sira ros

Pesëqind fidanë pishe të zezë u mbollën në Topojan, Kukës

Pesëqind fidanë pishe të zezë u mbollën në Topojan, si pjesë e projektit të SIRA-s “Angazhim dhe Vendim-marrje komunitiare për mbrotjen e Lumit Luma në Kukës”.
Përgatitja e tokës u bë gjatë javës së parë, dhe pastaj ekipi i vullnetarëve mbollën fidanët në javën e dytë, pavarësisht rënies së temperaturave. Pishat u mbollën në një territor të veçuar malor, duke i lejuar SIRA-s të monitorojë lehtësisht rritjen e tyre. Përkrahja dhe pjesëmarrja e komunitetit ishte thelbësore për mbarëvajtjen e punës.

Ky aktivitet nuk nuk ishte thjesht një proces disa ditor për mbjellje fidanësh, por një fushatë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit. Pishat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e ekosistemeve tona. Të rinjtë që u angazhuan në mbjellje dëgjuan me vemendje përfaqësuesit e organizatës SIRA, të cilët folën për rëndësinë e mjedisit në cilësinë e jetës. Një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien fizike dhe mendore të individëve. Ajri i pastër, uji dhe hapësirat e gjelbërta kontribuojnë në një stil jetese më të shëndetshëm, ndërsa fokusi në qëndrueshmërinë mjedisore siguron jetëgjatësinë e burimeve për brezat e ardhshëm.

Efektet negative të dëmeve në pyje kanë ndikuar thellë, duke prekur tërësisht jetën e banorëve vendas dhe stabilitetin ekonomik të zonës. Organizatorët theksuan se objektivat e tyre shtrihen përtej ruajtjes së thjeshtë; ata synojnë të menaxhojnë dhe përdorin efektivisht burimet natyrore për të garantuar zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Pengimi i ndërhyrjeve në lumin Luma hap rrugën për rininë për të krijuar biznese veçanërisht në agroturizëm.

Tags: No tags