Screenshot 2023-12-14 012145

Democracy Plus

Demokraci Plus (D+) është organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse e themeluar në mars të vitit 2016. D+ është e përkushtuar për krijimin e një shoqërie demokratike përmes rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procese politike, rritjes së llogaridhënies dhe ndikimi në proceset e vendimmarrjes. D+ tenton integrimin e teknologjisë informative në të gjitha përpjekjet, për të nxitur përdorimin e internetit, i cili ka rol të rëndësishëm në demokratizimin e një shoqërie. Organizata synon që të kontribuojë në krijimin e praktikave për qeverisje të mirë nga institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e partive politike, si dhe përkrahjen e proceseve të lira dhe të drejta zgjedhore. D+ ndërmerr iniciativa që kanë për qëllim afrimin e vendimmarrësve më afër qytetarëve përmes hulumtimeve të politikave, lehtësimit të dialogut apo komunikimit dhe edukimit publik.

Përfituesit kryesorë të punës së organizatës janë:

Gjatë tre viteve të fundit, D+, nëpërmjet ndihmës së ofruar Kuvendit të Kosovës në monitorimin e zbatimit të ligjeve, ka dhënë dhjetëra rekomandime për përmirësimin e legjislacionit; ka ofruar praktikantë në pothuajse të gjitha komitetet parlamentare të Kuvendit të Kosovës për të ndihmuar deputetët në monitorimin e ligjeve dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët. D+ ka forcuar pjesëmarrjen e grave dhe burrave në proceset e vendimmarrjes nëpërmjet reagimeve publike dhe mbi 300 daljeve mediatike, infografikëve, videove, artikujve të prodhuar dhe të shpërndarë gjerësisht. Organizata ka avokuar për shpenzime transparente të fondeve publike duke monitoruar mbi 200 tendera. D+ ka lehtësuar komunikimin e qytetarëve me kandidatët për kryetarë komunash gjatë zgjedhjeve të vitit 2022, ka vazhduar të mirëmbajë platformat online duke përfshirë NDREQE.COM (mbi 5000 raporte, dhe pothuajse 4000 përditësime); Portalin e Rezultateve të Zgjedhjeve në Kosovë (është një platformë për analizimin e rezultateve të rreth 10 llojeve të zgjedhjeve) dhe Kursin për Fake News.

Tags: No tags