Screenshot 2023-12-14 014322

Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim- TOKA

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

TOKA është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Prishtinë që punon në fushën e arsimit dhe rinisë-zhvillimit. Duke përdorur metoda novatore mësimdhënieje, “duke mësuar-duke bërë” dhe në mënyrë vullnetare përpiqet të sigurojë aftësi të rëndësishme që duhet të zbulojnë potencialin e plotë të vajzave dhe djemve të rinj të pafavorizuar.

Nga viti 2015, TOKA e realizon këtë mision përmes:

  • Zbatimit të programeve që zhvillojnë aftësitë, punësimin dhe qytetarinë aktive të të rinjve
  • Rritja e kapaciteteve për indivdët të cilët punojnë me të rinjtë – mbi 300 mësues dhe punonjës të trajnuar, dhe më shumë se 100 shkolla kanë marrë pjesë në programet tona;
  • Lobimit për politika më të mira dhe ofrimin e ndihmës praktike në fushat e arsimit dhe zhvillimit të rinisë – në nivelin lokal dhe qendror.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesit drejtpërdrejt përfshijnë shkollat, të rinjtë dhe studentët, hartuesit e politikave dhe institucionet shtetërore.

Tags: No tags