trrr

Trajnim“Komunikimin strategjik dhe krijimin e përmbajtjes mediatike për OSHC-të”, 30 nëntor 2023

Më 30 nëntor 2023, u mbajt në Tiranë trajnimi i fokusuar në “Komunikimin strategjik dhe krijimin e përmbajtjes mediatike për OSHC-të”.
Anila Salianji, Menaxhere Projekti, në fjalën e saj hapëse theksoi se SMARTBalkans synon forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe proceseve integruese euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OSHC-ve për një rol më të fortë dhe aktiv .

Valbona Sulçe, Eksperte e Medias dhe Komunikimit e filloi trajnimin duke pyetur nëse komunikimi është një cilësi e lindur apo një aftësi e fituar me kohën. Ajo shpjegoi elementët kryesorë të komunikimit dhe shtoi se duhet të pëdoren me kujdes për të siguruar transmetimin e mesazhit në mënyrë të saktë. Gjithashtu, Sulçe u shpreh se komunikimi përdoret për të ndikuar mbi sjelljet e individëve, si dhe për të motivuar njerëzit të angazhohen në veprimtari të caktuara. Ekspertja deklaroi se mbi 70% e përpjekjeve tona për komunikim janë të prirura të keqkuptohen, të refuzohen ose të mos dëgjohen.
Pjesa e dytë e trajnimit u përqëndrua në krijimin e një strategjie komunikimi. Sulçe tha se OSHC-të duhet të krijojnë një plan vizibiliteti për të arritur objektivat e organizatës, për të angazhuar dhe ndërtuar marrëdhëniet me aktorë të ndryshëm dhe për të promovuar punën e tyre. Për të përshtatur strategjitë e komunikimit në mënyrë efektive, ajo i këshilloi pjesëmarrësit që të krijojnë një profil audience dhe të hulumtojnë mënyrën se si merret informacioni. Më tej, ajo analizoi pavarësinë e mediave; standardet etike në raportimin e tyre si dhe natyrën e përmbajtjen e reklamave. Në këtë kontekst, ajo theksoi se është e rëndësishme të kuptohet tregu mediatik dhe periudha kohore kur ka më shumë shikueshmëri.

Ky trajnim ofroi të gjitha pika e nevojshme për OSHC-të për të përmirësuar komunikimin dhe rritur ndërveprimin. Është thelbësore që përfaqësuesit e OSHC-ve të kuptojnë se si të krijojnë përmbajtje tërheqëse, të përdorin elemente vizuale dhe të prezantohen sa më mire në media.

Me shume informacion gjeni këtu:

Si mund të komunikojnë Organizatat e Shoqërisë Civile në mënyrë më efektive?

chapter 12

QSNNN- Trajnime për Kapitullin 11 dhe 12

QSNNN po rrit kapacitet të saj të operimit, në mënyrë që të pergatis një baze për zonat e Pukës, Fushë-Arrëzit, Miredites dhe Vau Dejes për ofrimin e trajnimeve, organizimin e workshop-eve, organizimin e shoqerisë civile për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sigurisë dhe stabilitetit të qytetarëve mbështetur në 4 kapitujt e Integrimit Europian.

Kapitulli 12 – Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare, Ky kapitull mbulon rregulla të detajuara në fushën e sigurisë ushqimore. Politika e përgjithshme e produkteve ushqimore përcakton rregullat higjienike për prodhimin e produkteve ushqimore. Për më tepër, acquis ofron rregulla të detajuara në fushën veterinare, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kafshëve, mirëqenies së kafshëve dhe sigurisë së ushqimit me origjinë shtazore në tregun e brendshëm. Në fushën fitosanitare, rregullat e BE-së mbulojnë çështje të tilla si cilësia e farës, materiali për mbrojtjen e bimëve, organizmat e dëmshëm dhe ushqimi i kafshëve.

Jemi në diten e tretë të trajnimit me MSc. I.Lleshi.

Po diskutojmë: Legjislacioni dhe nevojat epër përmirësime në kuadrin e zbatimir të Kapitullit 12 dhe Operatoret dhe liçensimi.

Kapitulli 11 – Bujqesia dhe Zhvillimi Rural, i cili mbulon një numër të madh rregullash detyruese, zbatimi i duhur i të cilave nga një administratë publike efikase janë thelbësore për funksionimin e politikës së përbashkët bujqësore (CAP).
Jemi në diten e parë të trajnimit me Prof. Dr. Zef Gjeta.
Po diskutojmë: Çfarë është dhe përfaqëson Kapitulli 11, Marrëdhëniet Shqipëri – BE

407414575_743330244495211_8763505967331196609_n

CBM: 𝐂̧𝐝𝐨𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭. 𝐓𝐚 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮!

𝐂̧𝐝𝐨𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭. 𝐓𝐚 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮!
Në bashkëpunim me shkollën e mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, CBM ka realizuar punëtorinë e rradhës me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të të rinjve ndaj dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore dhe parandalimit të saj. Kemi theksuar rëndësinë e raportimit të veprimeve të dyshimta të lidhura me trafikimin e njerëzve, duke bërë të rinjtë pjesë të rëndësishme të zgjidhjes.
sira ros

Pesëqind fidanë pishe të zezë u mbollën në Topojan, Kukës

Pesëqind fidanë pishe të zezë u mbollën në Topojan, si pjesë e projektit të SIRA-s “Angazhim dhe Vendim-marrje komunitiare për mbrotjen e Lumit Luma në Kukës”.
Përgatitja e tokës u bë gjatë javës së parë, dhe pastaj ekipi i vullnetarëve mbollën fidanët në javën e dytë, pavarësisht rënies së temperaturave. Pishat u mbollën në një territor të veçuar malor, duke i lejuar SIRA-s të monitorojë lehtësisht rritjen e tyre. Përkrahja dhe pjesëmarrja e komunitetit ishte thelbësore për mbarëvajtjen e punës.

Ky aktivitet nuk nuk ishte thjesht një proces disa ditor për mbjellje fidanësh, por një fushatë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit. Pishat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e ekosistemeve tona. Të rinjtë që u angazhuan në mbjellje dëgjuan me vemendje përfaqësuesit e organizatës SIRA, të cilët folën për rëndësinë e mjedisit në cilësinë e jetës. Një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien fizike dhe mendore të individëve. Ajri i pastër, uji dhe hapësirat e gjelbërta kontribuojnë në një stil jetese më të shëndetshëm, ndërsa fokusi në qëndrueshmërinë mjedisore siguron jetëgjatësinë e burimeve për brezat e ardhshëm.

Efektet negative të dëmeve në pyje kanë ndikuar thellë, duke prekur tërësisht jetën e banorëve vendas dhe stabilitetin ekonomik të zonës. Organizatorët theksuan se objektivat e tyre shtrihen përtej ruajtjes së thjeshtë; ata synojnë të menaxhojnë dhe përdorin efektivisht burimet natyrore për të garantuar zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Pengimi i ndërhyrjeve në lumin Luma hap rrugën për rininë për të krijuar biznese veçanërisht në agroturizëm.

open data

Open Data Kosovo: Talk-Digital

📣 Talk-Digital
Javën e kaluar kemi mbajtur ngjarjen e parë sa i përket serisë Talk-Digital, me të cilën kemi filluar në komunën e Prishtinës.
Seria Talk-Digital ka për synim të ftojë përfaqësuesit lokal nga shoqëria civile, dhe mediat (Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, dhe Rahovec), që të diskutojmë nga afër lidhur me detajet e transformimit digjital në këto komuna sipas këndvështrimit të tyre.
Në Talk-Digital #1, diskutuam bashkarisht me përfaqësuesit nga KCDE, Democracy Plus, dhe Next Gen Networks Institute, lidhur me punën dhe pikëpamjet e tyre sa i përket temës.
Seria e tillë do të vazhdoj gjatë muajve në vijim edhe në komunat e tjera. Këto pikëpamje do të shërbejnë në përgaditjen e raportit observues sa i përket transformimit digjital në nivelin lokal të vendit.
m1

Vizitat Monitoruese në Shqipëri, nëntor 2023

Përgjatë muajit Nëntor, përmbyllem me sukses vizitat monitoruese në kuadër të granteve për Iniciativa Lokale, Media dhe Granteve Kreative. Ekipi i SMART Balkans vizitoi nga afër partnerët bashkëpunues në Tiranë dhe Elbasan, duke u ndalur tek “Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë”, “Albania Fokus”, “Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri”, dhe “Lëvizja Rinore Rome dhe Egjiptiane”. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në kuadër të skemës së granteve, sfidat dhe mundësitë e identifikuara nga organizatat si dhe rezultatet e arritura në kuadër të iniciativave që ata kanë zbatuar përgjatë gjithë 2023.

Nëpërmjet platformës Zoom, ekipi i SMART Balkans u ndal tek “Organizata për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, “Shoqata Përdoruesit e Pyjeve dhe Kullotave (SIRA)” dhe organizata “Social Inclusion for Development”. Bashkë me ta, jo vetëm identifikuam sfdat që organizatat lokale hasin në zbatimin e projekteve por edhe raste suksesi të cilat vijnë si rezultat i punës dhe përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për mobilizimin e aktorëve lokal dhe adresimin e problematikave kryesisht pranë institucioneve lokale dhe komunitetit.

Kryefjalë e këtyre takimeve duket se ishte gjithëpërfshirja dhe diversiteti që lidhen jo vetëm me çështjet e adresuara nëpërmjet iniciativave por edhe grupet e synuara.

SMART Balkans vijon të përmbushë misionin e tij i cili synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive  gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Ballkanin Perendimor.

Përgjat muajit Dhjetor 2023, SMART Balkans vjen me mundësi të reja, ndaj qëndroni të përditësuar në kanalet tona të komunikimit!

social

Social Inclusion for Development: Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014.”

Social Inclusion for Developement ka hartuar “PLANIN LOKAL I VEPRIMIT LEZHË 2024–2027 NË ZBATIM TË STRATEGJISË SË EDUKIMIT LIGJOR PËR PUBLIKUN 2019–2023” në kuadër të projektit “Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014.”
📌 Hartimi i planit lokal të veprimit për edukimin ligjor në Lezhë është mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Edukimit Ligjor të Publikut dhe ka përcaktuar si objektiv kryesor për ELP rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e zbatimit të ligjit. Për realizimin e këtij objektivi parashikohet të merren disa masa konkrete, të cilat janë mbajtur në konsideratë dhe janë shtjelluar në këtë plan lokal.
📍 Planin Lokal të Veprimit e gjeni në faqen zyrtare të WEB-it të SIFD në versionin pdf.
402313468_639026748445947_1073468038321184821_n

Procesi i legalizimit të banesave informale të disa familjeve Rome dhe Egjiptiane

Organizata “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) ka kënaqësinë të prezantojë arritjet në lidhje me procesin e legalizimit të banesave informale të deklaruara në vitet 2005 -2006. Ky është një problem i përhapur në Shqipëri, pasi në të kaluarën në mungesë të legjislacionit të duhur familjet i ndërtuan banesat e tyre në vendet që mundën. Edhe pse qeveria shqiptare ka filluar të ndërmarrë hapa seriozë drejt legalizimit të këtyre objekteve, procesi ka hasur në pengesa të vazhdueshme në lidhje me regjistrimin teknik në sistemin e kadastrës.

Kur bëhet fjalë për komunitetet Rome dhe Egjiptiane, ato shpesh ballafaqohen edhe me probleme shtesë si: mungesa e informacionit, diskriminimi i vazhdueshëm dhe pengesat burokratike në institucionet publike.

LRER është përpjekur fillimisht në mënyrë të vazhdueshme të informojë dhe rrisë kapacitetet e familjeve rreth ligjit dhe procedurës administrative për ndjekjen e procesit të legalizimit.

Gjithçka nisi me identifikimin e familjeve që kishin nevojë për asistencë juridike në hartimin e kërkesave dhe plotësimin e dokumentave të nevojshme. Familjet Kallku dhe Zerellari ishin ndër të parat që morën këtë lloj asistence. Të dyja familjet deklaruan se shtëpitë e tyre u ndërtuan me shumë sakrifica dhe se e kanë pritur për procesin e legalizimit që nga viti 2005.

Anëtarët e familjes Kallku theksuan se familjet që i përkasin këtyre komuniteteve shpesh ndihen të përjashtuar nga shoqëria për shkak të nivelit të ulët arsimor, të ardhurave të ulëta mujore dhe papunësisë. Gjithashtu, Xhevit Zerellari u shpreh se LRER ka shoqëruar dhe përfaqësuar familjet në cdo takim të zhvilluar me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Elbasan. Të njëjtat hapa janë ndjekur dhe krye për disa familje të tjera.

Ndihma sociale është burimi i vetëm i të ardhurave që marrim dhe kjo shtëpi është jeta ime,” shtoi Zerellari. Si përgjigje ndaj kërkesave të tilla, stafi i  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan kontaktoi Lëvizjen Rinore Egjiptiane dhe Rome për të lehtësuar procesin dhe vazhduar me matjet e apartamenteve. Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme, disa familje arritën të marrin certifikatat e tyre të pronësisë. Megjithatë, ende ka shumë familje që po presin që dosjet e tyre të rishikohen dhe shpresojmë që ato do të jenë në gjendje t’i marrin brenda afateve të caktuara.

Procesi i legalizimit të banesave informale të disa familjeve Rome dhe Egjiptiane

training Albania-02

Trajnim: Komunikimi strategjik dhe krijim i përmbajtjes mediatike për organizatat e shoqërisë civile

📍SAVE THE DATE!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se SMART Balkans po organizon një trajnim me fokus te komunikimi strategjik dhe krijim i përmbajtjes mediatike për organizatat e shoqërisë civile. Kjo është mundësia juaj për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së komunikimit efektiv, përgatitjes së një plani komunikimi si dhe ndërtimit  të urave të komunikimit me mediat.

🔍Temë: Komunikimi strategjik dhe krijim i përmbajtjes mediatike për organizatat e shoqërisë civile

🗓30 nëntor, 2023

📌Tiranë, Shqipëri

Periudha e aplikimeve është e hapur deri më 24 nëntor, 2023 dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Formulari i regjistrimit – SMART Balkans Training in Albania

arsis

Nisma ARSIS: Digjitalizimi dhe sfidat e sigurisë kibernetike

➡️Ekipi i Nisma ARSIS gjatë muajit dhjetor ka vijuar takimet me 45 aktorë kyç të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me rastet e fëmijëve, të rinjve dhe prindërve të prekur nga digjitalizimi dhe sfidat e sigurisë kibernetike. Këto tryeza dialoguese të zhvilluara në Bashkinë Tiranë, Krujë, Elbasan dhe Durrës forcojnë bashkëpunimin ndërsektorial në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të formave të ndryshme të trafikimit online apo çdo forme tjetër dhune nga përdorimi i pasigurt i internetit.
👉🏻Sfidat dhe nevoja për të forcuar bashkëpunimin me çdo institucion, të identifikuara gjatë këtyre takimeve janë marrë në konsideratë edhe nga përfaqësues të institucioneve shtetërore si Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Autoriteti Kombëtar CESK të cilët ndikojnë në politikë bërje. Bashkëpunimi shumë efektiv i këtyre dy institucioneve për zbatimin e aktiviteteve nga ekipi i Nisma ARSIS ka diversifikuar ndërhyrjet në çdo bashki duke krijuar iniciativa të reja për mbrojtjen e fëmijve nga dhuna online.