anad

ANAD: “Imagjinoje veten në pushtetin vendor”

Mungesa e hapësirave dhe aktiviteteve të aksesueshme, në gjuhën e shenjave shqipe, është një barrier për përfshirjen sociale të të rinjve që nuk dëgjojnë në shoqëri dhe është detyra e institucioneve që ti minimizojnë ose eleminojnë këto barriera. Të rinjtë dhe komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë kanë pak ose aspak informacion mbi institucionet e pushtetit vendor, rolin, përgjegjësit dhe shërbimet që ato ofrojnë. Kështu, lind si detyrë e këtyre institucioneve që të shpërndajnë informacion të aksesueshëm në gjuhën e shenjave shqipe për një trajtim dhe akses të barabartë në shërbime. Njohja e njësive të vetqeverisjes vendore nga ana e qytetarëve, është hapi i parë drejtë një demokracie pjesmarrëse dhe gjithëpërfshirëse. Me qëllim edukimin dhe informimin e të rinjve që nuk dëgjojnë mbi pushtetin vendor, rolin, përgjegjësit dhe shërbimet, promovimin e aktivizmit rinor dhe komuniteteve gjithëpërfshirëse është duke zbatuar projektin “Imagjinojë veten në pushtetin vendor.” Në kuadër të këtij projekti të rinjtë që nuk dëgjojnë do kenë mundësin të mësojnë më shumë për pushtetin vendor dhe informacionin e përftuar ta ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre.

Mëso më shumë në videot e krijuara nga ANAD: “Imagjinoje veten në pushtetin vendor”
Tags: No tags