aaa

The Balkan Forum: Media Smart: Të rinjtë vlogojnë kundër informacionit të rremë

Video edukuese te realizuara nga 20 Media Smart Ambasadoret e ri bashke me 4 mentoret e tyre synojne qe te nxisin te menduarit kritik dhe te luftojne dezinformimin permes promovimit te informacionit te sakte dhe te besueshem në shoqëri.

Sot me shumë se kurrë jemi deshmitarë që si shoqëri jemi nën kërcënim në rritje nga informacioni i rremë, si Dezinformimi, Keqinformimi, Propaganda – Andaj rritja e të menduarit kritik në shoqëri është thelbësore për tu përball me këtë dukuri të shekullit 21. Katër video edukuese [vlogje] u krijuan nga 20 të rinjë si material kreativ për ti kontribu këtij synimi.
Vlogun “Dezinformimi” te realizuar nga grupi i studentëve te AAB mund ta shikoni këtu https://thebalkanforum.org/en/dezinformimi
Rritja e të menduarit kritik në shoqëri është thelbësore për tu përball me dukurinë si “Propaganda” e cila njijhet si armë e fuqishme për shtrembërim të vërtetës dhe të ndikon në përçarje të opinionit publik për tema të rëndësishme.
Vlogun mund ta shikoni këtu https://thebalkanforum.org/en/propaganda
Përmes vlogut grupi i Media Smart Ambasadorëve të Rinj të udhëhequr nga mentorja Fjolla Gjinovci nga FrontOnline, trajtojnë ndikimin e informatave keqdashëse ne shoqëri https://thebalkanforum.org/en/informimi-keqdashes
Përmes vlogut grupi i Media Smart Ambasadorëve të Rinj të udhëhequr nga mentorja Shqipe Pajaziti nga KosovaPress, trajtojnë ndikimin dhe pasojat e keqinformimit në shoqeri.
Vlogun mund ta shikoni këtu: https://thebalkanforum.org/en/keqinformimi
the balkan forum-vlog event-cover-01

Ekipi i SMART Balkans viziton eventin e e prezantimit të vlogjeve të the Balkan Forum

Ekipi i SMART Balkans shkon në Prishtinë!

Në datë 19 Tetor në ambjentet e Hotel Prishtina, u mbajt eventi final në kuadër të iniciativës “Media Smart: Të Rinjtë vlogojnë kundër Fake News” e cila është implementuar nga organizata The Balkan Forum. Përgjatë 6 muajve, 20 të rinj të shkencave sociale dhe të komunikimit nën kujdesin e mentorëve dhe ekspertëve të fushës kanë zhvilluar 4 vlogje duke targetuar: dezinformimin, propagandën, keqinformimin dhe lajmet keqdashëse. Në këtë ceremoni, gjatë fjalës hapëse Z. Gazmend Bërlajolli nga the Balkan Forum, theksoi rendësinë e edukimit mediatik si një mjet i domodsoshëm për të luftuar fenomenet e mësipërme. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj, Znj. Enxhi Lipa, Oficere e Granteve të SMART Balkans, theksoi rëndësinë e investimit tek brezi i ri si dhe kontributin që SMART Balkans po jep në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për të parë vlogjet e realizuara nga të rinjtë, vizitoni videon më poshtë.

isd

Institute for Strategic Development (ISD) Paketa e akteve ligjore për Këshillat Vendorë të Rinisë

Institute for Strategic Development (ISD) ka përfunduar përgatitjen e paketës së plotë të kuadrit rregullator, e cila synon të mbështesë dhe sigurojë një model të unifikuar të rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Rinisë në 2 Bashkitë përfituese të projektit, Bashkia Divjake dhe Bashkia Fushë-Arrëz,.
Kjo paketë dhe aktet respektive u finalizuan pas dy fazave të takimeve që ISD zhvilloi në të dyja këto bashki me anëtarët e KVR-së, përfaqësues të Këshillit Bashkiak si dhe të rinj të angazhuar në organizata rinore apo në strukturën e KVR-së.
Gjatë fokus grupeve të zhvilluara gjatë fazës së pare, pjesëmarrësit identifikuan problematikat dhe çështjet ekzsituese në Këshillat e tyre. Bazuar në identifikimin e nevojave për hartimin e akteve të brendshme rregullatore, të cilat mundësojnë funksionalizimin e Këshillit Vendor të Rinisë, eksperti ligjor në bashkëpunim me ekspertët vendorë përgatiti një paketë të plotë të kuadrit rregullator.
Kjo paketë dhe aktet respektive u prezantuan dhe u diskutuan gjatë aktiviteteve të fazës së 2 të takimeve me anëtarët e Këshillave Vendor të Rinisë në Bashkitë Divjakë dhe Fushë-Arrëz, të cilët ofruan komente dhe sugjerime të nevojshme.
Paketa e plotë dhe draftet finale synojnë që të rinjtë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Këshillin Vendor të Rinisë të kenë në dispozicion dhe funksional një sistem të plotë mbështetës dhe organizativ, duke ju krijuar mundësi të shprehen dhe të kontribuojnë efektivisht në jetën dhe zhvillimin e komunitetit të tyre.
euhub

EU Policy Hub/Akademinë e Lidershipit të Integrimit Europian

Në datat 13-15 Tetor EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit zhvilloi Akademinë e Lidershipit të Integrimit Europian.
Përgjatë tre ditëve përmes sesioneve me lektorë të njohur të fushës, të rinjtë zgjeruan dijet e tyre mbi institucionet e BE-së, Historikun dhe politikat kryesore te saj:
U njohën me modele të ndryshme të lidershipit në Bashkimin Europian, mbi kostot dhe përfitimet e anëtarësimt të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por dhe me mënyrat se si të rinjtë mund të përfshihen në mënyrë më pro-aktive në procesin e integrimit Europian.
pressura-news-01

Albania Fokus

PRESSURA, kolonia e artistëve nomad dedikuar fotografisë sociale!

Fotografia sociale është një koncept i veçantë dhe jo shumë i eksploruar në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.  E sjelle në vëmëndje nga organizata Albania Fokus, me suportin e iniciativës SMART Balkans, si pjesë e mekanizmit të granteve kreative, PRESSURA është një koncept i ri për fotografët dhe artistët që synon të përcjellë tek publiku histori të jetuara njerëzore me qëllim ndryshimin e paradigmës sociale nga mënyra tradicionale e përcjelljes tek publiku.

Pas një seri takimesh dhe mentorimi të fotografëve dhe artistëve të rinj, PRESSURA vjen si një koloni nomade artistësh dedikuar fotografisë sociale duke sjellë historitë njerëzore më pranë publikut nëpërmjeët veprave të reja kreative dhe multidimensionale. Tashme e kthyer në një platformë të re sociale dhe artistike, PRESSURA ka bërë bashkë gjatë rrugëtimit të saj mbi 30 artistë dhe fotografë të rinj dhe me eksperiencë me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, njohurive dhe krijimin e veprav të përbashkëta për të sjellë më afër artin me realitetin e jetuar.

PRESSURA do të shfaqet në Tiranë dhe Gostivar breda muajit Tetor 2023.

·         Tiranë, 17-18 Tetor 2023, ora 17:00 prane Amfiteatrit te Universitetit te Arteve

·         Gostivar, 20-21 Tetor 2023

 

Mos mungoni!

SID 7

Social Inclusion for Development

  • Social Inclusion for Development

Njihuni me organizatӫn Social Inclusion for Development (SID). Ata janӫ njӫ ndӫr pӫrfituesit e projektit SMART Balkans, nӫpӫrmjet mekanizmit tӫ granteve pӫr iniciativat lokale. Nӫpӫrmjet kӫtij mekanizmi SID ӫshtӫ duke zbatuar iniciativӫn “Edukimi ligjor i qytetarӫve tӫ Lezhӫs nӫ kuadӫr tӫ reformӫs administrative-territoriale 2014”. Me qӫllim dhe objektiva tӫ qarta, kjo iniciativӫ vӫ theksin tek rӫndӫsia e informimit tӫ qytetarӫve tӫ njӫsive administrative dhe advokimin pranӫ Bashkisӫ Lezhӫ pӫr krijimin e pozicionit tӫ “Koordinatorit tӫ Edukimkit Ligjor”, nӫ pӫrputhje me Strategjinӫ e Edukimit Ligjor 2019-2023.

Nӫpӫrmjet kӫsaj iniciative, ata kanӫ arritur:

  • informimin e rreth 50 qytetarӫve tӫ njӫsive administrative Lezhӫ mbi kompetencat e intitucioneve tӫ qeverisjes vendore
  • hartimin dhe njӫ zhvillimin e njӫ fushate informimi online mbi kӫto kompetenca duke targetuar kryesisht tӫ rinjtӫ
  • Zhvillimin e njӫ tryeze tӫ rrumbullakӫt midis pӫrfaqӫsuesve tӫ Bashkisӫ Lezhӫ, Kӫshillit Bashkiak Lezhӫ dhe pӫrfaqӫsues tӫ organizatave tӫ shoqӫrisӫ civile aktive nӫ territorin e Bashkinӫ Lezhӫ
  • Hartimin e Planit Lokal tӫ Veprtimit pӫr Edukimin Ligjir tӫ Publikut 2024-2027
  • Krijimin e njӫ rrjeti organizatash tӫ shoqӫrisӫ civile me qӫllim lobimin dhe advokimin pranӫ Bashkisӫ Lezhӫ

Pӫr informacion mӫ tӫ detajuar, mund tӫ vizitoni faqen zyrtare te organizates: https://www.sifdorganization.com/en

logot-web-core-grants-kosovo-05

Platforma CiviKos

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Platforma CiviKos është një bashkim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile të përkushtuara për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet Shoqërisë Civile dhe Autoriteteve Publike. E themeluar në vitin 2007, ajo ka katër objektiva kryesore strategjike:
1. Menaxhimi efektiv, transparent dhe i përgjegjshëm i platformës.
2. Mobilizimi i organizatave anëtare përmes ndërveprimit të vazhdueshëm dhe shërbimeve cilësore.
3. Avancimi i dialogut të strukturuar ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.
4. Promovimi i cilësinë e punës dhe rezultateve të CiviKos-it si dhe të organizatave anëtare të saj.
Platforma CiviKos shërben si katalizator për ndryshim dhe bashkëpunim në sektorin e shoqërisë civile të Kosovës.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Organizatat e shoqërisë civile përfitojnë nga përpjekjet mobilizuese të Platformës CiviKos dhe ndërveprimi i vazhdueshëm, i cili mund të çojë në bashkëpunim të zgjeruar me autoritetet publike. Autoritetet publike përfitojnë nga dialogu i strukturuar i ndihmuar nga Platforma CiviKos, duke çuar në vendimmarrje më të informuara dhe politika më efektive. Qytetarët përfitojnë nga një mjedis më i favorshëm për bashkëpunim ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.
Në përgjithësi, puna e Platformës CiviKos ka potencial të krijojë një ndikim pozitiv në sektorin e shoqërisë civile të Kosovës dhe të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

logot-web-core-grants-kosovo-03

Centre for Equality and Liberty of the LGBTI+ people in Kosova – CEL Kosova

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Centre for Equality and Liberty (CEL) është themeluar në korrik 2013 me qëllim të fuqizimit të personave LGBTI+ në Kosovë, parandalimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual, ndërgjegjësimin e popullatës së përgjithshme për të drejtat LGBTI+ dhe avokimin për të drejtat e barabarta dhe mosdiskriminimi i personave LGBTI+ në Kosovë. CEL Kosova është themeluar si përgjigje ndaj diskriminimit të vazhdueshëm, stigmës dhe paragjykimeve nga shoqëria kosovare ndaj personave LGBTI+. Programet e ofruara nga CEL Kosova janë 1) Programi Mbështetës, 2) Programi për Ngritjen e Kapaciteteve dhe 3) Programi i Aktivizmit dhe Avokimit.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesit e CEL Kosova përfshijnë individë që marrin pjesë në Programin Mbështetës dhe Programin e Ngritjes së Kapaciteteve të organizatës. Këto programe ofrojnë burime dhe shërbime të tilla si këshillim, mbështetje ligjore, kujdes shëndetësor, arsim dhe trajnim dhe mundësi shoqërizimi për individët LGBTIQ+.

Për më tepër, Programi i Aktivizmit dhe Avokimit të organizatës synon palë të tjera të interesuara si publikun e gjerë dhe institucionet.

logot-web-core-grants-kosovo-01

Democracy for Development (D4D)

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Demokracy for Development synon të ndikojë në zhvillimin e politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik, të përmirësojë qeverisjen dhe të forcojë kulturën demokratike në Kosovë. D4D promovon një qytetari aktive që merr pjesë plotësisht në hapësirën publike dhe përdor arenën publike të përfaqësimit dhe vendimmarrjes për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus mbi shpërndarjen efikase të burimeve, si dhe zhvillimin e barabartë. Si objektiv i përgjithshëm që D4D kontribuon në forcimin e kulturës demokratike në Kosovë përmes ndikimit në politikat socio-ekonomike, promovimit të praktikave të qeverisjes së mirë dhe hulumtimeve në terren që informojnë publikun në Kosovë.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

D4D është një think-tank i cili synon kryesisht vendimmarrësit dhe politikëbërjen. Në këtë aspekt, nëse D4D identifikon një sektor që po performon nën optimumin e dëshiruar, ai identifikon pengesat dhe jep dëshmi se pse një vendim tjetër do të ishte më i mirë. Ajo advokon përmes këtyre argumentave në politikëbërje. Prandaj, strategjia e D4D është të punojë me median dhe aktorë të tjerë me ndikim paralelisht për të arritur synimet e saj advokuese. Kjo qasje përpiqet të balancojë një marrëdhënie të ngushtë (por jo shumë të ngushtë) me vendimmarrësit, për të fituar besim të mjaftueshëm, por edhe për të vepruar në interes të publikut. Përveç vendimmarrësve dhe mediave, D4D synon një sërë profilesh të tjera.

logot-web-core-grants-kosovo-04

Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës
Kosovar Centre for Security Studies është një qendër e pavarur e hulumtimit të politikave e fokusuar ndaj zhvillimit dhe reformave të sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. KCSS synon të promovojë zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke forcuar mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë përmes formulimit, zbatimit, monitorimit të reformave dhe politikave të sigurisë. Organizata promovon bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike me fokus të veçantë në sektori i sigurisë, drejtësia dhe sundimi i ligjit, dhe rritja e zërit të shoqërisë civile drejt politikave të ndërtimit të paqes. Përmes punës së saj hulumtuese dhe avokuese, KCSS ka mbuluar një gamë të gjerë të çështjeve të lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimin dhe reformat e sektorit të sigurisë, identifikimin dhe analizimin e rreziqeve të lidhura me sigurinë që rrjedhin nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi i organizuar, roli i grave në sektorin e sigurisë, politika e jashtme dhe sfidat në bashkëpunimin rajonal, si dhe kërcënimet si dezinformimi, sulmet kibernetike dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesi kryesor i punës së KCSS në kuadër të projektit SMART Balkans janë institucionet publike dhe agjencitë ekzekutive që janë të përfshira drejtpërdrejt në politikëbërjen dhe menaxhimin e sigurisë kibernetike dhe sektorët e infrastrukturës kritike. Këto institucione përfshijnë:
• Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB);
• Ministrinë e Mbrojtjes (MM);
• Policinë e Kosovës,
• Agjencinë që do të themelohet për Sigurinë Kibernetike në kuadër të MM-së
• Divizionin për Infrastrukturë Kritike brenda MPB-së.

Këta palë të interesuara publike do të përfitojnë nga ekspertiza e bazuar në hulumtime të KCSS, e cila do të fokusohet kryesisht në vlerësimin dhe monitorimin e nevojave. KCSS do të kontribuojë në përmirësimin e aftësive të institucioneve të lartpërmendura për t’iu përgjigjur më mirë sfidave që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, infrastrukturën kritike dhe dezinformimin.