m1

Vizitat Monitoruese në Shqipëri, nëntor 2023

Përgjatë muajit Nëntor, përmbyllem me sukses vizitat monitoruese në kuadër të granteve për Iniciativa Lokale, Media dhe Granteve Kreative. Ekipi i SMART Balkans vizitoi nga afër partnerët bashkëpunues në Tiranë dhe Elbasan, duke u ndalur tek “Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë”, “Albania Fokus”, “Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri”, dhe “Lëvizja Rinore Rome dhe Egjiptiane”. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në kuadër të skemës së granteve, sfidat dhe mundësitë e identifikuara nga organizatat si dhe rezultatet e arritura në kuadër të iniciativave që ata kanë zbatuar përgjatë gjithë 2023.

Nëpërmjet platformës Zoom, ekipi i SMART Balkans u ndal tek “Organizata për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, “Shoqata Përdoruesit e Pyjeve dhe Kullotave (SIRA)” dhe organizata “Social Inclusion for Development”. Bashkë me ta, jo vetëm identifikuam sfdat që organizatat lokale hasin në zbatimin e projekteve por edhe raste suksesi të cilat vijnë si rezultat i punës dhe përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për mobilizimin e aktorëve lokal dhe adresimin e problematikave kryesisht pranë institucioneve lokale dhe komunitetit.

Kryefjalë e këtyre takimeve duket se ishte gjithëpërfshirja dhe diversiteti që lidhen jo vetëm me çështjet e adresuara nëpërmjet iniciativave por edhe grupet e synuara.

SMART Balkans vijon të përmbushë misionin e tij i cili synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive  gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Ballkanin Perendimor.

Përgjat muajit Dhjetor 2023, SMART Balkans vjen me mundësi të reja, ndaj qëndroni të përditësuar në kanalet tona të komunikimit!

Tags: No tags