java e arsimit

Java e arsimit, Qendresa Qytetare

Në kuadër të Javës së Arsimit, Qendresa Qytetare organizoi një takim me  studentë dhe aktivistë. Fokusi i kësaj mbledhje ishte eksplorimi i protestës studentore të zhvilluar në vitin 2018.

Protesta studentore në Tiranë filloi gjithashtu si reagim ndaj  një VKM-je që i detyronte studentët të paguanin tarifa ekstra për provimet e mbartura. Studentët hartuan menjëherë disa kërkesa siç ishin ulja e tarifave të shkollimit, kushte më të mira jetese, dhe përfshirje më e madhe e studentëve në procesin e vendimmarrjes. Protesta të tilla masive, ku morën pjesë dhe studentë nga universitete të tjera të Shqipërisë, pati disa gjatë muajit dhjetor. Protesta pati edhe në universitetet e tjera shtetërore të vendit. Më vonë, ndryshuan formë dhe u organizuan nëpër fakultete, ku studentët bokotuan mësimin.  Në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt protesta u shua dhe studentët iu rikthyen mësimit. Kjo protestë rreth dy mujore ishte protesta studentore më e madhe në Shqipëri pas dhjetorit 1990.

Ngjarja zhvillohej në formën e një diskutimi paneli, duke përfshirë dëshmitarë dhe pjesëmarrës aktivë të kësaj ngjarje të rëndësishme. Po ashtu, dokumentari “Pranvera e Studentëve”, një kriacion i fuqishëm i Inside Story dhe i transmetuar në Top Channel, u nda me pjesëmarrësit. Dokumentari shërbeu jo vetëm si një kronikë vizuale, por edhe si një katalizator për një kuptim më të thellë të ngjarjeve që ndodhën gjatë këtij periudhe të rëndësishme.

 

murali

“Fragmente Utopike”

Projekti “Fragmente Utopike” ashtu sikurse edhe tema e caktuar e Mural Fest Kosova për vitin 2023, i kushtohet 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizaj. E gjitha nisi me vendosjen e panos në qendër të qytetit gjatë periudhës që mbahej Festivali i Muraleve në Ferizaj, ku qytetarët ju përgjigjën pyetjes “Si e sheh qytetin ideal?

Fillimisht, ky shkrim tërhoqi shikime të shpejta dhe hapi pas hapi, individë të të gjitha moshave filluan të përshkruajnë qytetin e tyre ideal. Mbi 60% e shkrimeve theksuan mungesën e hapësirave publike nevojën që qyteti ka të frymojë dhe qytetarët të kenë mundësi të dalin e kalojnë kohë me fëmijët e tyre.

Antika Veseli, autore e murali e nisi udhëtimin e saj si një vullnetare e pasionuar për artin. Më parë, ajo ka punuar si asistente e artistëve ndërkombëtarë ndërsa sot Antika si një artiste e re me vizion po i jep më shumë ngjyra qytetit të saj.

“Një qytet ideal, një qytet utopik, janë ëndrra dhe ide që nuk ndalen, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh në botë. Për çdo mënyrë që do të përfundojë, rezultojmë gjithmonë te njeriu dhe natyra, një lidhje që do të mbetet një burim i pashmangshëm i frymëzimit dhe e  pamohueshme jashtë çdo gjëje. Si e shoh qytetin tim ideal, shpalos vizionin tim me një ilustrim të asaj që ndjej dhe mendoj. Ndërtesat sjellin në vëmendje krijimtarinë njerëzore, ndërsa njeriu vetë natyrën, duke i afruar këto dy në të njëjtën mënyrë siç vepron koha. Një atmosferë e mbuluar me gjelbërim dhe një e kaltër që e përqafon atë, dëshmon gjurmët e natyrës dhe vetë jetës”

Murali është punuar në muret e njërës prej shkollave e mesme të Ferizajt, ku për ironi ajo më parë rrethohej me gjelbërim ndërsa tani po gllabërohet nga ndërtimet e larta. Por, ky mural do të jetë aty t’u përkujtojë brezave të ardhshëm që nuk duhet të përsëritet e njejta mendësi dhe se kemi nevojë për natyrë, diell dhe hapësira socializimi.  Qyteti i përket qytetarëve!

berat

Konferenca përmbyllëse ””Për Mirëqenie Sociale e Mjedisore” Berat

Organizata “Për Mirëqenie Sociale e Mjedisore” Berat mbajti Konferencën përmbyllëse ku nëpermjet videove u prezantuan arritjet e punës, në kuadër të një elementi shumë jetik për të gjithë, por sidomos për shtresat në nevojë: “Sigurisë energjitike”.
Diskutimet e të pranishmëve, ekspertëve, drejtorisë së shërbimit social e mbi të gjitha fjala e drejtorit të këtij shërbimi, Z Piro Xheblati, treguan rëndësinë e risitë që solli projekti jo vetëm në Berat, por edhe në disa Bashki të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, nëpërmjet instrumentit të ri :”Komitetit Qytetar të Energjisë”, duke sjellë zërin qytetar, për t i dhënë një forcë e mundësi për t u dëgjuar. Prania e ekspertëve lokal, i dha më shumë peshë përmbushjes së qëllimeve dhe objektivave të pritshme nga ky rrugëtim.
Më shumë informacion mund të gjeni këtu: “Për Mirëqenie Sociale e Mjedisore” 
vatra

Qendra Psiko-Sociale Vatra “Mbrojmë viktimën, dënim maksimal përdhunuesve”

“…Që nga momenti i parë që dëgjova lajmin në portalet mediadike, për abuzimin seksual të një vajze, mendova që duhet të bëjmë diçka si shoqëri, për të kërkuar mbrojtjen e viktimës. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe…Qendra Vatra ishte në pararojë të punës për mbrojtjen e vajzës dhe kërkesën për të vendosur drejtësi në emër të saj, por edhe të dhjetra vajzave dhe grave që gjenden në situata abuzimi dhe shfrytëzimi… Në mediat sociale të Vatrës (të cilën unë e ndjek, për shkak të aktivizmit tim), u njoha me përpjekjet që Vatra dhe organizata të tjera në Shqipëri, ishin bashkuar për të kërkuar drejtësi, mbrojte dhe solidaritet. Edhe unë iu bashkova stafit të Vatrës për të protestuar…” M.N (aktiviste)

Dëshmia e aktivistes së Vatrës, është njëra prej dhjetra zërave të ngritur që prej 23 Tetorit 2023, kur Vatra është përfshirë në aktivitete advokuese dhe reagime publike për të mundësuar mbrojtjen e një vajze, të abuzuar seksualisht në qytetin e Vlorës, nga një grup dhunuesish. Menjëherë pas ngjarjes, Vatra është angazhuar në nxitjen e funksionimit të menjëhershëm të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit për marrjen e masave mbrojtëse.

Përveç angazhimit institucional, Vatra u angazhua në ngritjen e zërave të dhjetra aktivistëve, organizatave, anëtarëve të rrjeteve e koalicioneve ku bën pjesë, që të shumfishojë reagimin publik, t’i japë zë jo vetëm asaj vajze, por edhe gjithë atyre vajzave që janë pre e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Protesta e paralajmëruar nga Vatra dhe organizatat partnere, në mediat sociale me sloganin “Mbrojmë viktimën, dënim maksimal përdhunuesve” u zhvillua me datë 02 Nëntor 2023 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, aktivistëve të shoqërisë civile, përfaqësuesve të medias. Vatra dhe partnerët iu drejtuan Prokurorisë për marrjen e masave mbrojtëse për viktimën; kryerjen e hetimit të veprës penale, përfshirë hetimin e masave të mbrojtjes, si edhe dënimin maksimal të autorëve të krimit.

 “…. Kërkojmë drejtësi për viktimën, kërkojmë që institucionet e zbatimit të të ligjit të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare… Kemi shprese tek ju këtë herë!” (anëtare e shoqërisë civile).

“Ka ardhur koha të ndryshojmë mentalitet, duhet të edukojmë të rinjtë, jo vetëm që të mos përfshihen në situta dhune e abuzimi, por t’i dënojnë ato, të mos qëndrojnë indiferentë! “(anëtar i shoqërisë civile)*

Dy ditë pas protestës, u mësua nga autoritetet e zbatimit të ligjit, se si rrjedhojë e hetimit të masave mbrojtëse, masa u morën për disa shkelje të ndodhura për mbrojtjen e këtij rasti.

anad

ANAD: “Imagjinoje veten në pushtetin vendor”

Mungesa e hapësirave dhe aktiviteteve të aksesueshme, në gjuhën e shenjave shqipe, është një barrier për përfshirjen sociale të të rinjve që nuk dëgjojnë në shoqëri dhe është detyra e institucioneve që ti minimizojnë ose eleminojnë këto barriera. Të rinjtë dhe komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë kanë pak ose aspak informacion mbi institucionet e pushtetit vendor, rolin, përgjegjësit dhe shërbimet që ato ofrojnë. Kështu, lind si detyrë e këtyre institucioneve që të shpërndajnë informacion të aksesueshëm në gjuhën e shenjave shqipe për një trajtim dhe akses të barabartë në shërbime. Njohja e njësive të vetqeverisjes vendore nga ana e qytetarëve, është hapi i parë drejtë një demokracie pjesmarrëse dhe gjithëpërfshirëse. Me qëllim edukimin dhe informimin e të rinjve që nuk dëgjojnë mbi pushtetin vendor, rolin, përgjegjësit dhe shërbimet, promovimin e aktivizmit rinor dhe komuniteteve gjithëpërfshirëse është duke zbatuar projektin “Imagjinojë veten në pushtetin vendor.” Në kuadër të këtij projekti të rinjtë që nuk dëgjojnë do kenë mundësin të mësojnë më shumë për pushtetin vendor dhe informacionin e përftuar ta ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre.

Mëso më shumë në videot e krijuara nga ANAD: “Imagjinoje veten në pushtetin vendor”
shkej

SHKEJ: Rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve të përfshira në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve 

“Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën” ka publikuar një video informuese që thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të angazhuara në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, duke promovuar një sistem të integruar të mbrojtjes sociale. Profesionistë nga zona rurale dhe urbane të Bashkisë së Tiranës ndajnë vështrime në sfidat dhe ofrojnë zgjidhje efektive, duke treguar se si bashkëpunimi mund të zvogëlojë këto çështje.

Videon mund ta gjeni këtu: Rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve të angazhuara në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve

 

 

 

CMB

Vizitat Monitoruese në Kosovë

Ekipi i SMART Balkans vizitoi Prishtinën dhe Mitorovicën e Veriut për të takuar disa nga partnerët tanë bashkëpunues në Kosovë. Kishim kënaqësinë të takonim nga afër organizatat Green Art Center, Udruzennje mladih-Mlada aktivna Gracanica, Community Building Mitrovica dhe Advocacy Center for Democratic Culture të cilat janë përfituese të granteve për Iniciativa Lokale. Përfaqësues të këtyre organizatave ndanë me ekipin e projektit ecurinë e iniciativave që janë duke zbatuar, rezultatet e arritura dhe sfidat e hasura gjatë kësaj periudhe.

Projekti SMART Balkans mbetet i përkushtuar për të promovuar stabilitetin e dhe paqen e qëndrueshme bazuar në bashkëpunim dhe dialog konstruktiv midis komuniteteve në Kosovë.

Western Balkans need a SMART approach!

#SMARTlyconnected

Tirana ART

Vizitat Monitoruese në Shqipëri

Ekipi i SMART Balkans ka vijuar me vizitat monitoruese në Shqipëri.   Javën e kaluar, u zhvilluan takimet me organizatat Instituti për Zhvillim Strategjik, Forumi i Politikave te Integrimit-EU Policy HUB si përfituese të granteve lokale, dhe Qendra “Tirana Art”, si përfituese e granteve kreative.

 Kryefjala e këtyre takimeve duket se ishte Rinia.

Me një larmishmëri tematike, që nga monitorimi dhe mbështetja e Këshillave Vendor Rinor në Bashkinë Divjakë dhe Fushë Arrëz, përfshirja e të rinjve në diskursin publik mbi tematikën e Integrimit Europian dhe deri tek përdorimi i artit si një mënyrë për të përcjellë mesazhe sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese, projekti SMART Balkans synon të kontribuojë në përfshirjen aktive të të rinjve në proceset demokratike në rajon,

SMART way – participate today!

#SMARTlyconnected

397485817_678723357683374_2996945173094692290_n

SDK: Politikat rinore në komunën e Podujevës

SDK, zhvilloi takimin me autoritetet komunale për politikat rinore në komunën e Podujevës
Në këtë tryezë diskutimi, SDK ka mbledhur akter relevant nga autoritetet komunale, përfshirë nga sektori i rinisë, kulturës, arsimit dhe buxhet e financa.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave, problemeve që hasën gjatë zhvillimit të aktivitetetve rinore në nivel lokal.
Fillimisht janë prezantuar sfidat e paraqitura nga takimet e të rinjve kundrejt qeverisjes lokale dhe njëkohësisht janë diskutuar dhe elaboruar edhe vështirësitë nga ana e autoritetev komunale në hartimin dhe zbatimin e mirëfilltë të politikat rinore në nivel lokal.
Picture1

ACDC: Promovimi i të drejtave dhe rolit të qytetarëve përmes zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat natyrore”

Objektivi kryesor i projektit “Promovimi  i të drejtave dhe rolit të qytetarëve përmes zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat natyrore” i realizuar nga ACDC ishte të ndërgjegjësonte mbi rreziqet e katastrofave dhe ndryshimeve klimatike, si dhe të nxiste bashkëpunimin mes të anëtarëve të komunitetit.

Si pjesë e këtij projekti, u zhvillua një fushatë ndërgjegjësuese në rrjetet sociale duke përdorur mjete vizuale për të përshkruar faktorët që kontribuojnë në rrezikun e përmbytjeve në rajonin tonë. Fushata dy-mujore u projektua për të informuar dhe angazhuar komunitetin, duke theksuar lidhjen kritike midis aktiviteteve njerëzore dhe rritjes së rrezikut nga katastrofat natyrore, në veçanti përmbytjet.

Gjithashtu, u botua një broshurë informuese që fokusohet te neglizhenca, shkatërrimi i pyjeve, ndërtimi i paautorizuar dhe hedhja e paautorizuar e mbeturinave në rritjen e rrezikut nga përmbytjet.

Më tej, u krijua një plan strategjik  i përshtatur posaçërisht për të zvogëluar rreziqet e lidhura me përmbytjet dhe siguruar një përgjigje efikase në kohëra krize. Ishte projektuar për të bashkuar të gjithë palët e interesuara brenda Bashkisë së Mitrovicës Veriore, duke krijuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese për të adresuar dhe menaxhuar sfidat e shkaktuara nga katastrofat natyrore në rajon.