trrr

Trajnim“Komunikimin strategjik dhe krijimin e përmbajtjes mediatike për OSHC-të”, 30 nëntor 2023

Më 30 nëntor 2023, u mbajt në Tiranë trajnimi i fokusuar në “Komunikimin strategjik dhe krijimin e përmbajtjes mediatike për OSHC-të”.
Anila Salianji, Menaxhere Projekti, në fjalën e saj hapëse theksoi se SMARTBalkans synon forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe proceseve integruese euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OSHC-ve për një rol më të fortë dhe aktiv .

Valbona Sulçe, Eksperte e Medias dhe Komunikimit e filloi trajnimin duke pyetur nëse komunikimi është një cilësi e lindur apo një aftësi e fituar me kohën. Ajo shpjegoi elementët kryesorë të komunikimit dhe shtoi se duhet të pëdoren me kujdes për të siguruar transmetimin e mesazhit në mënyrë të saktë. Gjithashtu, Sulçe u shpreh se komunikimi përdoret për të ndikuar mbi sjelljet e individëve, si dhe për të motivuar njerëzit të angazhohen në veprimtari të caktuara. Ekspertja deklaroi se mbi 70% e përpjekjeve tona për komunikim janë të prirura të keqkuptohen, të refuzohen ose të mos dëgjohen.
Pjesa e dytë e trajnimit u përqëndrua në krijimin e një strategjie komunikimi. Sulçe tha se OSHC-të duhet të krijojnë një plan vizibiliteti për të arritur objektivat e organizatës, për të angazhuar dhe ndërtuar marrëdhëniet me aktorë të ndryshëm dhe për të promovuar punën e tyre. Për të përshtatur strategjitë e komunikimit në mënyrë efektive, ajo i këshilloi pjesëmarrësit që të krijojnë një profil audience dhe të hulumtojnë mënyrën se si merret informacioni. Më tej, ajo analizoi pavarësinë e mediave; standardet etike në raportimin e tyre si dhe natyrën e përmbajtjen e reklamave. Në këtë kontekst, ajo theksoi se është e rëndësishme të kuptohet tregu mediatik dhe periudha kohore kur ka më shumë shikueshmëri.

Ky trajnim ofroi të gjitha pika e nevojshme për OSHC-të për të përmirësuar komunikimin dhe rritur ndërveprimin. Është thelbësore që përfaqësuesit e OSHC-ve të kuptojnë se si të krijojnë përmbajtje tërheqëse, të përdorin elemente vizuale dhe të prezantohen sa më mire në media.

Me shume informacion gjeni këtu:

Si mund të komunikojnë Organizatat e Shoqërisë Civile në mënyrë më efektive?

Tags: No tags