logot-web-national-interventons-03

Koalicioni i OJQ-ve per Mbrojtjen e Femijeve

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të përforcojë Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në përparimin dhe mirëmbajtjen e qeverisjes së mirë, pjesëmarrjes në proceset e hartimit të politikave, rritjes dhe diversifikimit të fondeve dhe intensifikimin e lobimit. Projekti synon gjithashtu të përforcojë dhe të rrisë përgjegjshmërinë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve përmes monitorimit, lobimit, ngritjes së ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të aktorëve të rëndësishëm.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësohet situata e fëmijëve dhe familjeve në Kosovë. Objektivat specifike të këtij projekti janë përforcimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe organizatave anëtare të tij, si një aktor kyç për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe përforcimi dhe rritja e përgjegjshmërisë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve përmes monitorimit, lobimit, ngritjes së ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të aktorëve të rëndësishëm.
Këto objektiva synojnë të ndihmojnë në rritjen e ndikimit dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke përfshirë koordinimin e organizatave joqeveritare, lobimin për politika të mira dhe ngritjen e ndërgjegjësimit rreth të drejtave të fëmijëve në shoqëri.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Grupet e synuara janë organizatat anëtare të KOMF, fëmijët dhe familjet vulnerabël në Kosovë, vendimmarrësit dhe zyrtarët e rëndësishëm nga nivelet qendrore dhe komunale, profesionistët dhe ofruesit e shërbimeve për fëmijët dhe familjet në nevojë për mbrojtje sociale.

Aktivitetet kryesore

Zhvillimi i një vlerësimi të nevojave të anëtarëve dhe të koalicionit;
Zhvillimi i një “Programi për ngritjen e kapaciteteve” të anëtarëve të Koalicionit, me modulet për Qeverisjen e mirë; Ngritjen e fondeve; Krijimin dhe zbatimin e politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës; Avokimin;
Mbajta e trajnimeve me anëtarët për ngritje të kapaciteteve bazuar në fushat e
përcaktuara në “Programin për ngritjen e kapaciteteve”;
Organizimi i sesioneve të mentorimit “on job training” me organizatat anëtare, në katër
fushat e mësipërme;
Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në komunat kryesore të Kosovës;
Hartimi dhe publikimi i Raportit të Monitorimit mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtje të
Fëmijës;
Organizimi i tryezave rajonale avokuese për të prezantuar dhe përcjellë rekomandimet
e dala nga Raporti i Monitorimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës;
Avokimi për miratimin e legjislacionit drejt mekanizmave vendimmarrës për mbrojtje të
fëmijëve;

logot-web-national-interventons-02

The Balkan Forum (The BF)

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të promovojë qëndrueshmërinë ambientale dhe të zvogëlojë ndryshimet klimatike në katër komuna të Kosovës: Ferizaj, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Mitrovicë. Gjatë një periudhe prej 12 muajsh, projekti synon të lehtësojë zhvillimin e njohurive, aftësive, burimeve dhe rrjetëzimit që do i mundësojnë të rinjve dhe studentëve nga grupe të ndryshme sociale të hulumtojnë, zbulojnë dhe testojnë zgjidhje inovative për të trajtuar sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësohet trajtimi i sfidave mjedisore dhe tranzicionit drejt ekonomisë qarkore në Kosovë, falë përfshirjes së rritur dhe përmirësimit të shkathtësive të grupeve të ndryshme të interesit. Objektivat specifike janë krijimi i një rrjeti prej 60 të rinjve, sipërmarrësve socialë, politikëbërësve, akademikëve dhe organizatave jofitimprurëse nga Kosova për të zbatuar zgjidhje inovative dhe të përshtatura për ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore, përfitim të qytetarëve në 4 komuna të vendit dhe më gjerë.

Grupet e synuara dhe përfituesit

60 të rinj nga afiliimet e ndryshme në 4 komuna të Kosovës kanë fituar aftësi dhe burime për të zhvilluar zgjidhje inovative për ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore.
Qytetarët e 4 komunave ku pjesëmarrësit e rinj do të zbatojnw projektet e tyre (një projekt për secilën komunë) janë më të vetëdijshëm për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me mjedisin dhe ekonominë rajonale.
Organizatat jofitimprurëse, bizneset, institucionet arsimore dhe autoritetet lokale të 4 komunave kanë qasje në një rrjet multidisiplinor (rrjeti ToKeQark) ku ata mund të shkëmbejnë praktika të mira, të zhvillojnë projekte së bashku dhe të mbështesin iniciativat e të rinjve.

Aktivitetet kryesore

Hulumtimi mbi inovacionin dhe hartëzimi;
Trajnimi, ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi i pjesëmarrësve;
Zbatimi i nismave rinore;
Fushata për Ekonominë Qarkor;
Krijimi i një programi bursash për inovacionin, të ardhmen e gjelbër dhe edukimin për paqen.

logot-web-national-interventons-04

Open Data Kosovo

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të avancojë dhe promovojë njohuritë dixhitale në Kosovë, duke përfshirë qeverisjen qendrore dhe lokale, organizatat e shoqërisë civile, studentët, mediat, dhe qytetarët në përgjithësi. Objektivat specifike të projektit përfshijnë promovimin e dixhitalizimit dhe përmirësimin e kapaciteteve dixhitale për qeverisjen lokale efektive përmes trajnimeve të personalizuara për zyrtarët komunalë, ndërtimin e aftësive dixhitale dhe ndërgjegjësimin mes studentëve universitarë për të inkorporuar praktikat më të mira në transformimin dixhital, përmirësimin e rolit të OSHC-ve dhe medias në adresimin e sfidave lidhur me Agjendën Dixhitale përmes diskutimeve dhe takimeve të përbashkëta, dhe monitorimin e zbatimin e Agjendës Dixhitale përmes një raporti vjetor me rekomandime shtesë për strategjitë e e-Qeverisjes. Projekti synon si përfitues zyrtarët komunalë, studentët universitarë, OSHC-të, mediat, dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi, duke u fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin e kapaciteteve, rritjen e dialogut, dhe përmirësimin e përvojës dixhitale të studentëve për të mbështetur transformimin dixhital në vend.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm i është avancimi dhe promovimi i njohurive digjitale në Kosovë, duke përfshirë qeverisjen qendrore dhe lokale, si dhe gjithashtu OSHC-të, studentët, mediat, dhe qytetarët si tërësi. Objektivat specifikë janë promovimi i digjitalizimit dhe ngritja e kapaciteteve digjitale për një qeverisje lokale më efektive dhe gjithëpërfshirëse përmes trajnimeve të dizajnuara për zyrtarët komunal; ndërtimi i aftësive digjitale dhe rritja e ndërgjegjësimit të studentëve të universiteteve të targetuara për inkorporimin e praktikave më të mira që lidhen me transformimin digjital (hulumtim rreth ndikimit të pandemisë në digjitalizim dhe përdorimi i sistemeve të automatizuara për edukim); rritja e rolit të OSHC-ve dhe mediave në trajtimin e sfidave që lidhen me Agjendën Digjitale (DA), dhe përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel qendror dhe lokal përmes diskutimeve dhe takimeve të përbashkëta; observim i implementimit të Agjendës Digjitale në nivel vendi përmes përgaditjes së raportit vjetor i cili do të ofrojë rekomandime shtesë në lidhje me strategjitë dhe përpjekjet ekzistuese sa i përket e-Qeverisjes.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Zyrtarët komunal: duke pasur parasysh nevojën për përfshirje të akterëve institucional në implementimin e Agjendës Dixhitale, dhe gjithashtu avansimin e aftësive të tilla tek aktorët nga niveli lokal, trajnimet e propozuara do të synojnë familjarizimin e këtyre aktorëve me komponentët e targetuara në trajnim;
Studentët Universitarë, si pjesë e promovimit të dixhitalizimit si proces, do të ndihmojnë studentët të njihen me temat dhe proceset që po zbatohen në vend lidhur me Agjendën Dixhitale dhe shërbimet dixhitale;
OSHC-të dhe mediat do të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre duke u bazuar në perspektivat e tyre në lidhje me promovimin e temave të përmendura;
Qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin ngushtë zhvillimet më të fundit lidhur me zbatimin e Agjendës Dixhitale jo vetëm në vend, por edhe në komunën e tyre.

Aktivitetet kryesore

Faza fillestare;
Trajnim për zyrtarët komunal;
Takimet ‘TalkDigital’;
Hulumtim mbi shërbimet e automatizuara në universitete;
Observatori i Agjendës Dixhitale;
Event përfundimtar.

logot-web-national-interventons-08

Rrjeti i Lëvizjes Paqësore -NOPM

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të adresojë tre komponentë: rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje (konsultime, mbikëqyrje qytetare, buxhetim me pjesëmarrje), pjesëmarrjen e qytetarëve dhe OSHC-ve në hartimin e politikave (harmonizimi i rregulloreve komunale, planet e punës) dhe llogaridhënia ( rolin mbikëqyrës të kuvendit komunal, menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve, etj.) si dhe të propozojë veprime korrigjuese për rritjen e pjesëmarrjes, menaxhimit financiar dhe llogaridhënies për të cilat komunat e synuara kanë pasur ngecje dhe rezultate të pakënaqshme në vitet e fundit.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është ndërgjegjësim, fuqizimi dhe rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe OSHC-ve në proceset vendimmarrëse për përmirësimin e qeverisjes vendore dhe krijimin e politikave vendore. Objektivat specifike janë ndërgjegjësim dhe fuqizimi i qytetarëve dhe OSHC-të mbi pjesëmarrjen efektive në proceset vendimmarrëse, krijimin e politikave, llogaridhënien dhe transparencën dhe harmonizimi dhe miratimi i rregulloreve komunale në përputhje me legjislacionin në fuqi, në bashkëpunim midis shoqërisë civile dhe zyrtarëve komunalë.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Qytetarët, përfshirë gratë dhe të rinjtë, komunitetet e minoriteteve, autoritetet vendore dhe këshillat vendore/këshillat e fshatrave, do të jenë përfituesit e projektit. Projekti synon të fuqizojë qytetarët duke rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në proceset vendimmarrëse, zhvillimin e politikave dhe qeverisjen vendore. Grupet e grave dhe të rinjtë do të marrin vëmendje të veçantë për të siguruar përfshirjen dhe përfaqësimin e tyre. Nevojat e komuniteteve të minoriteteve do të adresohen, duke promovuar përfshirjen dhe pjesëmarrjen e barabartë. Autoritetet vendore do të përfitojnë nga transparenca, llogaridhënia dhe vendimmarrja efektive e përmirësuar, duke përmirësuar praktikat e tyre të qeverisjes. Këshillat vendore dhe këshillat e fshatrave do të kenë një rol të rritur në procesin vendimmarrës dhe angazhimin e përmirësuar në proceset e qeverisjes vendore, duke nxitur një mjedis pjesëmarrës.

Aktivitetet kryesore

Organizimi i punëtorisë, secilën komune, mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje dhe angazhimin tyre në hartimin e politikave;
Inicimin dhe ndryshimin e gjashtë rregulloreve komunale (nga dy në secilën komunë) dhe organizimin dhe organizimin e gjashtë debateve/konsultimeve publike me qytetarë;
5 takime, në secilën komunë me këshillat e fshatrave/lokalitet për identifikimin e nevojave të komunitetit apo të grupeve lokal;
Shpërndarja 200 Kartela Investuese të Qytetarëve, në secilën komunë, për planifikimi lidhur me investimet kapitale në tri komuna;
Dy takime në secilën komunë me vendimmarrësit në nivel lokal (ekzekutivin) dhe degën e legjislativit për elaborimin e atyre nevojave në propozime konkrete;
Organizimin e një tryeze të rrumbullakët, ne secilën komunë, me këshillat e fshatrave mbi sfidat dhe përgjegjësit;
Organizimin e 3 dëgjimeve buxhetore, secilën komune, në lokalitete në bashkëpunim me drejtorinë e buxhetit dhe financave;
Katër trajnime në shkolla, secilën komunë, mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje dhe politikë-bërje;
Takime avokuese mbi rritjen e pjesëmarrjes publike në vendim-marrje, politike-bërje dhe përfshirja e OShC-ve në proceset komunale;
Prodhimi i videospotit për pjesëmarrjen e publikut dhe OJQ-ve në vendim-marrje;
Organizimin e punëtorisë (tri komuna) mbi raportin e auditorit të jashtëm dhe raporteve të brendshëm, pasqyrat vjetore financiare, rekomandimet dhe obligimet financiare;
Punëtori mbi rolin mbikëqyrës të kuvendit komunal dhe komitetit për politikë dhe financa ndaj ekzekutivit;
Ngritje të kapaciteteve të drejtorive komunal rreth hartimit dhe zhvillimit të planit vjetor të punës dhe formave të raportimit

logot-web-national-interventons-01

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të përdorë një qasje ndërthurëse të intervenimit, në katër dimensione: i. fuqizimi i kapaciteteve të OSHC-ve për iniciativat komunitare; ii. forcimi i rolit, avancimi i mjeteve dhe praktikave që shoqëria civile të kthehet në artikulues dhe ndër-lehtësues mes komuniteteve lokale dhe komunave; iii. rrjetëzimi si dhe përkrahja tematike dhe profesionale nga KLGI, duke shërbyer si ‘inkubator i ideve dhe iniciativave’ në mes komunave dhe OSHC-ve lokale; iv. shkëmbimi i praktikave dhe modeleve rajonale. Projekti është një qasje e re që synon të përmirësojë mjedisin komunal të bashkëpunimit mes grupeve përfaqësuese, komuniteteve lokale dhe komunave nëpërmes një roli aktiv të OSHC-ve.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është fuqizimi i qeverisjes lokale, nëpërmjet avancimit të dialogut dhe politikave ndër-institucionale, ngritjes së kapaciteteve, rritjes së rolit të shoqërisë civile, nxitjes së digjitalizimit dhe inovacionit si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Objektivat specifike janë forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve lokale për zhvillimin e iniciativave komunitare; rritja e pjesëmarrjes dhe kontributit të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, në politik-bërje nëpërmjet fasilitimit të OSHC-ve; përfshirja në platformën e KLGI (inkubatorit) për mbështetje tematike te OSHC-ve në bashkë krijimin e politikave lokale dhe partneriteti regjional i OSHC-ve në krijimin e rrjeteve, ndarjen e praktikave dhe modeleve.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Tetë komuna, një OSHC lokale me njëzet e katër anëtarë, tre grupe përfaqësuese me shtatëdhjetë e dy pjesëmarrës/aktivistë socialë dhe njëzet e katër përfaqësues institucionalë/mekanizma komunalë.

Aktivitetet kryesore

Trajnimet modulare të avancuara për OSHC-të;
Angazhimi i OSHC-ve (ndër-lehtësimi) në komunitetet lokale (grupet e nën-përfaqësuara) dhe Institucionet lokale;
Platforma e përkrahjes tematike dhe profesionale (KLGI platform);
Ndërtimi i rrjetit shkëmbimi i përvojave dhe adaptimi i modeleve.

logot-web-national-interventons-09

Kosova Education Center (KEC)

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të fuqizojë edukimin mbi median dhe të luftojë dezinformimin në Kosovë përmes një nismë arsimore të gjerë. Objektivat kryesore përfshijnë integrimin e edukimit mediatik në kurrikulat shkollore, themelimin e partneriteteve me organizatat e medias dhe platformat e verifikimit të fakteve, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mendimit kritik dhe gjuhës së medias dixhitale. Duke aftësuar qytetarët, veçanërisht nxënësit, me aftësitë për të analizuar në mënyrë kritike informacionin dhe identifikuar narrativat e rreme, projekti synon të promovojë një shoqëri më të informuar që mund të përballet efektivisht me botën dixhitale dhe të marrë vendime të informuara bazuar në burime të besueshme.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është fuqizimi i të rinjve, familjeve dhe komunitetit për të identifikuar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin dixhital shoqëror. Objektivat specifike janë forcimi i kapaciteteve të të rinjve nga shkollat e mesme të larta përmes ofrimit të trajnimeve, krijimit të partneriteteve mes shkollaveaktivizimi qytetar dhe pilotimit të shërbimit në komunitet.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Të rinjtë të cilët do të mbështeten përmes trajnimeve;
Shkollat që do të mbështeten për krijimin e Klubeve të Medias;
Familjet e përfituesve që do të angazhohen në aktivitetet e Klubeve të Medias;
Komuniteti që do të mbështetet dhe të angazhohet nëpërmjet sesioneve trajnuese, për të përmirësuar kapacitetet e të rriturve (mësues, prindër, pensionistë), në njohjen dhe adresimin e rreziqeve që dalin nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin dixhital shoqëror.

Aktivitetet kryesore

Përzgjedhja e shkollave partnere për projektin;
Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me shkollat dhe themelimi i Klubeve të Medias në shkolla;
Përgatitja dhe ofrimi i paketave trajnuese për Klubet e Medias;
Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve në shkolla nga Klubet e Medias;
Themelimi i Rrjetit joformal të Klubeve të Medias “Të rinjtë për dixhitalizim” nga shkollat partnere;
Publikimi i praktikave të mira në kanalet zyrtare të komunikimit të shkollave partnere;
Hartimi dhe zbatimi i Planit për ofrimin e pwrkrahjes sw familjeve dhe komunitetit nga Klubet e Medias duke u bazuar në metodologjinë “shërbim në komunitet”;
Organizimi i sesioneve trajnuese përmes vizitave “nga dera në derë” për familjet;
Organizimi i fushatave vetëdijësuese mbi transformimin dixhital shoqëror;
Përmbledhja e praktikave të mira dhe prezantimi i tyre nëpërmjet eventit përfundimtar të projektit.

logot-web-national-interventons-05

GERMIN

Përmbledhje e projektit

Projekti synon adresimin e nën-përfaqësimit të diasporës në proceset e hartimit të politikave në Kosovë dhe synon të fuqizojë kapacitetin e institucioneve të hartimit të politikave ndërsa promovon partneritete efektive. Duke angazhuar profesionistët nga diaspora dhe duke përmirësuar bashkëpunimin midis diasporës, qeverisë dhe institucioneve të hartimit të politikave, projekti synon të zhvillojë politika inovative, të qëndrueshme dhe përfshirëse që adresojnë sfidat komplekse me të cilat përballen Kosova dhe diaspora e saj. Rezultatet e projektit përfshijnë ndryshime në mendimin, veprimet dhe kapacitetet e palëve të interesuara, duke çuar në ndryshime të qëndrueshme në zhvillimin, angazhimin dhe zbatimin e politikave.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është përmirësimi i proceseve të hartimit të politikave në Kosovë përmes optimizimit të kontributeve të diasporës. Objektivat specifike janë përmirësimi i përfaqësimit të komuniteteve të diasporës në proceset e hartimit të politikave duke promovuar përfshirjen e perspektivave dhe ekspertizës së tyre në zhvillimin e politikave në Kosovë; rritja e kapacitetit të institucioneve politike në Kosovë duke përdorur aftësitë dhe njohuritë e profesionistëve nga diaspora. Duke ofruar ekspertizë në fushën e hulumtimit, formulimit të politikave dhe ndërtimit të rrjeteve, projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e politikave efektive që mund të promovojnë rritje socio-ekonomike të qëndrueshme në Kosovë dhe të forcojë partneritetet midis diasporës, qeverisë dhe institucioneve politike, duke nxitur inovacionin dhe promovuar barazinë gjinore, mundësitë të barabarta dhe përfshirjen e individëve nga grupet e margjinalizuara.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Komunitetet e diasporës jashtë vendit janë përfituesit kryesorë të projektit. Ata do të konsultohen dhe angazhohen gjatë gjithë projektit për të siguruar që nevojat dhe interesat e tyre janë adresuar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përfiton nga këshillimet dhe vlerësimet e vlefshme. Projekti synon të ndikojë në politikat dhe praktikat e qeverisë në lidhje me angazhimin e diasporës.
Komisioni për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kuvendin e Kosovës ka përgjegjësi direkte për temat e projektit. Projekti e mbështet punën e tyre përmes hulumtimit dhe mbështetjes së politikave.
Organizatat e shoqërisë civile janë palët e rëndësishme, që lehtësojnë angazhimin e diasporës. Projekti nxit bashkëpunimin midis shoqërisë civile, diasporës dhe enteve publike.
Ekspertët e fushës ofrojnë perspektiva dhe njohuri të vlefshme, duke kontribuar në objektivat e projektit përmes takimeve dhe diskutimeve virtuale.
Grupet e marginalizuara brenda komuniteteve të diasporës, siç janë gratë dhe individët me përfaqësim të ulët, janë prioritet për përfshirje dhe përfaqësim.
Autoritetet qeveritare, duke përfshirë parlamentin dhe ministritë përkatëse, luajnë një rol të rëndësishëm. Projekti advokon nevojat e komuniteteve të diasporës dhe synon të ndikojë në politikat dhe praktikat e qeverisë në lidhje me angazhimin e diasporës.

Aktivitetet kryesore

Analiza e nevojave të diasporës dhe identifikimi i problemeve;
6 diskutime publike “Agora” në komunitetet diasporike;
Themelimi i një grupi këshillues për diasporën;
Takime virtuale dhe diskutime tematike;
Përgatitja e Politikave të Shkurtra Tematike;
Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës;
Takime Avokuese me Institucionet Përgjegjëse;
Krijimi i një Mekanizmi Mbikëqyrës;
Zhvillimi i një Fushate Informative Online;
Konferenca përfundimtare.

logot-web-national-interventons-06

DokuFest

Përmbledhje e projektit

Projekti synon promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë. Synimi kryesor i projektit është të inkurajojë dialogun, diversitetin kulturor dhe njohuritë ndërkulturore, duke kontribuar në kohezionin social, paqen dhe pajtimin. Përmes tre kampeve ndërkulturore, pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime, punëtori të bazuara në hulumtim dhe shkëmbim idesh. Ata do të krijojnë produkte audio-vizuale që trajtojnë temat e kampit, duke nxitur lidhjen dhe mirëkuptimin mes komuniteteve. Materialet do të shafqen në një ekspozitë dixhitale në DokuFest dhe do të ketë prezantime shtesë nëpër Kosovë.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm i është nxitja e pajtimit dhe edukimit mediatik e ndërkulturor mes të rinjve në Kosovë përmes krijimit të një platforme të qendrueshme të bazuar në respektin dhe mirëkuptimin reciprok për ndërgjegjësimin e të rinjve për të adresuar paragjykimet dhe narrativat negative mediatike. Objektivat specifikë janë ofrimi i një qendre burimore që ofron qasje në informacion dhe burime mbi kultura të ndryshme dhe duke promovuar mirëkuptimin ndëkulturor; ndërgjegjësimi i të rinjve për të vlerësuar në mënyrë kritike mediat dhe narrativat audioviziveme fokus të veçantë në trajtimin e së kaluarës, tolerancës dhe gjuhës së urrejtjes që con në sjelje të dhunshme, duke rritur imunitetin e tyre ndaj narrativave mediatike ekocentrike.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Përveç grupit të synuar të moshës 18-25 vjeç, përfituesit finalë të projektit do të jenë e gjithë shoqëria dhe rrethi i gjërë i pjesëmarrësve të projektit, pasi besojmë fort se eksperienca e tyre pozitive me pjesëmarrësit e tjerë nga të gjitha komunitetet në Kosovë do të ndryshojë perceptimet e tyre për komunitetet në mënyrë pozitive.

Aktivitetet kryesore

Kampe ndërkulturore “Historitë që tregojmë”;
Zhvillimi i video portreteve 1-2 minuta të pjesëmarrësve;
Zhvillimi i video-intervistave;
Zhvillim i ekspozitës;
Zhvillimi Omnibus me gjatësi 30 minuta.

logot-web-national-interventons-07

Balkan Green Foundation

Përmbledhje e projektit

Projekti synon adresimin e sfidave në trajtimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke nxitur procesin e dekarbonizimit në sektorët lidhur me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Projekti synon të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave përkatëse për procesin e dekarbonizimit dhe në sigurimin e platformave të diskutimit për të theksuar se si ky proces do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është zvogëlimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike sidomos në sektorët kyç për siguri dhe stabilitet në rajon përmes procesit të dekarbonizimit. Objektivat specifikë janë ofrimi i mbështetjes për institucionet qeveritare për hartimin e politikave sektoriale sipas standardeve të BE-së; ofrimi i platformave gjithëpërfshirëse për diskutim me akterët kryesorë për të influencuar politikat e mjedisit dhe klimës dhe ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin dhe efektin e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Popullsia e përgjithshme, me theks të veçantë gratë dhe komunitetet më të prekura nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Institucionet publike, duke rritur komunikimin midis këtyre institucioneve dhe ofruar një qasje multidimensionale për zvogëlimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike;
Bizneset, duke përfshirë sektorin privat në diskutime mbi të ardhmen e ndryshimeve klimatike dhe hapat konkrete që do të ndihmonin në zvogëlimin e këtyre ndikimeve dhe përfitimet e mundshme për ta nga transformimi;
Mediat, duke zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese digjitale dhe prezencën në media për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të plotë për publikun.

Aktivitetet kryesore

Zhvillim i analizës/hartëzimit tw aktorëve kryesorë;
Organizimin e një punëtorie me grupin punues për hartim të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030;
Analizë me rekomandime për sektorët kyç për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin në rajon;
Organizimin e konferencës dhe panelit të diskutimit;
Zhvillim i fushatës ndërgjegjësuese digjitale.

gbv

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri- Trajnime në Bashkinë e Tiranes

In collaboration with the Directorate for Protection and Social Inclusion, Municipality of Tirana, today we organized the third training with the topic “Improving the response of the Municipality of Tirana to cases of domestic violence and gender-based violence”, during which 19 employees of the Administrative Units were trained on:
• implementation of legal changes of the law “On measures against violence in family relationships”;
• identification of risk factors that affect the safety, life and health of women and girls, victims of domestic violence and gender-based violence;
• case management, referral and monitoring.
During the training, concrete cases were presented and their effective management was widely discussed.
The training was conducted in support of the Local Action Plan for Gender Equality 2022-2024 of the Municipality of Tirana, where the fourth pillar is dedicated to increasing the level of security, protection and efficiency of the multi-sectoral approach for women and girls, including empowerment of coordinated multi-sectoral approaches against domestic violence and gender-based violence. In this framework, it is also foreseen to strengthen the capacities of the employees of the Administrative Units to adequately address cases of domestic violence and gender-based violence.