Grante kreative
Grantet kreative synojnë të mbështesin persona juridikë (organizata ose shoqata) dhe grupe joformale.
Projektet e mbështetura përmes kësaj thirrjeje do të prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh kreative për përcjelljen e mesazheve kyçe lidhur me fushat e stabilitetit, sigurisë dhe qeverisjes te qytetarët.
Produktet duhet të jenë lehtësisht të kuptueshme nga grupi i synuar, mundësisht (por jo detyrimisht) duke përdorur humor/satirë. Përfshihen aktivitete si (p.sh. teatër, shfaqje artistike, video-produksione, evente, këngë dhe të gjitha format e tjera të shprehjes kreative që nuk konsiderohen produkte primare mediatike) si dhe promovimi i përmbajtjes krijuese (me përjashtim të materialit promovues të printuar).
Kohëzgjatja e nismave të mbështetura është nga 6 deri në 12 muaj dhe shuma totale që shpërndahet në këtë linjë grantesh është 3,894,000.00 NOK.
Përfituesit e thirrjes së parë publike
Emri i organizatës | Titulli i projektit | Fusha e veprimit | Vlera e grantit (NOK) | Data e fillimit-Data e mbarimit | Lidhje shoqëruese |
---|---|---|---|---|---|
Anibar | Thuaje me animacion! | Siguria dhe Stabiliteti | 111,909 | 01.05.2023-01.05.2024 | |
Mural Fest Kosova | Fragemente utopike | Qeverisja | 108,740.80 | 01.06.2023-01.12.2023 |