17

Fondacioni Shtatëmbëdhjetë

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Fondacioni Shtatëmbëdhjetë u themelua në vitin 2018 në Prishtinë, bazuar në nevojën për rifunksionalizimin e hapësirave alternative publike. Shtatëmbëdhjetë ka vizion që qytetarët e të gjitha gjinive të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë kuptimplotë dhe të lirë në komunitet dhe jetën publike përmes kulturës, edukimit dhe aktivizmit. Misioni i tij është të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri përmes fuqizimit të komuniteteve me anë të aktivizmit kulturor. Prioritetet përfshijnë:

  • Hapësirën publike
  • Aktivizmin kulturor, politikbërjen, avokimin
  • Ambientin
  • Çështjet Gjinore
  • Zhvillimin e komunitetit dhe bashkëpunimin
  • Demokracinë dhe të drejtat e njeriut
  • F17 ka themeluar dhe menaxhon tre hapësira: Hapësira e Projektit 17, Galeria 17 dhe Rezidenca 17, të cilat shërbejnë si hapësira për edukim dhe aktivizëm.

Përfituesit kryesorë të punës së organizatës janë:

Gjatë tre viteve të fundit, F17 ka përfshirë drejtpërdrejt mbi 25 mijë qytetarë në programet e saj dhe ka realizuar rreth 100 aktivitete me pjesëmarrjen e komunitetit, aktivistëve, artistëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

Tags: No tags