ppn

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojten e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojten e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka si mission të garantojë një klimë qeverisëse dhe shoqërore ku ruajtja e trashëgimisë natyrore të jetë prioritare, nëpërmjet kërkimit shkencor rigoroz, përfshirjes së komunitetit, krijimit të partneriteteve strategjike dhe ndërveprimit të vazhdueshëm me institucionet vendimmarrëse.

Përveç kësaj, PPNEA fokusohet në pesë drejtime strategjike:

  • Ruajtja dhe mbrojtja e llojeve me rëndësi, të rralla e të rrezikuara;
  • Ruajtja dhe mbrojtja e zonave me vlera të larta të biodiversitetit;
  • Studimi i jetës së egër dhe habitateve;
  • Edukimi, ndërgjegjësimi dhe advokimi për çështjet e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës;
  • Zhvillimi institucional i organizatave mjedisore të shoqërisë civile.

Përfitues dhe grupet e synuara:

Mrojtja e natyrës është e lidhur drejtëpërdrejt lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsektorial dhe atë ndërkombëtar. Në më shumë se 30 vite rrugëtim për mbrojtjen e mjedisit, organizata ka zbatuar programe në të gjitha zonat kyç të biodiversitetit të Shqipërisë.  Edhe sot, PPNEA njihet për realizimin e skemave monitoruese së bashku me agjencitë apo institucionet qeveritare, trajnimeve të ofruara për organet e zbatimit të ligjit për Administrimin e Zonave të Mbrojtura.

Bashkëpunimi i PPNEA me bizneset ka qenë gjithmonë i bazuar në objektivat e ruajtjes së natyrës. Gjithashtu, PPNEA ka një bashkëpunim të ngushtë me median investigative dhe jo vetëm.

Tags: No tags