Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës
H.A.N.A është një qendër rinore dhe organizatë e shoqërisë civile e bazuar në Lezhë, me misionin për të shërbyer në zhvillimin e komunitetit, veçanërisht të të rinjve nëpërmjet rrugëve innovative që nxitin pjesëmarrjen në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike.
Objektivat më të rëndësishme janë:
- Edukimi i komunitetit dhe strukturave (publike/jopublike) mbi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për çështje sociale, ekonomike (punësimit) dhe politike (qeverisjes lokale) në vend.
- Shërbimi si një lidhje e potencialeve të komunitetit, në veçanti të të rinjve, dhe mundësive të tyre për zhvillim përmes metodave inovative që inkurajojnë pjesëmarrjen në jetënsociale, ekonomike dhe politike të shoqërisë.
- Ndërgjegjësimi publik dhe politik mbi rëndësinë e investimit në krijimin, forcimin dhe rritjen e një kulture profesionale për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Përfituesit dhe grupet e synuara:
Fokusi kryesor janë të rinjtë pasi ata nuk do të përfitojnë vetëm nga aktivitetet që do të zbatohen nga qendra, por do të jenë kontribues në hartimin e programeve dhe projekteve.