logot-web-national-interventons-05

GERMIN

Përmbledhje e projektit

Projekti synon adresimin e nën-përfaqësimit të diasporës në proceset e hartimit të politikave në Kosovë dhe synon të fuqizojë kapacitetin e institucioneve të hartimit të politikave ndërsa promovon partneritete efektive. Duke angazhuar profesionistët nga diaspora dhe duke përmirësuar bashkëpunimin midis diasporës, qeverisë dhe institucioneve të hartimit të politikave, projekti synon të zhvillojë politika inovative, të qëndrueshme dhe përfshirëse që adresojnë sfidat komplekse me të cilat përballen Kosova dhe diaspora e saj. Rezultatet e projektit përfshijnë ndryshime në mendimin, veprimet dhe kapacitetet e palëve të interesuara, duke çuar në ndryshime të qëndrueshme në zhvillimin, angazhimin dhe zbatimin e politikave.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është përmirësimi i proceseve të hartimit të politikave në Kosovë përmes optimizimit të kontributeve të diasporës. Objektivat specifike janë përmirësimi i përfaqësimit të komuniteteve të diasporës në proceset e hartimit të politikave duke promovuar përfshirjen e perspektivave dhe ekspertizës së tyre në zhvillimin e politikave në Kosovë; rritja e kapacitetit të institucioneve politike në Kosovë duke përdorur aftësitë dhe njohuritë e profesionistëve nga diaspora. Duke ofruar ekspertizë në fushën e hulumtimit, formulimit të politikave dhe ndërtimit të rrjeteve, projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e politikave efektive që mund të promovojnë rritje socio-ekonomike të qëndrueshme në Kosovë dhe të forcojë partneritetet midis diasporës, qeverisë dhe institucioneve politike, duke nxitur inovacionin dhe promovuar barazinë gjinore, mundësitë të barabarta dhe përfshirjen e individëve nga grupet e margjinalizuara.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Komunitetet e diasporës jashtë vendit janë përfituesit kryesorë të projektit. Ata do të konsultohen dhe angazhohen gjatë gjithë projektit për të siguruar që nevojat dhe interesat e tyre janë adresuar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përfiton nga këshillimet dhe vlerësimet e vlefshme. Projekti synon të ndikojë në politikat dhe praktikat e qeverisë në lidhje me angazhimin e diasporës.
Komisioni për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kuvendin e Kosovës ka përgjegjësi direkte për temat e projektit. Projekti e mbështet punën e tyre përmes hulumtimit dhe mbështetjes së politikave.
Organizatat e shoqërisë civile janë palët e rëndësishme, që lehtësojnë angazhimin e diasporës. Projekti nxit bashkëpunimin midis shoqërisë civile, diasporës dhe enteve publike.
Ekspertët e fushës ofrojnë perspektiva dhe njohuri të vlefshme, duke kontribuar në objektivat e projektit përmes takimeve dhe diskutimeve virtuale.
Grupet e marginalizuara brenda komuniteteve të diasporës, siç janë gratë dhe individët me përfaqësim të ulët, janë prioritet për përfshirje dhe përfaqësim.
Autoritetet qeveritare, duke përfshirë parlamentin dhe ministritë përkatëse, luajnë një rol të rëndësishëm. Projekti advokon nevojat e komuniteteve të diasporës dhe synon të ndikojë në politikat dhe praktikat e qeverisë në lidhje me angazhimin e diasporës.

Aktivitetet kryesore

Analiza e nevojave të diasporës dhe identifikimi i problemeve;
6 diskutime publike “Agora” në komunitetet diasporike;
Themelimi i një grupi këshillues për diasporën;
Takime virtuale dhe diskutime tematike;
Përgatitja e Politikave të Shkurtra Tematike;
Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës;
Takime Avokuese me Institucionet Përgjegjëse;
Krijimi i një Mekanizmi Mbikëqyrës;
Zhvillimi i një Fushate Informative Online;
Konferenca përfundimtare.