Screenshot 2023-12-14 003835

United Nations Association Albania (UNAA)

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës:

United Nations Association Albania (UNAA) është një organizatë e përkushtuar te informimi, frymëzimi dhe mobilizimi i rinisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë për të mbështetur dhe ndjekur vlerat e Kombeve të Bashkuara. Që nga themelimi më 24 tetor 2016, UNAA synon një shoqëri të udhëhequr nga paqja, demokracia dhe qëndrueshmëria. Në punën e saj, UNAA ka misionin kryesor të punojë në partneritet për të përmirësuar procesin politik të informuar, për të inkurajuar pjesëmarrjen e shoqërisë dhe aktivizmin e të rinjve, si dhe për të avancuar Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Programet kryesore përfshijnë:

  • Pjesëmarrje dhe Advokim (kryesisht e të rinjve)
  • Edukimin mbi Demokracinë dhe Mirëqeverisjen
  • Lidhjen mes Bashkimit Evropian dhe Qëndrueshmërisë
  • Paqen dhe Sigurinë

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesit drejtpërdrejtë të punës së UNAA janë pa dyshim të rinjtë, aktivistët dhe profesionistët e rinj të interesuar për politikat publike, demokracinë, paqen dhe qëndrueshmërinë.

Tags: No tags