logot-web-national-interventons-09

Kosova Education Center (KEC)

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të fuqizojë edukimin mbi median dhe të luftojë dezinformimin në Kosovë përmes një nismë arsimore të gjerë. Objektivat kryesore përfshijnë integrimin e edukimit mediatik në kurrikulat shkollore, themelimin e partneriteteve me organizatat e medias dhe platformat e verifikimit të fakteve, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mendimit kritik dhe gjuhës së medias dixhitale. Duke aftësuar qytetarët, veçanërisht nxënësit, me aftësitë për të analizuar në mënyrë kritike informacionin dhe identifikuar narrativat e rreme, projekti synon të promovojë një shoqëri më të informuar që mund të përballet efektivisht me botën dixhitale dhe të marrë vendime të informuara bazuar në burime të besueshme.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është fuqizimi i të rinjve, familjeve dhe komunitetit për të identifikuar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin dixhital shoqëror. Objektivat specifike janë forcimi i kapaciteteve të të rinjve nga shkollat e mesme të larta përmes ofrimit të trajnimeve, krijimit të partneriteteve mes shkollaveaktivizimi qytetar dhe pilotimit të shërbimit në komunitet.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Të rinjtë të cilët do të mbështeten përmes trajnimeve;
Shkollat që do të mbështeten për krijimin e Klubeve të Medias;
Familjet e përfituesve që do të angazhohen në aktivitetet e Klubeve të Medias;
Komuniteti që do të mbështetet dhe të angazhohet nëpërmjet sesioneve trajnuese, për të përmirësuar kapacitetet e të rriturve (mësues, prindër, pensionistë), në njohjen dhe adresimin e rreziqeve që dalin nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin dixhital shoqëror.

Aktivitetet kryesore

Përzgjedhja e shkollave partnere për projektin;
Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me shkollat dhe themelimi i Klubeve të Medias në shkolla;
Përgatitja dhe ofrimi i paketave trajnuese për Klubet e Medias;
Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve në shkolla nga Klubet e Medias;
Themelimi i Rrjetit joformal të Klubeve të Medias “Të rinjtë për dixhitalizim” nga shkollat partnere;
Publikimi i praktikave të mira në kanalet zyrtare të komunikimit të shkollave partnere;
Hartimi dhe zbatimi i Planit për ofrimin e pwrkrahjes sw familjeve dhe komunitetit nga Klubet e Medias duke u bazuar në metodologjinë “shërbim në komunitet”;
Organizimi i sesioneve trajnuese përmes vizitave “nga dera në derë” për familjet;
Organizimi i fushatave vetëdijësuese mbi transformimin dixhital shoqëror;
Përmbledhja e praktikave të mira dhe prezantimi i tyre nëpërmjet eventit përfundimtar të projektit.