klgi

KLGI: “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”

Në kuadrin e projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizoi takimin e informues/konsultativ me Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në qytetin e Klinës.
Gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes grupeve përfaqësuese, komunave dhe komuniteteve lokale. Njëkohësisht, u paraqit harta e procesit, përfshirë: trajnimet e OShC-ve; përfshirjen në procesin e bashkë-krijimit si dhe kontributin direkt me grupet e nën-përfaqësuara në politikat lokale.
Projekti synon konsolidimin e OShC-ve në nivel lokal, për të shërbyer si ndër- lehtësues në mes iniciativave të komuniteteve lokale dhe komunave, rritjen e kontributit profesional, nxitjen e iniciativave rajonale si dhe promovimin e proceseve integruese evropiane.

Tags: No tags