logot-web-core-grants-kosovo-01

Democracy for Development (D4D)

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Demokracy for Development synon të ndikojë në zhvillimin e politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik, të përmirësojë qeverisjen dhe të forcojë kulturën demokratike në Kosovë. D4D promovon një qytetari aktive që merr pjesë plotësisht në hapësirën publike dhe përdor arenën publike të përfaqësimit dhe vendimmarrjes për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus mbi shpërndarjen efikase të burimeve, si dhe zhvillimin e barabartë. Si objektiv i përgjithshëm që D4D kontribuon në forcimin e kulturës demokratike në Kosovë përmes ndikimit në politikat socio-ekonomike, promovimit të praktikave të qeverisjes së mirë dhe hulumtimeve në terren që informojnë publikun në Kosovë.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

D4D është një think-tank i cili synon kryesisht vendimmarrësit dhe politikëbërjen. Në këtë aspekt, nëse D4D identifikon një sektor që po performon nën optimumin e dëshiruar, ai identifikon pengesat dhe jep dëshmi se pse një vendim tjetër do të ishte më i mirë. Ajo advokon përmes këtyre argumentave në politikëbërje. Prandaj, strategjia e D4D është të punojë me median dhe aktorë të tjerë me ndikim paralelisht për të arritur synimet e saj advokuese. Kjo qasje përpiqet të balancojë një marrëdhënie të ngushtë (por jo shumë të ngushtë) me vendimmarrësit, për të fituar besim të mjaftueshëm, por edhe për të vepruar në interes të publikut. Përveç vendimmarrësve dhe mediave, D4D synon një sërë profilesh të tjera.