logot-web-national-interventons-03

Koalicioni i OJQ-ve per Mbrojtjen e Femijeve

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të përforcojë Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në përparimin dhe mirëmbajtjen e qeverisjes së mirë, pjesëmarrjes në proceset e hartimit të politikave, rritjes dhe diversifikimit të fondeve dhe intensifikimin e lobimit. Projekti synon gjithashtu të përforcojë dhe të rrisë përgjegjshmërinë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve përmes monitorimit, lobimit, ngritjes së ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të aktorëve të rëndësishëm.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësohet situata e fëmijëve dhe familjeve në Kosovë. Objektivat specifike të këtij projekti janë përforcimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe organizatave anëtare të tij, si një aktor kyç për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe përforcimi dhe rritja e përgjegjshmërisë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve përmes monitorimit, lobimit, ngritjes së ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të aktorëve të rëndësishëm.
Këto objektiva synojnë të ndihmojnë në rritjen e ndikimit dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke përfshirë koordinimin e organizatave joqeveritare, lobimin për politika të mira dhe ngritjen e ndërgjegjësimit rreth të drejtave të fëmijëve në shoqëri.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Grupet e synuara janë organizatat anëtare të KOMF, fëmijët dhe familjet vulnerabël në Kosovë, vendimmarrësit dhe zyrtarët e rëndësishëm nga nivelet qendrore dhe komunale, profesionistët dhe ofruesit e shërbimeve për fëmijët dhe familjet në nevojë për mbrojtje sociale.

Aktivitetet kryesore

Zhvillimi i një vlerësimi të nevojave të anëtarëve dhe të koalicionit;
Zhvillimi i një “Programi për ngritjen e kapaciteteve” të anëtarëve të Koalicionit, me modulet për Qeverisjen e mirë; Ngritjen e fondeve; Krijimin dhe zbatimin e politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës; Avokimin;
Mbajta e trajnimeve me anëtarët për ngritje të kapaciteteve bazuar në fushat e
përcaktuara në “Programin për ngritjen e kapaciteteve”;
Organizimi i sesioneve të mentorimit “on job training” me organizatat anëtare, në katër
fushat e mësipërme;
Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në komunat kryesore të Kosovës;
Hartimi dhe publikimi i Raportit të Monitorimit mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtje të
Fëmijës;
Organizimi i tryezave rajonale avokuese për të prezantuar dhe përcjellë rekomandimet
e dala nga Raporti i Monitorimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës;
Avokimi për miratimin e legjislacionit drejt mekanizmave vendimmarrës për mbrojtje të
fëmijëve;