411497490_676341047960273_718397533797754758_n

Green Art center: “Edukimi mediatik si garancë e paqes, sigurisë dhe kohezionit social”

Projekti “Edukimi mediatik si garancë e paqes, sigurisë dhe kohezionit social” ka mbajtur aktivitetin e paraparë për muajin dhjetor.
Sot u zhvillua Panel Diskutimi me akterë institucionalë: Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, z. Burim Gërguri dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Arba Mirena, anëtarë të KFOR- Njësiti Obiliq, gazetaren lokale: znj. Linda Bekteshi, tashmë Drejtoreshë e Administratës, përfaqësues të shoqërisë civile: znj. Zelushe Kelmendi, përfaqësues të komuniteteve: z. Shaban Berisha pjesëmarrësit e projektit (grupi punues i të rinjve) dhe pjesëmarrës të tjerë.
Përgjatë panelit, u paraqit puna 8 mujore e pjesëmarrësve të projektit, angazhim i cili solli krijimin e Broshurës informative dhe avokuese mbi edukimin mediatik.
Tutje, u zhvillua diskutimi mes panelistëve dhe pjesëmarrësve të projektit, nga i cili diskutim u ngritën pyetje të rëndësishme mbi rolin e institucioneve të udhëheqjes lokale, të sigurisë dhe shoqërisë civile e mediave në përmirësimin e mjedisit për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve si dhe format se si duhet punuar tutje për ti përmirësuar këto përpjekje.
Nga pjesëmarrësit e projektit u prezentua edhe video vetëdijësuese për edukimin mediatik, video kjo e cila do të shërbejë si material vetëdijësimi e avokimi edhe për të rinjtë e tjerë në Obiliq dhe do tu prezentohet veçmas në shkollat përkatëse.
Tags: No tags