logot-web-national-interventons-03

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

Përmbledhje e projektit

Përmes këtij projekti, ne synojmë që organizatat e shoqërisë civile, të cilat punojnë në fushën e të drejtave të grave, të mobilizohen dhe të ekspozojnë përdorimin e reformave të barazisë gjinore në politikë për qëllime strategjike dhe të ndërgjegjësojnë publikun rreth impaktit të këtyre reformave në komunitet. Për të përmbushur këtë qëllim, ndërhyrjet do të fokusohen në (a) forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave për grumbullimin dhe komunikimin e evidencës shkencore rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë; (b) fuqizimin e rrjetit të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave duke nxitur më shumë bashkëpunim dhe reagim rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë; dhe (3) ndërgjegjësimin e publikut rreth përdorimit dhe zbatimit të reformave të barazisë gjinore në politikë dhe impaktit të tyre në komunitet. Teoria e ndryshimit, e cila qëndron në themel të këtij projekti, është që forcimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile—kombinuar me ndërgjegjësimin e publikut—do të çojnë, gradualisht, në përmirësimin e qeverisjes në vend.

Qëllimet e projektit

Qëllimi është që të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave për grumbullimin dhe komunikimin e evidencës shkencore rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë; të fuqizojë rrjetin e organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave duke nxitur më shumë bashkëpunim dhe reagim rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë dhe të ndërgjegjësojë publikun rreth përdorimit dhe zbatimit të reformave të barazisë gjinore në politikë dhe impaktit të tyre në komunitet.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Organizatat e shoqërisë civile: Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe menaxhuese; Forcimi i bashkëpunimit, mobilizimit, dhe reagimit; Forcimi i lidhjes me situatën lokale, kombëtare, dhe rajonale.
Publiku: Përmes projektit ne synojmë të informojmë publikun dhe të nisim një debat që mbështetet në fakte dhe jo mite. Kjo qasje, gradualisht, mund të dobësojë skepticizmin me përfaqësimin e grave në politikë.
Partitë politike: organizatat e shoqërisë civile do të kenë përmirësuar kapacitetet menaxhuese—do të kenë punuar me stafet e tyre për të ndërvepruar me aktorët politikë në mënyrë efektive, veçanërisht në mjedisin e vështirë politik shqiptar.
Komuniteti ndërkombëtar në vend: Nërhyrja e propozuar do të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar në vend se pse është e rëndësishme të shohin përtej numrave.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet do të grupohen në katër blloqe: (a) rritja e kapaciteteve, (b) grumbullimi i të dhënave, (c) mobilizim dhe reagim, dhe (d) edukimi i publikut. Aktivitetet lidhen me teorinë e ndryshimit që qëndron në themel të projektit: forcimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile—kombinuar me ndërgjegjësimin e publikut—do të çojnë, gradualisht, në përmirësimin e qeverisjes në vend.

logot-web-national-interventons-04

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim

Përmbledhje e projektit

Projekti fokusohet në përmirësimin të drejtave dixhitale dhe kibernetike në Shqipëri, veçanërisht tek organizatat vendore të shoqërisë civile dhe qytetarët e rinj. Duke konsideruar rritjet e shkeljeve të të drejtave dixhitale në vitet e fundit, si publikimi dhe qarkullimi i paautorizuar i të dhënave personale, objektivi i përgjithshëm i projektit është të forcojë organizatat e shoqërisë civile për të adresuar çështjet e të drejtave dixhitale dhe kibernetike dhe të fuqizojë të rinjtë shqiptarë për të mbrojtur veten nga rreziqet në internet duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat dixhitale. Projekti përfshin ndërgjegjësimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të rinjve, fuqizimin e të rinjve për të përdorur me siguri mundësitë e shumta dixhitale, nisjen e një programi Ambasadorësh të të Drejtave Dixhitale dhe Kibernetike dhe promovimin e bashkëpunimit midis të rinjve shqiptarë. Do të organizohet një Festival Kombëtar i të Drejtave Dixhitale dhe do të zhvillohet dhe promovohet një set mjetesh për të drejtat dixhitale dhe kibernetike për organizatat vendore të shoqërisë civile, së bashku me një fushatë në internet për të drejtat dixhitale.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është që organizatat lokale të shoqërisë civile të jenë më forta për të adresuar çështjet e të drejtave digjitale dhe sigurisë kibernetike, dhe të rinjtë shqiptarë të jenë te fuqizuar për t’u mbrojtur nga rreziqet e internetit dhe jane të vetdijshëm mbi të drejtat e tyre digjitale dhe si ti praktikojnë dhe mbrojnë ato.
Objektivat specifikë janë (i) të ndërgjegjësojë dhe të aftësojë organizatat e
shoqërisë civile për të adresuar çështje të të drejtave digjitale dhe sigurisë kibernetike; (ii) të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi të drejtat digjitale; (iii) të aftësojë të rinjtë si të jenë të sigurt në botën digjitale; (iv) krijimin e programit Ambasadorët e të drejtave digjitale dhe sigurisë kibernetike dhe (v) të rrisë bashkëpunimin mes të rinjëve në Shqipëri mbi çështjet e të drejtave digjitale duke shfrytezuar platformat online.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Projekti do të synojë përfshirjen e nëntë organizatave lokale të shoqërisë civile në Shkodër, Tiranë, Pogradec dhe Fier/Vlorë, pesëmbëdhjetë Ambasadorë të të Drejtave Dixhitale të rinj dhe tetëdhjetë të rinj nga Shkodra, Tiranë, Pogradeci dhe Fieri/Vlora. Përfundimisht, përfituesit e këtij projekti do të përfshijnë 25 organizata lokale të shoqërisë civile dhe 500 të rinj të përbërë nga studentë, nxënës të shkollave të mesme, mësues dhe aktivistë të rinj.

Grupet e synuara dhe përfituesit do të përfitojnë nga projekti në vijimësi:
Së pari, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke pajisur nëntë organizata lokale të shoqërisë civile me njohuri dhe mjete për të trajtuar dhe adresuar çështjet lidhur me të drejtat dixhitale dhe kibernetike, këto organizata do të jenë më të përgatitura për të mbrojtur mjediset e tyre dixhitale dhe ato të komuniteteve të cilat shërbejnë. Përveç kësaj, trajnimi i drejtpërdrejtë i 80 të rinjve nga katër qytete mbi mbrojtjen e të drejtave dixhitale dhe kibernetike do të kultivojë një grup të rinjsh të informuar që mund të veprojnë si mbrojtës të parë të këtyre të drejtave. Gjithashtu, 500 përfitues të përfshirë indirekt do të informohen për këto çështje kritike, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke kultivuar një kulturë komunitare të kujdesit ndaj rreziqeve onlinee.

Projekti gjithashtu do të ofrojë një set mjeshtrash të qasshëm mbi të drejtat dixhitale dhe kibernetike, duke shërbyer si burim i çmuar për organizatat e shoqërisë civile. Përveç kësaj, organizimi i një Festivali Kombëtar të të Drejtave Dixhitale do të ofrojë një platformë për dialog lokal dhe kombëtar rreth të drejtave dixhitale, duke angazhuar një grup të gjerë të palëve të interesuara.

Për më tepër, krijimi i një folderi elektronik për të drejtat dixhitale do të sigurojë qasje të lehtë në informacionin relevant, duke lehtësuar një proces të vazhdueshëm të mësimit dhe duke kontribuar në një kuptim të përbashkët të të drejtave dixhitale dhe kibernetike. Përmes një fushate online, ky projekt do të përhapë informacion dhe do të ngritë ndërgjegjësim mbi këto çështje kyçe, duke arritur një audienca edhe më të gjerë.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet kryesore të projektit janë:
• Hartimi i planit të punës dhe fillimi i projektit.
• Përfshirja e mentorëve dhe përgatitja e paketave mentoruese.
• Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile.
• Trajnimi i të rinjve.
• Ambasadorë të të Drejtave Dixhitale dhe Kibernetike.
• Krijimi i folderit elektronik për të drejtat dixhitale.
• Krijimi i Setit të Mjeteve për të drejtat dixhitale dhe kibernetike për organizatat e shoqërisë civile lokale.
• Festivali Kombëtar i të Drejtave Dixhitale.
• Diskutime të drejtuara nga të rinjtë mbi të drejtat dixhitale – Diskutime mbi të drejtat dixhitale nga të rinj për të rinj.
• Festivali Kombëtar i të Drejtave Dixhitale në Shkodër.
• Shpërndarja e gjerë e Setit të Mjeteve për organizatat lokale të shoqërisë civile.
• Fushata online për të drejtat dixhitale dhe Kibernetike.

logot-web-national-interventons-02

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Përmbledhje e projektit

Projekti synon që fëmijët dhe të rinjtë të informohen, të përfitojnë nga kapacitetet dhe të angazhohen në programet e sigurisë kibernetike në komunitetet ku ata jetojnë, të realizuara në koordinim të plotë me shkollat, me përfaqësuesit e komuniteteve ku jetojnë si dhe me mbështetjen e strukturave të mbrojtjes së fëmijëve. Gjithashtu, profesionistë të tillë si punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, mësuesit, ekipet psikosociale në shkolla, oficerët e policisë dhe punonjësit do të forcojnë njohuritë e tyre për reagimin ndaj rasteve të fëmijëve të identifikuar në rrezik dhe në një qasje parandaluese. Projekti do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri dhe në zonat e synuara Bashkitë Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Durrës.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik, duke edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë online për fëmijët dhe të rinjtë.
Objektivat specifikë janë (i) promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në botën digjitale dhe ndërgjegjësimi i aktorëve publikë për sigurinë e tyre dhe (ii) forcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për sigurinë kibernetike të fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet nismave të koordinuara dhe zhvillimit të kapaciteteve dhe njohurive.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Përfitues direkt:
– Fëmijë dhe të rinj të grupmoshës 9- 18 vjeç;
– Prindër;
– Mësues dhe staf psikosocial në shkolla;
– Punonjës të mbrojtjes së fëmijëve
– Oficerë të policisë gjyqësore, prokurorë;
– Përfaqësues të AKCESK, ASHMDF –
Përfitues jodirekt:
– Anëtarë komuniteti;
– Institucionet publike dhe jopublike
– Sektori privat

Aktivitetet kryesore

•Ndërgjegjësim i aktorëve publikë, prindërve në veçanti, përmes bisedave, tryezave, debateve etj. mbi rëndësinë e zhvillimit digjital të fëmijëve, rreziqeve online dhe pjesëmarrjes së tyre për zhvillimin e shoqërisë.
• Ndërgjegjësimi i komuniteteve vulnerabël mbi normat e dëmshme sociale, gjininë dhe trafikimin duke përfshirë abuzimin dhe shfrytëzimin seksual online, si dhe gjuhën e urrejtjes.
•Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimit të shërbim ofruesve për identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik/dhe/ose viktima nga shfrytëzimi apo bullizmi online.
• Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i programeve të trajnimit, me autoritetin përgjegjës për sigurinë kibernetike dhe ASHDMF për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve (të punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve dhe policisë, dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese të sistemit të drejtësisë), me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë së fëmijëve në mjedisin online.
• Koordinimi me autoritetin përgjegjës për sigurinë kibernetike për bashkërendimin e punës për të trajtuar në kohë reale nëpërmjet sistemit/platformës së raportimit të faqeve me përmbajtje të paligjshme, raportimet e bëra në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.
• Angazhimi i të rinjve në botën digjitale dhe programet e sigurisë kibernetike (dizenjimi i programeve me të rinjtë për të bashkëpunuar me komunitetin dhe parandaluar kërcënimin, shfrytëzimin dhe trafikimin online)
•Nxitja e ideve novatore nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin privat në hackathlon-in “UneHackpërSigurinëOnline” nga dhe për fëmijët

logot-web-national-interventons-01

AOS – Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë

Përmbledhje e projektit

Projekti do të adresojë ruajtjen e integritetit territorial dhe ekologjik të tre Parqeve Kombëtare, të njohura nga IUCN dhe ligjësia kombëtare si Zona e Mbrojtur e Kategorisë II (ZM):
1. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta,
2. Parku Kombëtar i Butrintit, dhe
3. Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.Tre Zonat e Mbrojtura më sipër kanë pësuar së fundmi reduktimet më të mëdha në sipërfaqe e territor si pasojë e dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave Nr. 59/2022 dhe Nr.60/2022. Për të njohur dhe ruajtur më mirë këto ekosisteme projekti përmes (PA – BAT+), një metode holistike, inovative, koherente dhe gjithëpërfshirëse të vlerësimit të Zonave të Mbrojtura e krijuar nga IUCN, do të adresojë mbrojtjen e tre Parqeve Kombëtare përmes vlerësimit të shërbimeve ekosistemike që këto zona ofrojnë në dobi të komuniteteve vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ruajë integritetin territorial, gjeografik dhe socio-ekologjik të Zonave të Mbrojtura, nëpëmjet advokimit dhe garantimit të vendim-marrjes që të mbështesi modele e strategji innovative, shkencore, gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për vlerësimin dhe mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura.

Grupet e synuara dhe përfituesit

  1. Gjithë rrjeti i organizatave mjedisore;
  2. Komunitete vendore në Zonat e Mbrojtura të përzgjedhura;
  3. Komunitete vendore në tërësinë e rrjetit të Zonave të Mbrojtura;
  4. Publiku i gjerë;
  5. Administrata qendrore përgjegjëse për politikat dhe vendim-marrjen mjedisore.

Aktivitetet kryesore:

• Takime me ekspertë dhe autoritete private dhe publike me ndikim në procesin e vendimmarrjes dhe shoqërinë civile.
• Propozime për amendime të kuadrit ligjor dhe institucional të ZM-ve.
• Strategji për ZM me udhëzime ligjore teknike përmes rekomandimeve të praktikave më të mira.
• Forum Kombëtar për ndërgjegjësim të plotë me specialistë të fushës, me përfaqësues të koalicionit, shoqërisë civile dhe komunitetit shkencor të përfshirë ngushtë me çështjen.
• Takime dhe vizita në terren me aktorë të ndryshëm të komunitetit, intervista me komunitetin lokal.
• Publikimi i artikujve/informacioneve të ngritjes së ndërgjegjësimit në rrjetet sociale të AOS-it.
• Pjesëmarrje në intervista televizive, radio/podcast, si dhe artikuj dhe publikime hulumtuese në platforma kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Konferencë shtypi lidhur me çështjen.
• Prodhimi, shpërndarja dhe dizajni i videove, reportazheve në rrjetet sociale dhe më gjerë.
• Takime sociale dhe interaktive me palët e interesuara për të diskutuar mbi Zonat e Mbrojtura.

 

logot-partnere-smart-Kosovo-08

Mural Fest Kosova

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të përshtatet me nevojat dhe kufizimet e rajonit të Ferizajt, duke marrë parasysh konsultimet me palët e interesuara, duke rritur ndikimin e qytetarëve dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në zhvillimet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përmes aktiviteteve artistike, Mural Fest Kosova promovon fuqinë e artit për të bashkuar njerëzit dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për çështje të rëndësishme, duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe krijimin e një shoqërie më të fortë, më të qëndrueshme dhe më aktive.

 

Qëllimet e projektit

Qëllimi i projektit është përmirësimi i qeverisjes dhe krijimi i një shoqërie më të fortë, më të qëndrueshme dhe më aktive në qytetin e Ferizajt. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe përfshirjes së palëve të interesuara, projekti synon të koordinojë ndërhyrjet në hapësirat publike në përputhje me nevojat dhe kufizimet e zonës.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Të rinjtë e moshës 15-25 vjeç;
  • Grupet e të rinjve të margjinalizuar;
  • Banorët e Komunës së Ferizajt
  • Aktivistë të shoqërisë civile;
  • Përfaqësues nga institucionet dhe përfaqësues politikë.

 

Aktivitetet kryesore

  • Ndërhyrje artistike në publik;
  • Krijimi i muralit;
  • Publikimi i dokumentarit.
logot-partnere-smart-Kosovo-02

Anibar

Përmbledhja e projektit

Projekti synon organizimin e një festivali ndërkombëtar të animacionit në Kosovë, konkretisht në qytetin e Pejës. Ai përfshin ndër të tjera shfaqjen e 250 filmave të animuar, zhvillimin e tre skenarëve të animacionit dhe Akademinë e Animacionit. Projekti adreson sfidat me të cilat përballet sektori kulturor dhe artistik në Kosovë duke promovuar animacionin, kulturën dhe artin si mjete të aktivizmit qytetar. Ai synon gjithashtu të rrisë aftësitë, mundësitë e prodhimit dhe shkëmbimet kulturore.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të shfrytëzojë kulturën dhe filmin për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror dhe zhvillimin e kapaciteteve për përdorimin e filmit si mjet edukativ, ngritjen e vëmendjes ndaj çështjeve sociale dhe të të drejtave të njeriut përmes animacionit dhe platformës së festivalit, përmirësimin e zhvillimit artistik, fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e rrjeteve me industrinë e filmit të animuar në Kosovë dhe vendet fqinje.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Artistët dhe animatorët e rinj në Kosovë;
  • Audienca kinematografike në Kosovë;
  • Artistë profesionistë nga rajoni;
  • Bashkësitë lokale dhe komunat.

 

Aktivitetet kryesore

  • Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar;
  • Programi Pitching.
logot-partnere-smart-Kosovo-09

ProActive

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të adresojë çështjen e pasivitetit të të rinjve në komunën e Kamenicës dhe mungesën e përfshirjes së pushtetit lokal në komunikimin publik duke fuqizuar një grup të rinjsh nga ky komunitet në fushën e qeverisjes lokale dhe monitorimin e punës së institucioneve vedore. Grupi i përzgjedhur do të jetë i balancuar për sa i përket përfaqësimit gjinor dhe territorial, si dhe do të promovojë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen vendore për të mirën e qytetarëve.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për sistemin e qeverisjes lokale të Kamenicës dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes lokale përmes shpërndarjes së duhur të informacionit tek komuniteti lokal. Nëpërmjet aktiviteteve të angazhimit të të rinjve, qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit të tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe inkurajimi i tyre që të përfshihen dhe të kenë ndikim në proceset vendimmarrëse. Gjithashtu, projekti synon të informojë komunitetin lokal për zhvillimet aktuale dhe të krijojë një kanal të hapur dhe të drejtë komunikimi ndërmjet qeverisjes vendore dhe qytetarëve.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Të rinjtë e moshës 18-24 vjeç;
  • Zyrtarët e Komunës së Kamenicës (kryetar, drejtorë, nëpunës civilë);
  • Qytetarët e Komunës së Kamenicës.

 

Aktivitetet kryesore

  • Monitorimi i seancave të Kuvendit Komunal;
  • Prodhimi i përmbajtjes tematike lidhur me qeverisjen vendore.
logot-partnere-smart-Kosovo-05

Udruzennje mladih – Mlada aktivna Gracanica

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të adresojë problemin e vend grumbullimeve ilegale të mbeturinave në komunat qendrore të Kosovës. Ai synon të zbusë efektet negative të këtyre vendeve në komunitetin lokal dhe mjedisin duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe duke inkurajuar përfshirjen e tyre aktive në zgjidhjen e problemeve mjedisore. Projekti synon të arrijë qëllimet e tij përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe edukimit për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve. Projekti fokusohet kryesisht në komunat si Graçanica, Fushë Kosova, Obiliq dhe Prishtina, ku hedhja ilegale ka pasoja të konsiderueshme.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të reduktojë vendet e hedhjes së paligjshme të mbeturinave, të rrisë ndërgjegjësimin për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe të promovojë bashkëpunimin midis komuniteteve. Ai përfshin angazhimin e të rinjve, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në fushata ndërgjegjësimi dhe organizimin e diskutimeve, seminareve dhe debateve lidhur me ruajtjen e mjedisit.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Qytetarët e komunave;
  • Organizatat e shoqërisë civile;
  • Institucionet publike;
  • Të rinj nga bashkësitë e ndryshme etnike.

 

Aktivitetet kryesore

  • Fushata promovuese;
  • Organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe debateve.

 

logot-partnere-smart-Kosovo-10

Sundimi i Demokracise ne Kosove

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të adresojë çështjet e pjesëmarrjes së dobët të të rinjve në proceset vendimmarrëse lokale. Komunat nuk kanë zhvilluar mekanizma të qëndrueshëm rinorë dhe nuk i kanë përfshirë të rinjtë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave për ta. Vazhdon të ketë një hendek midis strukturave të dedikuara rinore dhe burimeve financiare dhe planifikimit të aktiviteteve në bashkëpunim me të rinjtë. Ky projekt synon të përdorë modelin “Community Score Card” për të angazhuar strukturat rinore dhe autoritetet komunale në dialog kuptimplotë dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave më të mira rinore në nivel lokal.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të përfshijë palët relevante të interesit në nivel lokal, duke shfrytëzuar modelin e “Community Score Card”, si autoritetet komunale, organizatat e shoqërisë civile, klubet rinore, këshillat e studentëve, studentët dhe të tjerë, në vlerësimin dhe zhvillimin e lokaleve. politikat rinore.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

Të rinjtë nga Komuna e Podujevës, duke përfshirë organizatat rinore dhe klubet e ndryshme rinore, si dhe autoritetet komunale, veçanërisht sektori i rinisë.

 

Aktivitetet kryesore

  • Fokus grupe me të rinjtë dhe autoritetet komunale;
  • Hulumtimi i gjetjeve nga fokus grupet fillestare;
  • Identifikimi i çështjeve/indikatorëve dhe përgatitja e Matricave të Vlerësimit;
  • Takimi konsultues;
  • Workshop për zhvillimin e Planit të Veprimit;
  • Finalizimi i Planit të Veprimit për Rininë.
logot-partnere-smart-Kosovo-06

Green Art Center- Prishtina

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të edukojë shoqërinë në fushën e medias si garanci për ruajtjen e paqes, parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe rritjen e kohezionit social, duke marrë parasysh sfidat e medias si dezinformimi dhe propaganda. Në kontekstin e Komunës së Obiliqit, një komunë multietnike në Kosovë, projekti synon të adresojë ndikimin e dezinformatave në paqen dhe sigurinë ndëretnike.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të ofrojë informacion dhe të zhvillojë kompetencat mediatike të të rinjve, duke adresuar sfidat e dezinformimit si kërcënim për sigurinë, paqen dhe kohezionin social. Gjithashtu, projekti përfshin shpërndarjen e materialeve edukative dhe sensibilizuese si video për banorët e Komunës së Obiliqit.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Individët e moshës 16 vjeç e lart;
  • Studentë të shkencave politike, gazetarisë dhe komunikimit masiv.

 

Aktivitetet kryesore

  • Organizimi i 2 fokus grupeve;
  • Realizimi i një workshop për edukimin mediatik;
  • Panel diskutimi
  • Workshop për krijimin e videove me përmbajtje edukative dhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e edukimit mediatik;
  • Hartimi i një broshure online mbi rëndësinë e edukimit mediatik;
  • Shfaqja e videove në faqet e internetit të komunave, platformat mediatike dhe platformat e organizatave;
  • Shpërndarja e broshurave nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Obiliqit;
  • Takimi përmbyllës