logot-web-national-interventons-02

The Balkan Forum (The BF)

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të promovojë qëndrueshmërinë ambientale dhe të zvogëlojë ndryshimet klimatike në katër komuna të Kosovës: Ferizaj, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Mitrovicë. Gjatë një periudhe prej 12 muajsh, projekti synon të lehtësojë zhvillimin e njohurive, aftësive, burimeve dhe rrjetëzimit që do i mundësojnë të rinjve dhe studentëve nga grupe të ndryshme sociale të hulumtojnë, zbulojnë dhe testojnë zgjidhje inovative për të trajtuar sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësohet trajtimi i sfidave mjedisore dhe tranzicionit drejt ekonomisë qarkore në Kosovë, falë përfshirjes së rritur dhe përmirësimit të shkathtësive të grupeve të ndryshme të interesit. Objektivat specifike janë krijimi i një rrjeti prej 60 të rinjve, sipërmarrësve socialë, politikëbërësve, akademikëve dhe organizatave jofitimprurëse nga Kosova për të zbatuar zgjidhje inovative dhe të përshtatura për ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore, përfitim të qytetarëve në 4 komuna të vendit dhe më gjerë.

Grupet e synuara dhe përfituesit

60 të rinj nga afiliimet e ndryshme në 4 komuna të Kosovës kanë fituar aftësi dhe burime për të zhvilluar zgjidhje inovative për ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore.
Qytetarët e 4 komunave ku pjesëmarrësit e rinj do të zbatojnw projektet e tyre (një projekt për secilën komunë) janë më të vetëdijshëm për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me mjedisin dhe ekonominë rajonale.
Organizatat jofitimprurëse, bizneset, institucionet arsimore dhe autoritetet lokale të 4 komunave kanë qasje në një rrjet multidisiplinor (rrjeti ToKeQark) ku ata mund të shkëmbejnë praktika të mira, të zhvillojnë projekte së bashku dhe të mbështesin iniciativat e të rinjve.

Aktivitetet kryesore

Hulumtimi mbi inovacionin dhe hartëzimi;
Trajnimi, ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi i pjesëmarrësve;
Zbatimi i nismave rinore;
Fushata për Ekonominë Qarkor;
Krijimi i një programi bursash për inovacionin, të ardhmen e gjelbër dhe edukimin për paqen.