Përmbledhje e projektit
Projekti synon adresimin e sfidave në trajtimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke nxitur procesin e dekarbonizimit në sektorët lidhur me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Projekti synon të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave përkatëse për procesin e dekarbonizimit dhe në sigurimin e platformave të diskutimit për të theksuar se si ky proces do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.
Qëllimet e projektit
Qëllimi i përgjithshëm është zvogëlimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike sidomos në sektorët kyç për siguri dhe stabilitet në rajon përmes procesit të dekarbonizimit. Objektivat specifikë janë ofrimi i mbështetjes për institucionet qeveritare për hartimin e politikave sektoriale sipas standardeve të BE-së; ofrimi i platformave gjithëpërfshirëse për diskutim me akterët kryesorë për të influencuar politikat e mjedisit dhe klimës dhe ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin dhe efektin e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Grupet e synuara dhe përfituesit
Popullsia e përgjithshme, me theks të veçantë gratë dhe komunitetet më të prekura nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Institucionet publike, duke rritur komunikimin midis këtyre institucioneve dhe ofruar një qasje multidimensionale për zvogëlimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike;
Bizneset, duke përfshirë sektorin privat në diskutime mbi të ardhmen e ndryshimeve klimatike dhe hapat konkrete që do të ndihmonin në zvogëlimin e këtyre ndikimeve dhe përfitimet e mundshme për ta nga transformimi;
Mediat, duke zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese digjitale dhe prezencën në media për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të plotë për publikun.
Aktivitetet kryesore
Zhvillim i analizës/hartëzimit tw aktorëve kryesorë;
Organizimin e një punëtorie me grupin punues për hartim të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030;
Analizë me rekomandime për sektorët kyç për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin në rajon;
Organizimin e konferencës dhe panelit të diskutimit;
Zhvillim i fushatës ndërgjegjësuese digjitale.