PASHKO

Instituti Liberal i Tiranës Pashko (ILP)

Pershkrim i projektit: 

Ky projekt ka si qëllim kryesor të forcojë mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave personale për grupet vulnerabël në Tiranë, duke rritur ndërgjegjësimin, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të menaxhuar dhe mbrojtur informacionet sensitive. Projekti synon të kontribuojë në krijimin e një kulture të sigurisë së të dhënave, të përputhur me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare, duke reduktuar rrezikun e abuzimit dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në komunitete të margjinalizuara.

Synimet: 

Rritja e kapaciteteve të 100 qytetarëve në Tiranë nga grupet vulnerabël përmes trajnimeve praktike mbi standardet dhe praktikat më të mira të sigurisë së të dhënave, duke i fuqizuar ata për të mbrojtur dhe menaxhuar në mënyrë të sigurt të dhënat e tyre personale.
Zhvillimi dhe funksionalizimi i një platforme online, e cila do të shërbejë si një burim qendror për ndarjen e materialeve edukative mbi mbrojtjen e të dhënave, duke siguruar akses të vazhdueshëm në udhëzime, trajnime dhe burime informuese për qytetarët dhe komunitetet e interesuara.
Ngritja e një partneriteti të qëndrueshëm me 5 institucione publike për të përforcuar mekanizmat ligjorë dhe rregullatorë për mbrojtjen e të dhënave personale, duke kontribuar në harmonizimin e tyre me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë së të dhënave.

Përfituesit: 

  • Grupet vulnerabël (100 qytetarë të synuar)
  • Komuniteti më i gjerë i qytetarëve dhe shoqërisë civile (Përfitues të platformës online)
  • institucionet publike
  • Komuniteti profesional i sigurisë kibernetike

Aktivitetet kryesore: 

Organizimi i Konferencës Hapëse për Projektin “Forcimi i Privatësisë dhe Sigurisë së të dhënave për Grupet Vulnerabël në Tiranë”;
Organizimi i të paktën 5 trajnimeve praktike për qytetarët;
Krijimi dhe zhvillimi i Platformës Online për edukimin mbi mbrojtjen e të dhënave personale;
Organizimi i një Fushate Informuese dhe Ndërgjegjësuese;
Ngritja e partneriteteve me institucionet publike;
Ngritja e një rrjeti ndërinstitucional dhe civil për garantimin e sigurisë së të dhënave personale;
Monitorimi dhe Vlerësimi i Progresit;
Organizimi i Konferences Permbyllese te Projektit “Forcimi i Privatësisë dhe Sigurisë së të dhënave për Grupet Vulnerabël në Tiranë”.

CGJA

Center for Gender Justice in Albania (CGJA)

Përmbledhje e projektit: 

Ky projekt synon mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna digjitale dhe cënimi i privatësisë së të dhënave duke rritur kapacitetet e ofruesve të shërbimeve rreth mbrojtjes së viktimave dhe menaxhimit të rasteve të dhunës digjitale. Gjithashtu, ka si qëllim të ndërgjegjësojë rreth pasojave të dhunës digjitale ndaj grave/vajzave dhe rëndësisë së ruajtjes së privatësisë online. Aktualisht, Shqipëria nuk ka në fuqi një legjislacion adekuat dhe mjete efektive teknologjike për mbrojtjen e të dhënave online dhe për këtë arsye, fenomeni i dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave po përshkallëzohet.

Objektivat:

Rritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve rreth mbrojtjes së viktimave dhe menaxhimit të rasteve të dhunës digjitale
Ndërgjegjësimi dhe informimi i të rinjve dhe komunitetit rreth pasojave të dhunës digjitale ndaj grave/vajzave
Përmirësimi i legjislacionit dhe politikave në mbrojtje të grave dhe vajzave, subjekt i cënimit të privatësisë online dhe dhunës digjitale

Grupet e synuara dhe përfituesit: 

  • Punonjës të institucioneve anëtare të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit në nivel lokal;
  • Të rinj të grupmoshës 15-18 vjeç;
  • Komuniteti në tërësi.

 Aktivitetet kryesore:

  • Trajnime me anëtarët e Mekanizmave të Koordinuar të Referimit kundër Dhunës;
  • Sesione informimi me të rinj;
  • Iniciativa avokuese: Organizata do të avokojë për përfshirjen e masave në Kodin Penal për të mbrojtur të dhënat në hapësirën digjitale dhe viktimat e dhunës digjitale;
  • Video informuese dhe ndërgjegjësuese;
  • Infografikë me rezultatet e projektit.
TFL-1600x900

Together for Life

Permbledhje e projektit: 

Ky projekt synon të kontribuojë në krijimin e një sistemi shëndetësor efikas për qytetarët shqiptarë dhe të reduktojë korrupsionin në menaxhimin e fondeve publike në sektorin shëndetësor. Projekti i propozuar është plotësisht në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, specifikisht me qellimin e tretë të politikës: Ndërgjegjësimi dhe edukimi kundër korrupsionit. Aktiviteti i parë i projektit do të synojë të gjenerojë të dhëna mbi korrupsionin që ka prekur sektorin e shëndetësisë dhe ndikimin që ka sjellë në shëndetin publik. Përfshija e aktorëve jopublikë (organizata të shoqërisë civile, media etj) në ndarjen e gjetjeve të analizës do të inkurajojë vëmendjen më të lartë ndaj këtij fenomeni dhe nxitjen e llogridhënies ndaj institucioneve shëndetësore publike. Ndërkohë fushata ndërgjegjësese për publikun do të synojë të rritjë ndërgjegjësimin mbi pasojat e korrupsionit në shëndetin e tyre dhe inkurajimin e reagimit qytetar kur cënohet e drejta e kujdesit shëndetësor dinjitoz.

Qëllimi i përgjithshem: 

Të kontribuojë në krijimin e një sistemi shëndetësor efikas për qytetarët shqiptarë dhe reduktimin e korrupsionit në menaxhimin e fondeve publike në sektorin e shëndetësisë.

Përfituesit: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Institucionet publike që ofrojnë shërbime shëndetësore, qytetarët

Aktivitetet kryesore:

Analizë gjithëpërfshirëse e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në sektorin e shëndetësisë;
Publikimi i një përmbledhje të analizës;
Një Tryezë e Rrumbullakët për të ndarë gjetjet e analizës gjithëpërfshirëse;
Fushatë ndërgjegjësese për publikun mbi ndikimin e korrupsionit;
Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve informuese për median sociale.

IRCA

Institute of Romani Culture in Albania

Përshkrimi i projektit: 

Ky projekt ka si qëllim të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, me fokus të veçantë në korrupsionin në nivele të larta, duke nxitur kulturën e denoncimit dhe monitorimit nga ana e komunitetit Rom, shoqërisë civile, medias dhe punonjësve të administratave publike. Projekti synon të fuqizojë këto grupe duke u ofruar mjete dhe trajnime për të identifikuar dhe raportuar korrupsionin, si dhe për të përforcuar transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike me focus të veçantë në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Qëllimet: 

  • Rritja e ndërgjegjësimit për korrupsionin në nivele të larta brenda komunitetit Rom dhe punonjesve te institucioneve publike;
  • Trajnimi i 70 individëve nga komuniteti Rom dhe institucione publike institucioneve shëndetësore dhe arsimore për t’i pajisur ata me aftësi të avancuara për raportimin e korrupsionit, përdorimin e mekanizmave ligjorë si sinjalizimi dhe për të adresuar nevojat e komunitetit Rom;
  • Krijimi i 4 klubeve anti-korrupsion në shkolla ne zonat Tiranë, Elbasan, Durrës, dhe Gjirokastër;
  • Rritja e raportimeve të korrupsionit brenda sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit deri në fund të projektit në shtator 2025.

Grupet e synuara dhe përfituesit:

Komuniteti Rom; Punonjësit e Institucioneve Publike veçanërisht ato arsimore dhe shëndetësore në nivel vendor dhe qendror; Të rinjtë dhe studentët të cilët do të fitojnë njohuri për rëndësinë e transparencës dhe integritetit në institucione, duke i fuqizuar ata për të bërë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre dhe për të zhvilluar aftësi të lidershipit; Shoqëria Civile dhe media.

Aktivitetet kryesore: 

  • Akademia e Trajnimit
  • 4 Workshop në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Gjirokastër;
  • Krijimi dhe funksionimi I Klubeve Anti-Korrupsion ne 4 shkolla te qyteteve target
  • Publikimi ne median e shkruar online dhe ne TV locale te 10 artikujve dhe 5 kronikave televizive
ASDO

Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm- ASDO

Përshkrim i projektit:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Shqipëri, me një fokus të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale. Ky qëllim do të arrihet përmes ndërtimit të kapaciteteve të Nëpunësvetë Mbrojtjes së të Dhënave-NMD në sektorin public dhe privat ,dhe përmes institucionalizimit të trajnimeve të mbrojtjes së të
dhënave në Shqipëri për të siguruar qëndrueshmërinë e aftësive dhe proceseve për mbrojtjen e të dhënave në një afat të gjatë.

Përfituesit:

Përfituesit përfundimtarë do të jenë qytetarët shqiptarë, të cilët do të përfitojnë nga një mbrojtje më e fortë e të dhënave të tyre personale, si dhe kompanitë dhe institucionet që do të respektojnë legjislacionin, duke shmangur gjobat dhe ndëshkimet ligjore.

Aktivitetet kryesore: 

  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit për NMD-të- Do të analizohet legjislacioni shqiptar dhe ai evropian dhe do të nxirren rekomandimet kryesore lidhur me hartimin e një kurikuleje të përditësuar dhe të qëndrueshme për trajnimin e NMD-ve në vend.
  • Trajnimi i trainerëve (ToT)-Për 25pjesëmarrës nga entitete publike dhe shtetërore
  • Institucionalizimi i Modulit-Përmes promovimit të kurrikulës së trajnimit tek institucionet shtetëroredhe kompanitë private,synohet që kjokurrikul të bëhet pjesë thelbësore e procesit të
    punës së tyre.
  • Do të hartohet një Raport Final mbi ecurinë e projektit, rekomandimet e nxjerra dhe kurrikulën e hartuar.
Transparence.al

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë/

Përshkrim i projektit:

Projekti synon luftën ndaj lajmeve të rreme përmes zvogëlimit dhe përhapjes së ndikimit të tyre duke u ofruar medias dhe publikut mjete të besueshme dhe efikase për të identifikuar dhe luftuar dezinformimin dhe keqinformimin. Projekti synon një mjedis mediatik më të shëndetshëm dhe më të besueshem duke përmirësuar informacionin që qarkullon në platforma tradicionale dhe ato dixhitale. Ndikimi i projektit shprehet përmes rritjes së njohurive të publikut në lidhje me identifikimin e lajmeve të rreme, rritje të besimit tek media duke publikuar me shpjegime dhe denoncuar lajmet e rreme duke e bërë të referueshme për publikun si një burim të besueshëm informacioni, krijimin e një ambienti rregullues e reagues për të ulur ndikimin e lajmeve të rreme. Ky projekt do të ndikojë në rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të fakteve dhe krijimin e një komuniteti më të informuar dhe rezistent ndaj dezinformimit.

Synimet:

Projekti ka si qëllim krijimin e një platforme digjitale, e quajtur “faqja e listës së zezë,” për identifikimin e lajmeve të rreme, verifikimin e fakteve dhe raportimin e dezinformimit brenda një portali të njohur lajmesh online.

Përfituesit:

Qytetarët, mediat, gazetarët, partitë politike dhe institucione të tjera që lidhen me ceshtje të zgjedhjeve, kohezionit social dhe sigurisë

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i nënfaqes “Faqja e Zezë”, e cila do të jetë një pjesë e pandashme e një portali të verifikuar për qëndrueshmërinë, me botime profesionale dhe një audiencë të gjerë në rrjetet sociale dhe internet.
  • Monitorimi i lajmeve të rreme në mediat online, mediat tradicionale dhe rrjetet sociale, duke përdorur si burime njerëzore ashtu edhe inteligjencën artificiale.
  • Botimi dhe shpjegimi i lajmeve të rreme në “Faqen e Zezë”. Lajmet e rreme do të botohen dhe shpjegohen, duke theksuar arsyet pse ato janë të pavërteta dhe si mund të parandalohen nga përhapja ose të bëhen të padëmshme.
  • Botimi i udhëzuesve të thjeshtë dhe të qartë për mënyrën se si publiku mund të identifikojë lajmet e rreme, rreziqet që ato përbëjnë, si funksionojnë dhe si ndikojnë në marrjen e vendimeve.
  • Një fushatë promovuese për mediat online, për nënfaqen si tërësi, dhe për produktet informative dhe shpjeguese të saj në rrjetet sociale.
Iskra web SB - NE DIRATI

Komunikimi që Funksionon në Raste Krize: Udhëzime Praktike dhe Shembuj të Provuar

A ka hasur organizata juaj e shoqërisë civile ndonjë situatë që kërkon komunikim në rast krize? A mund të identifikoni treguesit kryesorë të një krize komunikimi? A jeni të njohur me strategjitë efektive për të komunikuar me publikun gjatë një krize? A dini cilat janë elementët e rëndësishëm të një protokolli krize dhe si t’i zbatoni ata në praktikë? A mund të jetë e dëmshme shpejtësia e reagimit tuaj gjatë një krize?

Zbuloni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të tjera lidhur me komunikimin e suksesshëm në një sesion trajnimi të vlefshëm, të organizuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) brenda projektit SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, me temën:

Komunikimi që Funksionon në Raste Krize: Udhëzime Praktike dhe Shembuj të Provuar

📆 Kur? 28 Mars 2025, në ora 10:00 AM.

🔗 Ku? Online, përmes platformës ZOOM (pas përfundimit të regjistrimit, do të merrni një link për akses).

Kohëzgjatja: 120 minuta

Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar me efektivitet krizat përmes komunikimit të duhur.

Gjatë trajnimit, do të keni mundësinë të mësoni:

Si të identifikoni një krizë: Kuptimi i përkufizimit të një krize, identifikimi i rreziqeve të mundshme dhe përcaktimi i momentit kur kërkohet një përgjigje publike.

Konceptet bazë të komunikimit në krizë: Protokolli i krizës, reagimi në “orën e artë”, deklaratat e përkohshme dhe terma të tjerë kryesorë.

Rregullat e komunikimit në krizë: Mësimi i parimeve bazë, si rregullat 5P, 5R dhe 5C, për të siguruar një përgjigje efektive në situata krizash.

Shembuj të rreziqeve për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor: Paraqitja e sfidave dhe rreziqeve të veçanta me të cilat përballet shoqëria civile në rajon, si dhe mënyrat për t’u përgatitur dhe reaguar ndaj tyre, duke përfshirë shembuj të praktikave të mira dhe të këqija.

Fokusi kryesor do të jetë mbi rreziqet specifike për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë: diskreditimin e individëve, stereotipin e organizatave të financuara nga jashtë, si dhe largimin e donatorëve apo reduktimin e fondeve.

Trajnerja është Paulina Janusz, një konsulente komunikimi nga Polonia, e specializuar në menaxhimin e krizave, komunikimin strategjik dhe marketingun politik. Gjatë karrierës së saj, ajo ka zhvilluar strategji dhe protokolle krizash për shumë organizata të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.

Nëse dëshironi të fuqizoheni për të përballuar situata të ndryshme krizash në sektorin joqeveritar, ju inkurajojmë të bashkoheni duke u regjistruar përmes KËTIJ LINKU!

📌 Trajnimi do të zhvillohet në anglisht dhe organizatat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor inkurajohen të aplikojnë.

Screenshot 2025-02-25 120025

Problemet në Prokurim Publik: Të Gjeturat nga Analizimi i Njëmbëdhjetë Tenderëve në Nivel Qendror dhe Lokal

Democracy Plus (D+), përfitues i Core Grant nga projekti SMART Balkans në Kosovë, ka publikuar një raport gjithëpërfshirës me titull “Problemet në Prokurim Publik: Të Gjeturat nga Analizimi i Njëmbëdhjetë Tenderëve në Nivel Qendror dhe Lokal”. Ky raport evidenton mangësitë kryesore dhe shkeljet ligjore në sistemin e prokurimit publik në Kosovë.

Duke analizuar tenderët e realizuar midis korrikut dhe dhjetorit 2024, me një vlerë totale të vlerësuar prej €8.5 milionë, raporti fokusohet në praktikat e autoriteteve qendrore dhe lokale. Gjetjet ngrejnë shqetësime serioze në lidhje me transparencën, drejtësinë dhe efikasitetin në përdorimin e fondeve publike.

Çfarë zbulon Raporti?

Raporti shqyrton procedurat e prokurimit të institucioneve të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MIET), Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Ministrinë e Infrastrukturës (MI), si dhe komunat e Gjakovës, Gjilanit dhe Pejës. Gjetjet kryesore identifikojnë disa probleme të përsëritura:

  • Konflikti i Interesit:Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, personeli përgjegjës për përgatitjen e specifikimeve teknike të tenderëve mori pjesë edhe në vlerësimin e ofertave, duke shkelur rregullat ligjore që garantojnë paanshmëri. Për më tepër, tenderët iu dhanë operatorëve që ofruan çmime deri në 70% më të ulëta se vlera e parashikuar, duke ngritur shqetësime për cilësinë dhe realizueshmërinë e kontratave.
  • Anulime të Paligjshme: Ministria e Infrastrukturës anuloi tenderët pa arsye ligjore të vlefshme, duke dëmtuar transparencën dhe konkurrencën e drejtë mes operatorëve ekonomikë.
  • Mosrespektimi i Vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit: Ministria e Punëve të Brendshme injoroi vendimet detyruese të Organit Shqyrtues të Prokurimit, duke vendosur kritere të padrejta dhe diskriminuese që vonuan ofrimin e shërbimeve të nevojshme.
  • Keqmenaxhim në Nivel Lokal: Komuna e Gjakovës anuloi të njëjtën procedurë prokurimi disa herë pa asnjë justifikim ligjor, duke shkaktuar vonesa në zbatimin e projekteve të infrastrukturës publike.
  • Mungesë e Kritereve të Qarta Teknike: Komuna e Gjilanit nuk arriti të përcaktojë standarde teknike të qarta për tenderin e uniformave shkollore, duke çuar në vlerësime subjektive që favorizuan operatorët me kosto më të lartë.
  • Shkelje e Parimeve të Konkurrencës së Drejtë:Pejë, operatorët ekonomikë u përjashtuan nga gara bazuar në kërkesa të pazgjidhura për diskualifikim, në kundërshtim me parimet e trajtimit të barabartë në prokurimin publik.

Pse Janë të Rëndësishme Këto Gjetje?

Raporti thekson rreziqet që lindin nga këto parregullsi, përfshirë:

  • Reduktimin e konkurrencës së drejtë,
  • Rrezikun e favorizimit të operatorëve të caktuar,
  • Keqmenaxhimin e fondeve publike,
  • Uljen e besimit të publikut në institucionet shtetërore.

Këto praktika minojnë parimet e qeverisjes së mirë dhe pengojnë progresin e Kosovës drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Rekomandimet Kryesore të Raportit

Për të adresuar këto sfida, Democracy Plus rekomandon:

  • Zbatimin rigoroz të ligjeve të prokurimit publik dhe parandalimin e konflikteve të interesit.
  • Përdorimin e kritereve të qarta dhe transparente gjatë gjithë procesit të tenderimit.
  • Zbatimin e menjëhershëm të vendimeve të OShP-së.
  • Forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe monitorimit për të rritur llogaridhënien dhe transparencën.

Për më shumë informacion, lexoni raportin në shqip.

Anita Selita - digiadvance-open data kosovo

DigiAdvance Kosova – Transformimi i Qeverisjes përmes Zgjidhjeve Digjitale

Në një periudhë prej 15 muajsh, projekti “DigiAdvance Kosova – Promovimi i Transformimit Digjital në Nivel Lokal” solli një valë ndryshimesh në shtatë komuna të Kosovës, duke ndriçuar rrugën drejt një administrate më efikase, një shoqërie më të përfshirë dhe një komuniteti më të vetëdijshëm për mundësitë e teknologjisë. Nën implementimin e Open Data Kosovo dhe mbështetjen e SMART Balkans, me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ky projekt sfidoi status quo-në dhe krijoi bazat për një të ardhme më digjitale.

Nga Prishtina në Rahovec, nga Peja në Gjilan, qytetet e përfshira në këtë iniciativë u angazhuan për të përshpejtuar transformimin e tyre digjital. Ishte një udhëtim plot sfida, por edhe plot energji, ku qytetarët, institucionet dhe shoqëria civile bashkuan forcat për të ndërtuar një qasje të re ndaj qeverisjes dhe shërbimeve publike. Trajnimet për zyrtarët komunalë, takimet “Talk Digital” me organizatat e shoqërisë civile dhe analizat mbi shërbimet digjitale në universitete krijuan një platformë të pasur për shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e nevojave më urgjente.

Në secilën komunë, transformimi digjital mori një formë të ndryshme. Prishtina përparoi në digjitalizimin e arsimit dhe reduktimin e burokracisë në administratë. Gjakova ndërtoi mekanizma të rinj transparence dhe shërbimesh online, ndërsa Gjilani, ndonëse përballë sfidave, nisi procese të rëndësishme të digjitalizimit të arkivave dhe të dhënave për fermerët. Prizreni krijoi platforma për pjesëmarrjen publike dhe promovoi inovacionin, ndërsa Ferizaj përqendroi përpjekjet në ndërtimin e infrastrukturës digjitale për bizneset artizanale. Rahoveci kërkoi të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për përfitimet e teknologjisë, ndërsa Peja punoi për të lehtësuar aksesin në shërbimet publike përmes mjeteve digjitale.

Ky projekt nuk ishte thjesht një përpjekje teknike për të sjellë teknologjinë më pranë institucioneve, por një përpjekje e mirëfilltë për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset, komunikohet dhe ndërveprohet në shoqëri. Ai solli një perspektivë të re, duke dëshmuar se digjitalizimi nuk është vetëm një luks, por një domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së përditshme.

Për studentët, si Anita Selita nga Universiteti Amerikan i Kosovës, ky projekt ishte një dritare e re për të kuptuar transformimin digjital në një nivel më praktik. Për të, pjesëmarrja në aktivitetet e projektit ishte një mundësi për të parë nga afër sfidat dhe zgjidhjet e mundshme, duke thelluar kështu njohuritë mbi atë që duhet bërë për të sjellë ndryshime të qëndrueshme.

“Si studente, e kisha vërejtur prej kohësh nevojën urgjente që ka Kosova për t’u avancuar në drejtim të digjitalizimit. Prandaj, herën e parë që dëgjova për këtë projekt, mendova se ishte pikërisht ajo që i duhej vendit tonë në këtë periudhë transformimi. Pjesëmarrja ime në të gjitha aktivitetet e këtij projekti, falë mundësisë së dhënë nga Open Data Kosovo, më ndihmoi të kuptoj më thellë sfidat që pengojnë procesin e digjitalizimit si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për të sjellë ndryshime të qëndrueshme. Faleminderit Smart Balkans për mbështetjen  në fuqizimin e transformimit digjital në Kosovë!”

Rezultatet e këtij projekti nuk janë vetëm të matshme në numra, por edhe në ndikimin e tij të thellë tek qytetarët, institucionet dhe shoqëria civile. Ai krijoi një model të ri të qeverisjes digjitale, një platformë për bashkëpunim dhe një udhërrëfyes për të ardhmen. Për Kosovën, kjo është vetëm një pikënisje drejt një epoke të re të qeverisjes së hapur dhe shërbimeve të përmirësuara, ku teknologjia vihet në shërbim të njerëzve dhe nevojave të tyre.

Open Data Kosovo

 

299492187_494132372713714_9069547968480930090_n

EdGuard

Përshkrimi i projektit:

“Fuqizimi i Shkollave për Mbështetje të Fëmijëve me Autizëm” synon të transformojë shkollat fillore të mesme të ulëta në mjedise përkrahëse dhe gjithëpërfshirëse ku fëmijët me autizëm mbështeten në mësim nxënie dhe integrim të vazhdueshëm social. Përmes një qasjeje holistike që mes tjerash përfshinë mbështetjen mes nxënësve bashkëmoshatarë, rritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe rritjen e vetëdijesimit të komunitet të shkollave, projekti
u përgjigjet sfidave kryesore që nxënësit me autizëm përballen në arsimimin publik. Duke nxitur pranim në komunitet, mirëkuptimin mes bashkëmoshatarëve dhe sigurim të kompetencës profesionale, ky projekt siguron që të gjithë nxënësit përfitues, pavarësisht aftësive të tyre, të kenë mundësi të barabarta në shkollë

Synimet:

Përmes avokimit,rritjes së kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve, iniciativave për vetëdijesim mes bashkëmoshatarëve, dhe krijimit të hapësirave miqësore për fëmijët me autizëm,projekti synon të sigurojë që fëmijët me autizëm të kenë mundësi të barabarta për mësimnxënie dhe mirëqenie, duke nxitur për një kulturë shkolle që në vëmendje ka mirëkuptimin dhe pranimin e barabartë të të gjithëve në komunitet.

Perfituesit:

Nxënësit me Autizëm: 75 (shtatëdhjetë e pesë) nxënës me autizëm të shkollave fillore të mesme të ulëta do të përfitojnë drejtpërdrejtë në rritje të përfshirjes së tyre në mësim nxënie, integrim social dhe mundësi të barabarta.

Aktivitetet kryesore:

  • Të paktën 4 (katër) grupe mbështetëse të nxënsve do të krijohen në shkollat përfituese, duke bashkëlidhur me sukses nxënësit me autizëm me
    bashkëmoshatarët e tyre;
  • Krijimi i Hapësirave Miqësore për Fëmijët me Autizëm ku fëmijët mund të kenë qasje në burime dhe materiale të përshtatshme arsimore dhe
    rekreative;
  • Organizimi i Sesioneve të Trajnimit për rritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve për përfshirje të Nxënsve me autizem në mësimnxënie;
  • Lansimi i fushates vetëdijësuese me bazë në shkollë duke arritur me sukses më shumë se 2,500nxënës, mësimdhënës dhe prindër.