logot-web-national-interventons-02

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Përmbledhje e projektit

Projekti synon që fëmijët dhe të rinjtë të informohen, të përfitojnë nga kapacitetet dhe të angazhohen në programet e sigurisë kibernetike në komunitetet ku ata jetojnë, të realizuara në koordinim të plotë me shkollat, me përfaqësuesit e komuniteteve ku jetojnë si dhe me mbështetjen e strukturave të mbrojtjes së fëmijëve. Gjithashtu, profesionistë të tillë si punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, mësuesit, ekipet psikosociale në shkolla, oficerët e policisë dhe punonjësit do të forcojnë njohuritë e tyre për reagimin ndaj rasteve të fëmijëve të identifikuar në rrezik dhe në një qasje parandaluese. Projekti do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri dhe në zonat e synuara Bashkitë Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Durrës.

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm është ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik, duke edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë online për fëmijët dhe të rinjtë.
Objektivat specifikë janë (i) promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në botën digjitale dhe ndërgjegjësimi i aktorëve publikë për sigurinë e tyre dhe (ii) forcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për sigurinë kibernetike të fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet nismave të koordinuara dhe zhvillimit të kapaciteteve dhe njohurive.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Përfitues direkt:
– Fëmijë dhe të rinj të grupmoshës 9- 18 vjeç;
– Prindër;
– Mësues dhe staf psikosocial në shkolla;
– Punonjës të mbrojtjes së fëmijëve
– Oficerë të policisë gjyqësore, prokurorë;
– Përfaqësues të AKCESK, ASHMDF –
Përfitues jodirekt:
– Anëtarë komuniteti;
– Institucionet publike dhe jopublike
– Sektori privat

Aktivitetet kryesore

•Ndërgjegjësim i aktorëve publikë, prindërve në veçanti, përmes bisedave, tryezave, debateve etj. mbi rëndësinë e zhvillimit digjital të fëmijëve, rreziqeve online dhe pjesëmarrjes së tyre për zhvillimin e shoqërisë.
• Ndërgjegjësimi i komuniteteve vulnerabël mbi normat e dëmshme sociale, gjininë dhe trafikimin duke përfshirë abuzimin dhe shfrytëzimin seksual online, si dhe gjuhën e urrejtjes.
•Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimit të shërbim ofruesve për identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik/dhe/ose viktima nga shfrytëzimi apo bullizmi online.
• Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i programeve të trajnimit, me autoritetin përgjegjës për sigurinë kibernetike dhe ASHDMF për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve (të punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve dhe policisë, dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese të sistemit të drejtësisë), me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë së fëmijëve në mjedisin online.
• Koordinimi me autoritetin përgjegjës për sigurinë kibernetike për bashkërendimin e punës për të trajtuar në kohë reale nëpërmjet sistemit/platformës së raportimit të faqeve me përmbajtje të paligjshme, raportimet e bëra në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.
• Angazhimi i të rinjve në botën digjitale dhe programet e sigurisë kibernetike (dizenjimi i programeve me të rinjtë për të bashkëpunuar me komunitetin dhe parandaluar kërcënimin, shfrytëzimin dhe trafikimin online)
•Nxitja e ideve novatore nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin privat në hackathlon-in “UneHackpërSigurinëOnline” nga dhe për fëmijët