3 MILION EURO TË DHËNA PËR IMPLEMENTIMIN E 33 PROJEKTEVE
Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë vazhdon të investojë fonde për zhvillimin dhe sigurinë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në fushat e sigurisë dhe stabilitetit si dhe qeverisjes së mirë. SMART Balkans nxit në mënyrë të veçantë bashkëpunimin rajonal dhe fokusohet në tema të rëndësishme në sektor, përmes projekteve rajonale, konferencave, vizitave studimore, bisedave online dhe rrjetëzimit me diasporën. Projekti rajonal SMART Balkans po zbatohet që nga viti 2022 dhe përmes tij sigurohet financim për organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet joformale. Në kuadër të këtij projekti katërvjeçar do të ofrohen 450 grante në vlerë të përgjithshme prej 14,5 milionë euro.
“Edhe pse projekti ofron mbështetje përmes shtatë llojeve të granteve për aspekte të ndryshme të punës së shoqërisë civile, është e rëndësishme të përmendet se SMART Balkans jep edhe grante themelore (Core Grant). Granti themelor është lloji i mbështetjes që çdo organizatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ëndërron, pasi paraqet mbështetje thelbësore për organizatën dhe i jep asaj mundësinë të fokusohet drejt rezultateve në komunitet dhe forcimit të strukturave të brendshme të organizatës, në mënyrë që të jetë zë i fortë i grupeve të synuara, prej të cilëve është themeluar vet organizata.” – tha Dajana Cvjetković, menaxhere e projektit.
Fillimi i vitit 2023 u shënua me nënshkrimin e kontratave për 33 grante, nga të cilat 9 grante rajonale në vlerë të përgjithshme prej 1,692,000 euro dhe 24 grante themelore me vlerë totale prej 1,234,000 euro. Përmes thirrjes publike kanë aplikuar 365 organizata, nga të cilat 234 për grante themelore dhe 122 për grante rajonale. Ky interes tregon qartë nevojën dhe vullnetin e organizatave për të vepruar në mënyrë më strategjike, në përputhje me misionin dhe të fokusohen drejt rezultateve, por edhe për të forcuar kapacitetet e tyre të brendshme, shumë të nevojshme në kohën kur paraqitet një degradim dhe tkurrje e hapësirës për shoqërinë civile në të 6 vendet.
Organizatat fituese në thirrjen publike për Grante Themelore nga Shqipëria janë:
- Qëndra Psiko Sociale Vartra, me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
- Qëndresa Qytetare, me një buxhet të aprovuar prej 65.000 Euro;
- Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë, me një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.
Organizatat fituese nga Kosova janë:
- Democracy for Development me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
- Group for Legal and Political Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
- Kosovar Centre for Security Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
- Platforma Civikos, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro;
- Center for Equaliy and Liberty for the LGBT Community in Kosovo, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.
Lista e plotë e të gjitha organizatave që kanë përfituar grante është e disponueshme në faqen e internetit www.smartbalkansproject.org.
Aktualisht janë të hapura thirrjet e reja për grante në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për organizata që punojnë në nivel kombëtar, organizata lokale, media dhe grupe kreative. Në këtë thirrje është planifikuar mbështetje për më shumë se 110 projekte, në vlerë të përgjithshme prej 2,8 milionë euro. Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve përmes Platformës së Menaxhimit të Granteve është 15 shkurt 2023.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes projektit SMART Balkans na ofroi besim, si konsorcium lokal, jo vetëm në drejtim të menaxhimit financiar të projektit, por edhe në aspektin e zbatimit të metodologjisë për forcimin e kapaciteteve dhe rolit të organizatave të shoqërisë civile dhe dhënien e granteve themelore si procesi më sfidues në skemën e granteve. Me këtë qasje, donatori tregoi përkushtimin e tij për të punuar në mënyrë sistematike, të guximshme dhe thelbësore për zhvillimin e shoqërisë civile, që nevojtet për një rajon të qëndrueshëm dhe paqësor. Nga ana tjetër, ne si konsorcium jemi të nderuar që donatori ka njohur vlerat tona: transparencën, pronësinë lokale, profesionalizmin dhe integritetin, të cilat do t’i inkorporojmë në secilin segment të projektit.” tha Dajana Cvjetković, menaxhere e projektit.
SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor është një projekt rajonal katërvjeçar që zbatohet nga konsorciumi, i udhëhequr nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina, me partnerë Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) nga Maqedonia e Veriut. Objektivi i projektit është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor përmes fuqizimit të organizatave dhe rrjeteve të shoqërisë civile, për një rol më të fortë dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë me një vlerë prej më shumë 17 milionë euro.
Kontaktet për deklarata për shtyp dhe paraqitje në media:
- Kledia Lika, koordinatore e projektit për Shqipërinë dhe Kosovën, IDM [email protected] +355 684092099