ANAD

ANAD “Imagjinoje veten në pushtetin vendor”

ANAD me anë të projektit “Imagjinoje veten në pushtetin vendor” po edukon dhe informon të rinjtë që nuk dëgjojnë mbi institucionet e pushtetit vendor,  përgjegjësit dhe shërbimet nëpërmjet aksesit në informacion, promovomin e aktivizmin rinor dhe komuniteteve gjithëpërfshirëse. Me qëllim që të ruhet një demokraci e shëndetëshme, të rinjtë duhet të edukohen dhe inkurajojen që të bëhen pjesë aktive e shoqërisë por shpesh ata janë të përjashtuar nga kjo mundësi.
Kjo bëhet edhe më e vështirë për të rinjtë që nuk dëgjojnë të cilët janë dyfish të diskriminuar filimisht për shkak të moshës si dhe për shkak të mungesës së informacionit në gjuhën e shenjave shqipe çka i pengon ata që të pëfshihen dhe përfitojnë në mënyrë të barabartë në shoqëri, sikundër parashikohet në Konventën e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe ligjin 93/2014 . Si pasojë, mungesa e informacionit të aksesueshëm dhe mosnjohja e institucioneve pengon të rinjtë të përfshihen në çështje që janë me prioritet për ta dhe vendimarrje, i pengon që të mbajnë institucionet, dhe veçërisht ato vendore, përgjegjëse si dhe të trajtohen dhe përfitojnë në mënyrë të barabartë nga shërbimet. Nga ana tjetër, mungesa e informacionit sjell mosnjohjen e institucioneve, rolin dhe përgjegjësit e tyre, mos përfitim nga shërbimet, ul vigjilencën përkundrejt institucioneve dhe çon në keq qeverisje.
Zhvendosja e popullsisë drejt Tiranës dhe niveli i lartë i papunësisë në rrethe ka bërë të mundur rritjen e numrit të të rinjve që studjojnë, jetojnë dhe punojnë në Bashkinë Tiranë. Si rezultat i mungesë së informacionit të aksesueshëm ata nuk janë pjesë e aktiviteteve social-kulturore-politike dhe aq më pak iniciativave rinore dhe atyre vendimarrëse. Ka një mungesë të theksuar të aktiviteteve të aksesueshme në gjuhën e shenjave dhe hapsirave, duke limituar mundësit e tyre për tu edukuar, përfshir, përfituar në mënyrë të barabart nga shërbimet dhe shtyrë ata në kufijtë e përjashtimit social. Kështu, të rinjtë që nuk dëgjojnë si rezultat i mungesës së aksesit në informacion dhe edukimit të cunguar nuk kanë njohuri mbi institucionet e pushtetit vendor, rolin, përgjegjësit dhe shërbimet që ofrojnë duke i përjashtuar nga përfitimi I shërbimeve dhe mundësia që të influencojnë politikat që prekin drejtpërdrejt ata. Nga ana tjetër, dixhitalizimi i shërbimeve që më parë ofroheshin në sportele, nga institucionet e pushtetit vendor ka rritur edhe më shumë vështirësit për këtë komunitet si rezultat i mungesës së informacionit të aksesuar.

Franceska Xhunga, pjesë e bordit të ANAD shprehet se “Për herë të parë të rinjtë që nuk dëgjojnë u njohën me Shërbimet Komunitare të Bashkisë dhe mund të drejtohen atje për cdo situatë të vështirë sociale dhe ekonomikë në familjet  e tyre”

Ndiqni videon informuese më poshtë në gjuhën e shenjave: “Imagjinoje veten në pushtetin vendor”

Tags: No tags