tokeqark1

The Balkan Forum: TokeQark

60 të rinj, anëtarë të motivuar të Rrjetit ToKeQark, nga katër komunat Ferizaj, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Mitrovicë ndoqën trajnimin intensiv tre ditor për të rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre se si mund të trajtojnë dhe nxitin implementimin e zgjidhjeve inovative dhe të përshtatshme për ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe tranzicionin drejt ekonomisë qarkore, në të mirën e qytetarëve në 4 komunat e tyre dhe më gjerë.
4 trajnerët [Esmeralda Metko, Franceska Korance, Granit Gashi, dhe Sytrime Dervisholli] për 3 ditë rresht punuan dhe e ndihmuan grupin të diskutojnë për ide inovatore, si dhe ta formësojnë koncept idenë për nismat rinore që do ti zbatojnë ate më vonë në kuadër të projektit për të plotësu nevojat e komunitetit ku banojnë dhe të bëhen agjentë të vertetë të ndryshimit.
Tags: No tags