Grante AD Hoc
Grantet Ad Hoc janë planifikuar për ndërhyrje të paparashikuara për ngjarje që mund të ndodhin, por që nuk i përkasin domosdoshmërisht ndonjë prej kategorive të tjera të granteve.
Ky grant përfaqëson mbështetje për nismat që janë përgjigje ndaj ngjarjeve urgjente, të papritura ose situatave me kohë të kufizuar veprimi.
Qëllimi i këtij lloji të grantit NUK është të mbështesë aktivitetet që mund të planifikohen/parashikohen paraprakisht. Grantet Ad Hoc janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, dhe kanë një vlerë maksimale prej 54.100 NOK.
Madhësia e granteve do të përcaktohet në bazë të aktivitetit të propozuar, kapacitetit përthithës të aplikantit dhe kufizimeve buxhetore të projektit.
Informacion më i detajuar mbi procedurat e aplikimit për grantet Ad Hoc mund të gjendet KËTU në gjuhën shqipe.
Emri i organizatës | Titulli i ndërhyrjes | Fusha e veprimit | Vlera e grantit (NOK) | Data e fillimit- Data e mbarimit | Lidhje shoqëruese |
---|---|---|---|---|---|
Shoqata Ndihmoni Jetën | Mbështetja e personave me AK për të gëzuar të drejtat e plota për shërbime sëociale në qytetin e Vlorës | Qeverisja | 51.000 NOK | 01.07.2024-31.11.2024 | Website More info |
Qendra Fokus | Rritja e Ndërgjegjësimit dhe ofrimi i Ndihmës për adresimin e problematikave të Shëndetit Mendor në zonën e Bathores | Siguria dhe Stabiliteti | 51.000 NOK | 01.07.2024-31.11.2024 | Me shume |
Qendra Fokus- Në ndihmë të fëmijve | “Promovimi i tolerancës dhe parandalimi i dhunës tek të rinjtë e qytetit të Gramshit” | Siguria dhe stabiliteti | 50,974.50 NOK | 01.07.2023-30.11.2023 |
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.