Vizual_redukcija sredstava

Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze njofton reduktimin e fondeve në 2024

Si pasojë e ndryshimit të prioriteteve politike inter alia luftës në Ukrainë dhe krizës në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze ka njoftuar që do të ketë një reduktim të konsiderueshëm të fondve për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 2024 dhe vitet e ardhshme. Ky reduktim pritet të ndikojë në projektet e partnerëve bashkëpunues rajonal të kontaktuar gjatë thirrjes së dytë publike.

Një bllok ndihmash për zonat në nevojë do të sigurohet me anë të rialokimit të buxhetit ekzistues të Norvegjisë. Ky lloj ristrukturimi i burimeve financiare ka një ndikim direkt në projektin SMART Balkans për 2024.

Fondet e SMART Balkans do të reduktohen në vlerën 54 770 000 NOK, dhe kjo nënkupton që në 2024 dinamika e thirrjeve publike do të alternohet dhe totali i fondeve të disponueshme për 2025 do të ndryshojë. Për disa grantmarrës ky reduktim i buxhetit nënkupton ulje në buxhetin e tyre. Çdo aplikant lead I thirrjes së dytë rajonale për grante do të kontaktohet dhe informohet për ndikimin që ky vendim do të ketë në kontratat respektive.

Numri i aktiviteteve të tjera (përveç granteve) të projektit do të zvogëlohet në 2024.

Konsorciumi i SMART Balkans ka shtuar përpjekjet për përshtatje, që qasja për situatën e re të ketë impaktin më të vogël të mundshëm në projektin SMART Balkans, grantmarrësit dhe rezultatet e pritshme.

 

 

 

Tags: No tags