Javni poziv

Thirrje publike për aplikim – Mentorë për Organizata të Shoqërisë Civile

Konsorciumi i Projektit SMART Balkans shpall një Thirrje publike për Aplikim për Mentorë Kombëtarë.

Thirrje publike

Kushtet e referencës për këtë thirrje janë të disponueshme në Shtojcën 1 të kësaj thirrje.

Si të aplikoni:

Aplikimi për Mentorë Kombëtarë duhet të dorëzohet në adresën e email-it [email protected] dhe duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i Aplikimit (Shtojca 1)
  • CV
  • Deklaratë Nderi (Shtojca 3)
  • Dokumente të tjera që verifikojnë fushën e ekspertizës dhe specifikojnë kualifikimet e aplikantëve.

DOKUMENTET: 

 

Centar za promociju civilnog društva (CPCD), në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, po zbaton projektin SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt kontribuon në forcimin e demokracisë dhe integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të krijojë zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Disa nga temat e këtij projekti janë lufta kundër krimit të organizuar, parandalimi i radikalizimit (përfshirë ekstremizmin e dhunshëm), pajtimi përmes dialogut ndërkulturor, reformat në integrimin euroatlantik, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore (përfshirë dhunën në familje), mbështetje të lirisë së fjalës dhe mbështetja për mediat e pavarura. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, me një grant prej mbi 17 milionë euro.