Projekti “Të rinjtë për digjitalizim” organizoi takimin e fundit koordinues për këtë vit me Mentorët e Klubeve Mediale. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i informatave nga aktivitetet e zhvilluara dhe të planifikuara nga Klubet Mediale në shkollat partnere të projektit. Në këtë takim, po ashtu u shpalosën informatat nga secila shkollë rreth progresit në hartimin dhe zbatimin e Planeve të Veprimit të Klubeve përkatëse.