logot-web-national-interventons-04

Open Data Kosovo

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të avancojë dhe promovojë njohuritë dixhitale në Kosovë, duke përfshirë qeverisjen qendrore dhe lokale, organizatat e shoqërisë civile, studentët, mediat, dhe qytetarët në përgjithësi. Objektivat specifike të projektit përfshijnë promovimin e dixhitalizimit dhe përmirësimin e kapaciteteve dixhitale për qeverisjen lokale efektive përmes trajnimeve të personalizuara për zyrtarët komunalë, ndërtimin e aftësive dixhitale dhe ndërgjegjësimin mes studentëve universitarë për të inkorporuar praktikat më të mira në transformimin dixhital, përmirësimin e rolit të OSHC-ve dhe medias në adresimin e sfidave lidhur me Agjendën Dixhitale përmes diskutimeve dhe takimeve të përbashkëta, dhe monitorimin e zbatimin e Agjendës Dixhitale përmes një raporti vjetor me rekomandime shtesë për strategjitë e e-Qeverisjes. Projekti synon si përfitues zyrtarët komunalë, studentët universitarë, OSHC-të, mediat, dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi, duke u fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin e kapaciteteve, rritjen e dialogut, dhe përmirësimin e përvojës dixhitale të studentëve për të mbështetur transformimin dixhital në vend.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm i është avancimi dhe promovimi i njohurive digjitale në Kosovë, duke përfshirë qeverisjen qendrore dhe lokale, si dhe gjithashtu OSHC-të, studentët, mediat, dhe qytetarët si tërësi. Objektivat specifikë janë promovimi i digjitalizimit dhe ngritja e kapaciteteve digjitale për një qeverisje lokale më efektive dhe gjithëpërfshirëse përmes trajnimeve të dizajnuara për zyrtarët komunal; ndërtimi i aftësive digjitale dhe rritja e ndërgjegjësimit të studentëve të universiteteve të targetuara për inkorporimin e praktikave më të mira që lidhen me transformimin digjital (hulumtim rreth ndikimit të pandemisë në digjitalizim dhe përdorimi i sistemeve të automatizuara për edukim); rritja e rolit të OSHC-ve dhe mediave në trajtimin e sfidave që lidhen me Agjendën Digjitale (DA), dhe përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel qendror dhe lokal përmes diskutimeve dhe takimeve të përbashkëta; observim i implementimit të Agjendës Digjitale në nivel vendi përmes përgaditjes së raportit vjetor i cili do të ofrojë rekomandime shtesë në lidhje me strategjitë dhe përpjekjet ekzistuese sa i përket e-Qeverisjes.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Zyrtarët komunal: duke pasur parasysh nevojën për përfshirje të akterëve institucional në implementimin e Agjendës Dixhitale, dhe gjithashtu avansimin e aftësive të tilla tek aktorët nga niveli lokal, trajnimet e propozuara do të synojnë familjarizimin e këtyre aktorëve me komponentët e targetuara në trajnim;
Studentët Universitarë, si pjesë e promovimit të dixhitalizimit si proces, do të ndihmojnë studentët të njihen me temat dhe proceset që po zbatohen në vend lidhur me Agjendën Dixhitale dhe shërbimet dixhitale;
OSHC-të dhe mediat do të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre duke u bazuar në perspektivat e tyre në lidhje me promovimin e temave të përmendura;
Qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin ngushtë zhvillimet më të fundit lidhur me zbatimin e Agjendës Dixhitale jo vetëm në vend, por edhe në komunën e tyre.

Aktivitetet kryesore

Faza fillestare;
Trajnim për zyrtarët komunal;
Takimet ‘TalkDigital’;
Hulumtim mbi shërbimet e automatizuara në universitete;
Observatori i Agjendës Dixhitale;
Event përfundimtar.