Screenshot 2023-12-14 002816

Qendra “Res Publica”

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Res Publica është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse që synon të promovojë dhe të mbrojë respektimin e të drejtave themelore të njeriut përmes litigimit strategjik, advokimit, edukimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të politikave të ndryshme.

Objektivat strategjike kryesore të Res Publica janë:

  • Promovimi i transparencës dhe mirëqeverisjes në administratën publike, me fokus në çështjet mjedisore dhe kundër korrupsionit;
  • Sigurimi i qasjes efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët në nevojë;
  • Sigurimi i llogaridhënies së zyrtarëve shtetërorë në çështje me profil të lartë publik
  • Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe gazetarisë etike
  • Mbrojtja e të drejtave procedurale

Objektiv strategjik ndërsektorial: Rritja dhe thellimi i njohurive të avokatëve dhe gjyqtarëve vendas lidhur me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Përfituesit kryesorë të punës së organizatës janë:

Që nga themelimi i saj, Res Publica është angazhuar në një sërë çështjesh të profilit të lartë të të drejtave të njeriut si mbështetja për viktimat e shpërthimit të Gërdecit më 15.03.200,  viktimat e sulmit policor gjatë protestës së 21 janarit 2011. Në 13 vitet e saj të veprimtarisë, një pjesë e madhe e energjisë së Qendrës është përqendruar në mbrojtjen e lirisë së shtypit, mbrojtjen e gazetarëve përballë akuzave të tipit SLAPP, mbështetjen e gazetarëve investigues në kërkimin e informacionit publik, sidomos kur është i ndjeshëm dhe në raste që kanë krijuar precedente, si rasti i mediave online Lapsi.al kundër Prokurorisë në mbrojtje të privatësisë dhe burimeve të gazetarit. Ndjekja e rasteve më të njohura të gazetarëve në gjyqet e SLAPP kundër figurave më të larta në vend, duke nisur nga Kryeministri dhe sigurimi i informacioneve të refuzuara përmes proceseve gjyqësore që kanë qenë produktive dhe të përdorura nga gazetarët investigativë në shkrimet e tyre, janë pjesë e aktivitetit të Qendrës. Pikërisht këto rezultate dhe ndjekja e rasteve sfiduese është avantazhi i kësaj organizate në krahasim me organizatat e tjera, të cilat nuk investojnë në ndjekjen e rasteve gjyqësore që sjellin ndryshime të qëndrueshme në respektimin e të drejtave të njeriut dhe rritjen e llogaridhënies së qeverisë. Përkushtimi në këtë fushë për 13 vjet dhe gjetja e rrugëve të pa testuara më parë me rezultate konkrete dhe të dukshme janë një avantazh tjetër i kësaj organizate.

Tags: No tags