PËR MEDIAN
- GRANTET RAJONALE
- INICIATIVAT LOKALE
- GRANTE KREATIVE
- GRANTET AD HOC


- Want to know more about us?Just download brochure...
SMART Facts
SMART Balkans in numbers
Empowering CSOs for stronger and more active role in creating peaceful and inclusive societies for sustainable development in Western Balkans
SMART Balkans team
Meet our team

Dajana Cvjetkovic
Program manager, CPCD

Edisa Adžović
Grant Officer, CPCD

Lejla Mijovic
Finance and Grants manager, CPCD

Aida Daguda
Monitoring and evaluation Manager

Iskra Tafro
Communication Manager, CPCD

Aleksandar Cekov
Project Manager, CRPM

Kristijan Aleksoski
Finance Manager, CRPM

Denisa Shabani
Head of Finance, IDM

Emina Mušija
Project Officer, CPCD

Senka Grbić
Project Officer, CPCD

Jelena Brkić
Grant Officer, CPCD

Anila Salianji
Project Officer, IDM

Bojana Krstevska
Grant Officer, CRPM

Fjona Dhembo
Communication Officer, IDM

Nikolina Janeva
Project Officer, CRPM

Aleksandar Karpuzovski
Communication Officer, IDM

Emilija Bumbaroska
Finance Officer, CRPM
OUr Skiil
We Position Our Clients at The Forefront of Their Field by Advanced Services.
A wonderful serenity has taken possession of my entire soul, like these sweet mornings of spring which I enjoy with my whole heart.A wonderful serenity has taken possession of my entire soul, like these sweet morning.
Creativity
Development
Marketing
Analysis
