logot-web-core-grants-kosovo-04

Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës
Kosovar Centre for Security Studies është një qendër e pavarur e hulumtimit të politikave e fokusuar ndaj zhvillimit dhe reformave të sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. KCSS synon të promovojë zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke forcuar mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë përmes formulimit, zbatimit, monitorimit të reformave dhe politikave të sigurisë. Organizata promovon bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike me fokus të veçantë në sektori i sigurisë, drejtësia dhe sundimi i ligjit, dhe rritja e zërit të shoqërisë civile drejt politikave të ndërtimit të paqes. Përmes punës së saj hulumtuese dhe avokuese, KCSS ka mbuluar një gamë të gjerë të çështjeve të lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimin dhe reformat e sektorit të sigurisë, identifikimin dhe analizimin e rreziqeve të lidhura me sigurinë që rrjedhin nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi i organizuar, roli i grave në sektorin e sigurisë, politika e jashtme dhe sfidat në bashkëpunimin rajonal, si dhe kërcënimet si dezinformimi, sulmet kibernetike dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesi kryesor i punës së KCSS në kuadër të projektit SMART Balkans janë institucionet publike dhe agjencitë ekzekutive që janë të përfshira drejtpërdrejt në politikëbërjen dhe menaxhimin e sigurisë kibernetike dhe sektorët e infrastrukturës kritike. Këto institucione përfshijnë:
• Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB);
• Ministrinë e Mbrojtjes (MM);
• Policinë e Kosovës,
• Agjencinë që do të themelohet për Sigurinë Kibernetike në kuadër të MM-së
• Divizionin për Infrastrukturë Kritike brenda MPB-së.

Këta palë të interesuara publike do të përfitojnë nga ekspertiza e bazuar në hulumtime të KCSS, e cila do të fokusohet kryesisht në vlerësimin dhe monitorimin e nevojave. KCSS do të kontribuojë në përmirësimin e aftësive të institucioneve të lartpërmendura për t’iu përgjigjur më mirë sfidave që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, infrastrukturën kritike dhe dezinformimin.