logot-web-core-grants-kosovo-02-scaled-1600x900

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Përshkrimi i projektit:

Ky projekt është i dizajnuyar të arrij qëllimin përfundimtar duke u angazhuar në implementimin e një sërë aktivitetesh, te grupuara në tri shtylla kryesore: a. hulumtim i rregullt kualitativ dhe sasior; b. avokim i vazhdueshëm, dhe c. ngritje e vetëdijes qytetare dhe përmirësim i dialogut me palët e interesit dhe grupet e synuara. Aktivitetet e projektit janë të ndara në dy grupe kryesore, përfshirë hulumtim dhe avokim. Në mënyrë horizontale, impakti i duhur do arrihet me një strategji të qartë dhe funksionale të dialogut me palët e interesit, median, dhe përfituesit përfundimtarë që përfshin publikun e gjërë. Përmes këtij projekti, GLPS synon të siguroj qëndrueshmëri për një nga iniciativat e saj kryesore sic është Indeksi RoLPIK, i prezantuar tashmë që shtatë vite, dhe një ndër iniciativat më kredibile në fushën programatike të sundimit të ligjit. Ndër të tjera, Indeksi RoLPIK paraqet një nga iniciativat më origjinale dhe inovative mbi matjen e përceptimit qytetarë mbi performancën e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke ofruar një kombimin të indikatorëve të përceptimit (duke matur përceptimin qytetetarë) dhe indikatorëve strukturor (duke analizuar në thellësi performancën e sistemit gjyqësorë dhe atij prokurorial, përmes analizës së lëndëve të trajtuara brenda një viti), përmes një metodologjie të detajuar dhe testuar më parë.

Përfituesit

Institucionit e sundimit te ligjit, ministritë e linjes, ojq-të, komuniteti i biznesit, media, qytetarët në përgjithësi

Aktivitetet kryesore:

  • Rishikimi i metodologjisë së Indeksit RoLPIK
  • Hulumtim i vazhdueshem (mbledhja dhe analizimi i të dhënave)
  • Implementimi i Anketes së RoLPIK
  • Hartimi dhe finalizimi i Edicionit 8 të RoLPIK
  • Dizajnimi i infografikave të raportit
  • Organizimi i tryezës së diskutimit
  • Avokim i vazhdueshëm (takime) dhe PR
Screenshot 2025-03-12 152702

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)

Përshkrimi i projektit:

Problemi që ky projekt synon të adresojë janë marrëdhëniet ndëretnike dhe përpjekjet për pajtim ndërmjet komuniteteve shqiptare dhe serbe, dhe rrjedhimisht të ndihmoj në krijimin e një klime të volitshme shoqërore për zbatimin e suksesshëm të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale të Kosovës 2024 – 2034. Megjithatë, pavarësisht nga nismat e ndryshme, marrëdhëniet ndër-etnike mbeten ende të tendosura, posaçërisht në rajone si veriu i Kosovës. Në këtë aspekt, duhet pasur parasysh se narrativët që prezantohen nga mediat dhe figurat politike formësojnë diskursin publik, dhe si të tilla, luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e perceptimeve publike, të cilat mund të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike ose në të kundërt të promovojnë paqe dhe pajtim.

Synimet:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti Forcimi i kohezionit social me përmirësimin të marrëdhënieve ndëretnike dhe pajtimit në Kosovë përmes rritjes së përgjegjësisë ndaj
diskurseve mediatike dhe politike. Gjithashtu, projekti do të kontribuoj në zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale të Kosovës 2024-2034, gjegjësisht objektivit të përmirësimi e kohezionit social në vend.

Grupet e synuara dhe perfituesit:

a) Publiku i gjerë në Kosovë, veçanërisht ata që preken nga narrativat politike dhe mbulimi mediatik i marrëdhënieve etnike.
b) Mediat që synojnë përmirësimin e raportimit të tyre mbi çështjet e ndjeshme të marrëdhënieve ndëretnike.
c) Politikanët dhe politikëbërësit që do të përfitojnë nga rekomandimet për të forcuar kohezionin social.

Aktivitetet kryesore:

Analiza e mediave: Kërkimi do të ofrojë një analizë të detajuar mbi narrativët mediatikë (12 në gjuhën shqipe dhe 4
në gjuhën serbe) dhe politike që kanë dominuar diskursin publik.

  • Intervista me gazetarë;
  • Intervista me liderë politik;
  • Intervista me përfaqësues të shoqërisë civile;
  • Anketa e Opinionit Publik;
  • Hartimi i Punimit të Politikave (Policy Paper);
  • Prezantimi Publik i Punimit të Politikave.
logo komf

Koalicioni i OJQ per mbrojtjen e femijeve (KOMF)

Përshkrimi i projektit:

Kjo ndërhyrje synon të fuqizojë fëmijët dhe të rinjtë, veçanërisht ata nga grupet e cenueshme, që të marrin pjesë në mënyrë kuptimplote në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre, të shprehin lirshëm mendimet e tyre dhe të zhvillojnë qytetarinë aktive. Kjo ndërhyrje kontribuon fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke nxitur veçanërisht një mjedis të barabartë, gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës midis fëmijëve dhe të rinjve. Në këtë drejtim, kjo ndërhyrje ofron përfshirje dhe një risi të madhe në fushën e angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve, siguron një mekanizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe ofron metodologjinë dhe veprimet e ngritjes së kapaciteteve që siguron përfshirjen e tyre në të gjitha proceset përkatëse.

Synimet: Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje do të krijohet platforma MEGAFON për fëmijët dhe të rinjtë. Rreth 500 fëmijë dhe të rinj do të përfshihen drejtpërdrejtë në procese si: hartimi i legjislacionit, monitorimi i zbatimit të legjislacionit, buxhetimi, ndërgjegjësimi dhe avokimi.

Rritja e kapaciteteve të organizatave anëtare të KOMF, fëmijëve dhe të rinjve për të zbatuar konceptin e pjesëmarrjes kuptimplotë të fëmijëve dhe të rinjve

Grupet e synuara dhe përfituesit:

Përfitues përfundimtarë të projektit janë fëmijët dhe të rinjtë, me theks tek fëmijët dhe të rinjtë në nevojë, të cilët përballen me sfida të shumta në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen, mirëqenien, shëndetin, arsimin, punësimin, etj.

Aktivitetet kryesore: 

  • Zhvillimi i Udhëzuesit Metodologjik për organizimin dhe funksionimin e platformës MEGAFON për aktivizmin e fëmijëve dhe të rinjve.
  • Mbajtja e Trajnimit për Trajnerë (ToT) tre ditorë për 34 organizatat anëtare të KOMF për të aplikuar Udhëzuesin Metodologjik për funksionimin e MEGAFON.
  • Organizimi i 5 sesioneve informuese, me 100 fëmijë dhe të rinj nga organizatat anëtare të KOMF, për të ndërtuar kapacitetet e fëmijëve dhe të rinjve mbi aktivizmin në kuadër të
    MEGAFON.
  • Organizimi i Konferencës Nacionale për lansimin e MEGAFON.
  • Organizimi i një fushate ndërgjegjësuese nacionale për informimin e publikut mbi MEGAFON dhe misionin e saj.
  • Zhvillimi i tri nismave nacionale avokuese nga fëmijët dhe të rinjtë në MEGAFON.
  • Publikimi i komunikatave për media, postimeve në rrjetet sociale, lajmeve, pjesëmarrja në emisione në media, etj.
  • Publikimi i buletinit elektronik informues në baza tre mujore.
yihr logo

Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS)

Pershkrimi i projektit:

Problemi kryesor që projekti synon të adresojë është mungesa e dialogut dhe e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve etnike të ndryshme në Kosovë, veçanërisht në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë. Kjo mungesë bashkëpunimi dhe dialogu ka kontribuar në kultivimin e paragjykimeve etnike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi dhe thellohen më tej nga narrativa nacionaliste që propagandohen në komunitete të ndryshme. Për pasojë, të rinjtë shpesh janë të prirur ndaj “ndërgjegjes monoetnike” dhe janë më të ekspozuar ndaj nacionalizmit dhe dhunës si rrjedhojë e këtyre tensioneve.

Projekti i propozuar përmes aktiviteteve të Akademisë së Paqes dhe Sesioneve Edukative synon të trajtojë këto sfida përmes një qasjeje të drejtpërdrejtë, duke ofruar mundësi për të rinjtë nga komunitete të ndryshme që të angazhohen në dialog ndërkulturor dhe të mësojnë rreth drejtësisë tranzicionale dhe procesit të pajtimit. Përveç kësaj, projekti synon të trajnojë punonjës të OJQ-ve, psikologë, mësues për të zhvilluar aftësitë e tyre si facilitatorë të këtyre aktiviteteve, duke siguruar një qasje të qëndrueshme dhe të mirëkoordinuar për paqen në Kosovë.

Objektivat:

  • Rritja e kapaciteteve të trajnerëve dhe facilitatorëve – Trajnimi i 15 profesionistëve (punonjës të OJQ-ve, psikologë, mësues, punonjës socialë) për të lehtësuar aktivitete edukative për paqen dhe pajtimin ndërmjet të rinjve nga komunitetet etnike të ndryshme në Kosovë.
  • Promovimi i dialogut ndërkulturor dhe edukimit për paqe – Zhvillimi i sesioneve edukative me nxënës të shkollave të mesme në zonat multietnike dhe rurale për të sfiduar stereotipet dhe për të promovuar drejtësinë tranzicionale dhe përballjen me të kaluarën.
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së komuniteteve lokale – Përfshirja e qeverisjes lokale dhe qendrore, si dhe shkollave, për të siguruar mbështetje institucionale për nisma që promovojnë pajtimin dhe kohezionin social.
  • Reduktimi i ndikimit të narrativave nacionaliste ndërmjet të rinjve – Zvogëlimi i rrezikut që të rinjtë të përqafojnë dhunën dhe radikalizimin përmes nxitjes së diskutimeve konstruktive dhe edukimit joformal për paqen.

Perfituesit:

Të rinjët në Republikën e Kosovës, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktivistët, OSHC-të, pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, institucionet qendrore dhe lokale, si dhe publiku i gjerë.

Aktivitetet kryesore:

  • 15 pjesëmarrës do të trajnohen dhe certifikohen për të zhvilluar dhe lehtësuar aktivitete që adresojnë drejtësinë tranzicionale, dialogun ndërkulturor dhe transformimin e konflikteve ndërmjet të rinjve nga komunitete të ndryshme etnike.
  • Përmirësimi i dialogut ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe serbë në Kosovë
  • Rritja e ndërgjegjësimit për drejtësinë tranzicionale dhe përballjen me të kaluarën
  • Zhvillimi i bashkëpunimit me shkollat dhe qeverisjen lokale
  • Reduktimi i rrezikut të radikalizimit dhe dhunës ndërmjet të rinjve
  • Krijimi i një modeli të qëndrueshëm për edukimin joformal
Screenshot 2025-03-12 154121

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Përshkrimi i projektit:

D4D ka identifikuar dy sfida/problem që dëshiron të adresojë me këtë projekt: (a) shkalla e ulët e dialogut mes shoqërisë civile dhe autoriteteve publike që pritet të vështirësohet tutje me e-qeverisje dhe digjitalizim, dhe (b) direkt për temën ku mungesa e transportit adekuate publik (kostoja dhe shpeshtësia e linjave) mes fshatrave dhe qyteteve ka rezultuar me papunësi në fshat dhe mungesë të cilësisë së jetesës që shtyn banorët të migrojnë në qytet). Disa nga sfidat kryesore shoqërore ndikojnë tek gratë dhe tek komunitetet rurale janë: mungesa e kujdesit parashkollor, mungesa e aktiviteteve shtesë (kurset e gjuhëve, sportive), gjetja e vendeve të punës në mjedise rurale dhe pamundësia për transport adekuat në mjediset urbane ku ka vende të punës të mjaftueshme, dhe efektet që këto kanë, si papunësia, migrimi, fuqizimi shoqëror, edukimi joadekuat.

Synimet:

1. Rritje e vetëdijes për shkaktarët e gjendjes dhe “coaching” për rritur ndjenjën e fuqisë së grupit dhe aktivistëve
2. Gratë me interes në ekonomi dhe punësim angazhohen me hisedarë të ndryshëm (përfshirë autoritetet publike) për temat prioritare
3. Bashkëpunimi krijon një mekanizëm dhe shprehi të qëndrueshme për dialog mbi politikat publike me autoritetet publike

Përfituesit: Mjediset rurale ku gratë dhe burrat e papunë që mund të gjejnë punë në qytet.

Aktivitetet kryesore:

  • Mobilizimi i aktivistëve dhe formimi i një grupi avokim rreth temës
  • Trajnime në formë të coaching për (a) shkathtësi kërkimore, analizë të politikave publike, paraqitje mediale, të folurit në publik, avokim, mënyra të diskutimit dhe moderimit
  • Infografika dhe video te shkurta. Avokim dhe ndërgjegjësimi i publikut për situatën e diagnostikuar dhe për shkaktatër e vlerësuar (nga aktivistët)
  • Takime me hisedarë. Formim të një grupi diskutues/punues në bashkëpunim me autoritetet publike
  • Punim diskutues. Finalizimi i një punimi diskutues që liston 3-5 mënyra për të trajtuar problemin
  • Monitorimi i zbatimit nga niveli vendimmarrjes
  • Nxjerrja e leksioneve ashtu që të përsëritet përvoja për tema tjera për të ndërtuar një mekanizëm dhe shprehi të qëndrueshme, dhe prezantimi i të gjeturave në një tryezë rajonale për të inkurajuar përsëritjen e përvojës në vende tjera.
461400063_550918034164617_2713191982258397688_n

KOMF lançon “Programin për ngritjen e kapaciteteve”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka lançuar “Programin për ngritjen e kapaciteteve”

Programi për ngritje të kapaciteteve përmban strukturë modulare dhe është përpiluar me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të OJQ-ve anëtare në fushën e qeverisjes së mirë, procedurave të mbrojtjes së fëmijëve, avokimit, komunikimit dhe ngritjes së fondeve.

Modulet e prezantuara në këtë program janë të dizajnuara në atë mënyrë që organizatat anëtare të KOMF dhe jo vetëm, të mund t’i përdorin ato në mënyrë të pavarur për të ngritur kapacitetet e tyre në fushat e lartpërmendura.

Në këtë program janë përfshirë mjete dhe instrumente të cilat mund të përdoren nga OJQ-të me qëllim të lehtësimit të funksionimit, qëndrueshmërisë dhe arritjes së rezultateve.

Programi përmban modulet në vazhdim:

▪️ Qeverisja e mirë dhe menaxhimi i organizatës;

▪️ Procedurat e brendshme të organizatës për mbrojtjen e fëmijës;

▪️ Avokimi dhe komunikimi;

▪️ Mbledhja e fondeve dhe vullnetarizmi.

 

Lexoni Programin e plotë, duke klikuar më poshtë: “Programi për ngritjen e kapaciteteve”

Albania GMP

Thirrje Për Aplikime për Grante për Ndërhyrje Kombëtare

20.09.2024

Nr. i referencës së thirrjes: SB ALB NI-2 01/24

Projekti SMART Balkans shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grante për Ndërhyrje Kombëtare, për aplikantë nga Shqipëria.

Projekti SMART Balkans, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatet e aplikimit:

Në dokumentin vijues mund të gjeni të gjitha pyetjet dhe përgjigjet nga sesioni informues i mbajtur më 3 tetor 2024 dhe përgjigjet e pyetjeve të dërguara me anë të emailit:

Pyetje dhe Përgjigje në Kuadër Të Thirrjes Publike Për Aplikim Për Grante Për Ndërhyrje Kombëtare Për Shqipërinë

Për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje aplikantët duhet të jenë të regjistruar në Platformën e Menaxhimit të Granteve

 

Kosova GMP

Thirrje Për Aplikime për Grante për Ndërhyrje Kombëtare

Nr. i referencës së thirrjes: SB KOS NI-2 01/24

Projekti SMART Balkans shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grante për Ndërhyrje Kombëtare, për aplikantë nga Kosova.

Projekti SMART Balkans, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina si Partneri Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatet e aplikimit:

Në dokumentin vijues mund të gjeni të gjitha pyetjet dhe përgjigjet nga sesioni informues i mbajtur më 3 tetor 2024 dhe përgjigjet e pyetjeve të dërguara me anë të emailit:

Pyetje dhe pergjigje_

Për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje aplikantët duhet të jenë të regjistruar në Platformën e Menaxhimit të Granteve

261152599_5012918532052815_345866337641406408_n

R Media L.L.C.

Titulli i projektit: RTK: Historiku,  financimi, ndikimet politike dhe rekomandimet

Kohëzgjatja: 16 Shtator 2024 deri 16 dhjetor 2024

Vendi i zbatimit: Kosovë

Objektivat e Projektit:

1.1  Rezultatet e pritura të Projektit janë si më poshtë:

  • Përpilimi i raportit (Policy Brief) – gjendja e përgjithshme dhe problemet aktuale të RTK-
  • së;
  • Rekomandimet;
  • Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e verifikimit të fakteve dhe gazetarisë së përgjegjshme në Kosovë, veçanërisht në mediat publike;
  • Sigurimi i transparencës në raportimin e mediave dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes;

1.2 Grupet e synuara janë:

Të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për faktin që ata janë taksapagues për funksionimin e RTK-së, me theks ky raport do të shërbejë për think-tanks, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, mediat, analistët dhe gazetazrët.

459239682_938112188354389_7940743577609800930_n

Të rinjtë nga Fushë Kosova, Ferizaj dhe Graçanica në mbrojtje të mjedisit përmes projektit Toke Qark

Në Komunën e Fushë Kosovës, të rinjtë pjesëmarrës në projektin ToKeQark, iniciuar nga organizata The Balkan Forum, kanë zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese. Me materiale të reciklueshme ata kanë krijuar një kukull, duke gërshetuar artin, modën bashkë me ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së ambientit.

Ndërsa të rinjtë nga Komuna e Ferizajt kanë përmbyllur nismën e tyre për promovimin e ekonomisë qarkore në komunën e tyre. Përmes kampanjës së pikturimit ata kanë përçuar mesazhin tek bashkëmoshatarët e tyre rëndësinë që kanë mjetet e ripërdorura.

Kurse të rinjtë e Komunës së Graçanicës kanë finalizuar nismën e tyre për promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë qarkore. Ky grup, në kuadër të projektit ToKeQark, kanë realizuar një video promovuese, ku tregojnë se kanë realizuar një mural në qendrën e tyre, me mesazhin për mbrojtjen e mjedisit, mesazh ky që do të përçohet tek të gjithë të rinjtë që vizitojnë qendrën e tyre. Gjatë kësaj fushate kanë realizuar edhe dy debate me temë ekonominë qarkore dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Ky cikël i aktiviteteve dhe fushatave ndërgjegjësuese vjen pas trajnimit treditor që është mbajtur me pjesëmarrësit, mbi zgjidhjet novatore, ndryshimet klimatike dhe sfidat mjedisore dhe synon ta promovojë mbrojtjen e mjedisit dhe nxitjen e ideve të reja me fokus prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme.