logot-web-national-interventons-01

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale

Përmbledhje e projektit

Projekti synon të përdorë një qasje ndërthurëse të intervenimit, në katër dimensione: i. fuqizimi i kapaciteteve të OSHC-ve për iniciativat komunitare; ii. forcimi i rolit, avancimi i mjeteve dhe praktikave që shoqëria civile të kthehet në artikulues dhe ndër-lehtësues mes komuniteteve lokale dhe komunave; iii. rrjetëzimi si dhe përkrahja tematike dhe profesionale nga KLGI, duke shërbyer si ‘inkubator i ideve dhe iniciativave’ në mes komunave dhe OSHC-ve lokale; iv. shkëmbimi i praktikave dhe modeleve rajonale. Projekti është një qasje e re që synon të përmirësojë mjedisin komunal të bashkëpunimit mes grupeve përfaqësuese, komuniteteve lokale dhe komunave nëpërmes një roli aktiv të OSHC-ve.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është fuqizimi i qeverisjes lokale, nëpërmjet avancimit të dialogut dhe politikave ndër-institucionale, ngritjes së kapaciteteve, rritjes së rolit të shoqërisë civile, nxitjes së digjitalizimit dhe inovacionit si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Objektivat specifike janë forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve lokale për zhvillimin e iniciativave komunitare; rritja e pjesëmarrjes dhe kontributit të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, në politik-bërje nëpërmjet fasilitimit të OSHC-ve; përfshirja në platformën e KLGI (inkubatorit) për mbështetje tematike te OSHC-ve në bashkë krijimin e politikave lokale dhe partneriteti regjional i OSHC-ve në krijimin e rrjeteve, ndarjen e praktikave dhe modeleve.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Tetë komuna, një OSHC lokale me njëzet e katër anëtarë, tre grupe përfaqësuese me shtatëdhjetë e dy pjesëmarrës/aktivistë socialë dhe njëzet e katër përfaqësues institucionalë/mekanizma komunalë.

Aktivitetet kryesore

Trajnimet modulare të avancuara për OSHC-të;
Angazhimi i OSHC-ve (ndër-lehtësimi) në komunitetet lokale (grupet e nën-përfaqësuara) dhe Institucionet lokale;
Platforma e përkrahjes tematike dhe profesionale (KLGI platform);
Ndërtimi i rrjetit shkëmbimi i përvojave dhe adaptimi i modeleve.