layouts SM-02

“Hijet e fshehura të feminizmit”

“Hijet e fshehura të feminizmit” është një seri podkastesh me 14-episode që synojnë të trajtojnë një gamë të gjerë të çështjeve të grave. 13 të ftuar të përzgjedhur me kujdes, u përfshinë në diskutime të hapura dhe të sinqerta për të stimuluar diskursin publik dhe për të promovuar një kuptim më të thellë të peizazhit kompleks të përvojave të grave në Shqipëri.

Në kontekstin shqiptar, feminizmi mbetet një temë shumë e debatuar. Ndërsa ka pasur zëra të fortë që mbrojnë barazinë gjinore, narrativa mbizotëruese shpesh anon drejt një qasjeje konservatore, duke u fokusuar në nevojën për kuota si zgjidhje për çështjet e grave. Fatkeqësisht, kjo perspektivë kontribuon pa dashje në portretizimin e feminizmit si një realitet të largët dhe të paarritshëm, i penguar nga barrierat kulturore dhe politike.

“Hijet e fshehura të feminizmit” synon të depërtojë këtë narrativë dhe të ofrojë një diskurs alternativ feminist brenda medias. Podkasti kërkon të sfidojë ligjërimin dominues që e ka konsideruar feminizmin si të parëndësishëm, duke promovuar një perspektivë më të nuancuar dhe gjithëpërfshirëse për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Duke vepruar kështu, projekti synon të kundërshtojë narrativën mbizotëruese, e cila, në disa raste, e ka reduktuar feminizmin në një simbol të thjeshtë të neoliberalizmit.

Podkastet twrhoqwn vëmendjen për pabarazitë gjinore në media, ku një përqindje e konsiderueshme e gazetarëve janë gra, por ato mbeten të nënpërfaqësuara në panel diskutime dhe debate publike. Shpesh, gratë portretizohen në role tradicionale, duke përforcuar normat patriarkale dhe duke dështuar të shfaqin ekspertizën, lidershipin ose statusin e tyre model. Ky nënpërfaqësim është veçanërisht shqetësues, pasi përjetëson perceptimin se feminizmi tashmë është realizuar, duke lënë në hije betejat dhe zërat e identiteteve të margjinalizuara.

Seria e podcast-it eksploron aspekte të ndryshme të feminizmit në Shqipëri me disa të ftuar dhe tema interesante, si “Seksi apo seksiste” me Ema Andrea,  regjisore; “Kë do më shumë letërsia, gruan apo nënën” me Enkel Demi, gazetar; “Sikur patriarkati të kishte menstruacione” me Rita Behadini, aktiviste,e të tjera.

Gjatë gjithë këtyre episodeve, “Hijet e Fshehura të Feminizmit” nxjerr në plan të parë aspekte dhe dinamika që nuk janë trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse më parë, duke mundësuar një udhëtim nëpër faza të ndryshme të jetës së një gruaje në Shqipëri.

Gjeni një përmbledhje të shkurtër këtu: “Hijet e fshehura të feminizmit”

Tags: No tags