Iniciativa Lokale
Grantet për Iniciativat lokale janë një mekanizëm financimi për projektet vendore që lidhen me sigurinë, stabilitetin dhe qeverisjen.
Projektet që financohen nga skema e granteve të Iniciativave Lokale duhet të bazohen në strategji dhe/ose politika që kontribuojnë në qëllimet e tyre.
Aktiviteteve e pranueshme për këtë lloj granti janë fushatat avokuese duke përfshirë përgatitjen e materialeve promovuese dhe ndërgjegjësuese (p.sh. përmbledhje politikash, hulumtime, video, evente, performanca, produkte mediatike duke përjashtuar materialin promovues të printuar) dhe grupet e punës për zhvillimin e planeve lokale të veprimit, strategjive locale dhe angazhimin e ekspertëve.
Kohëzgjatja e nismave të mbështetura është nga 6 deri në 12 muaj dhe shuma totale që shpërndahet në këtë linjë grantesh është 11,970,210.00 NOK.
Përfituesit e thirrjes së parë publike
Emri i organizatës | Titulli i projektit | Fusha e veprimit | Vlera e grantit (NOK) | Data e fillimit-Data e mbarimit | Lidhje shoqëruese |
---|---|---|---|---|---|
Advocacy Center for Democratic Culture | Promovimi i të drejtave të qytetarëve nëpërmjet uljes së rrezikut nga fatkeqësitë natyrore | Siguria dhe Stabiliteti | 70,380.00 NOK | 01.05.2023-01.11.2023 | |
THE BALKAN FORUM | Media Smart: Të rinjtë vlogojnë kundër informacionit të rremë | Qeverisja | 78,101.24 NOK | 01.05.2023-01.11.2023 | |
Community Building Mitrovica | Seminari Rinor për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore | Siguria dhe Stabiliteti, qeverisja | 79,705.78 NOK | 01.05.2023-01.11.2023 | |
Green Art Center - Prishtina | Edukimi mediatik si garancë e paqes, sigurisë dhe kohezionit social | Siguria dhe Stabiliteti | 66,021.20 NOK | 01.05.2023-01.11.2023 | |
Sundimi Demokracisë në Kosovë | “Angazhim i përbashkët për politika rinore në komunën e Podujevës” | Qeverisja | 68,555.76 NOK | 01.05.2023-01.03.2024 | |
Udruzennje mladih - Mlada aktivna Gracanica | Vepro ne nivel lokal, bashkepuno ne nivel rajonal | Siguria dhe Stabiliteti dhe Qeverisja | 79,502.47 NOK | 01.05.2023-01.11.2023 | |
Proactive | Përfshirja aktive e të rinjve në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen vendore | Qeverisja | 77,672.00 NOK | 01.05.2023-01.03.2024 |