logot-web-national-interventons-06

DokuFest

Përmbledhje e projektit

Projekti synon promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë. Synimi kryesor i projektit është të inkurajojë dialogun, diversitetin kulturor dhe njohuritë ndërkulturore, duke kontribuar në kohezionin social, paqen dhe pajtimin. Përmes tre kampeve ndërkulturore, pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime, punëtori të bazuara në hulumtim dhe shkëmbim idesh. Ata do të krijojnë produkte audio-vizuale që trajtojnë temat e kampit, duke nxitur lidhjen dhe mirëkuptimin mes komuniteteve. Materialet do të shafqen në një ekspozitë dixhitale në DokuFest dhe do të ketë prezantime shtesë nëpër Kosovë.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm i është nxitja e pajtimit dhe edukimit mediatik e ndërkulturor mes të rinjve në Kosovë përmes krijimit të një platforme të qendrueshme të bazuar në respektin dhe mirëkuptimin reciprok për ndërgjegjësimin e të rinjve për të adresuar paragjykimet dhe narrativat negative mediatike. Objektivat specifikë janë ofrimi i një qendre burimore që ofron qasje në informacion dhe burime mbi kultura të ndryshme dhe duke promovuar mirëkuptimin ndëkulturor; ndërgjegjësimi i të rinjve për të vlerësuar në mënyrë kritike mediat dhe narrativat audioviziveme fokus të veçantë në trajtimin e së kaluarës, tolerancës dhe gjuhës së urrejtjes që con në sjelje të dhunshme, duke rritur imunitetin e tyre ndaj narrativave mediatike ekocentrike.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Përveç grupit të synuar të moshës 18-25 vjeç, përfituesit finalë të projektit do të jenë e gjithë shoqëria dhe rrethi i gjërë i pjesëmarrësve të projektit, pasi besojmë fort se eksperienca e tyre pozitive me pjesëmarrësit e tjerë nga të gjitha komunitetet në Kosovë do të ndryshojë perceptimet e tyre për komunitetet në mënyrë pozitive.

Aktivitetet kryesore

Kampe ndërkulturore “Historitë që tregojmë”;
Zhvillimi i video portreteve 1-2 minuta të pjesëmarrësve;
Zhvillimi i video-intervistave;
Zhvillim i ekspozitës;
Zhvillimi Omnibus me gjatësi 30 minuta.