nopm

NOPM: Aktivizimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse

NOPM organizon punëtorin mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe angazhimin tyre në hartimin e politikave ne komunën e Ranilugut
NOPM ka lehtësuar punëtorinë mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe angazhimin tyre në hartimin e politikave ne komunën e Ranilugut.
Transparenca dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes dhe në hartimin e politikave ishin pikat kyçe te diskutimeve. Këtu po ashtu u diskutuan sfidat specifike dhe nevojat imediate në lidhje me transparencën, pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes dhe në hartimin e politikave lokale.
Gjatë kësaj punëtorie janë disa dhënë disa rekomandime dhe propozuar disa forma te përfshirjes se publikut ne vendim-marrje
* Debate me qytetare te mbahen ne lokalitete
* Komuna te angazhohet me shume ne arritjen e qytetareve
* Komuna te shikoj mundësin e kontraktimi te shërbime nga OJQ-te për planifikim buxhetore, konsultime me qytetare etj
* Këshillat e fshatrave te fuqizohen
* Komuna te thjeshtësoj format e planifikimi te buxheti qe te jene me te qarta dhe te lexueshme dhe te kuptueshëm për qytetarët.
Projekti do të këtë ndikim direkt në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendim marrje dhe politike bërje, transparencë, llogaridhënies, dhe njohuri shtesë për zyrtarët komunal përmes ngritjes së kapaciteteve.

Tags: No tags