logot-web-national-interventons-03

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

Përmbledhje e projektit

Përmes këtij projekti, ne synojmë që organizatat e shoqërisë civile, të cilat punojnë në fushën e të drejtave të grave, të mobilizohen dhe të ekspozojnë përdorimin e reformave të barazisë gjinore në politikë për qëllime strategjike dhe të ndërgjegjësojnë publikun rreth impaktit të këtyre reformave në komunitet. Për të përmbushur këtë qëllim, ndërhyrjet do të fokusohen në (a) forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave për grumbullimin dhe komunikimin e evidencës shkencore rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë; (b) fuqizimin e rrjetit të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave duke nxitur më shumë bashkëpunim dhe reagim rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë; dhe (3) ndërgjegjësimin e publikut rreth përdorimit dhe zbatimit të reformave të barazisë gjinore në politikë dhe impaktit të tyre në komunitet. Teoria e ndryshimit, e cila qëndron në themel të këtij projekti, është që forcimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile—kombinuar me ndërgjegjësimin e publikut—do të çojnë, gradualisht, në përmirësimin e qeverisjes në vend.

Qëllimet e projektit

Qëllimi është që të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave për grumbullimin dhe komunikimin e evidencës shkencore rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë; të fuqizojë rrjetin e organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave duke nxitur më shumë bashkëpunim dhe reagim rreth përdorimit dhe impaktit të reformave të barazisë gjinore në politikë dhe të ndërgjegjësojë publikun rreth përdorimit dhe zbatimit të reformave të barazisë gjinore në politikë dhe impaktit të tyre në komunitet.

Grupet e synuara dhe përfituesit

Organizatat e shoqërisë civile: Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe menaxhuese; Forcimi i bashkëpunimit, mobilizimit, dhe reagimit; Forcimi i lidhjes me situatën lokale, kombëtare, dhe rajonale.
Publiku: Përmes projektit ne synojmë të informojmë publikun dhe të nisim një debat që mbështetet në fakte dhe jo mite. Kjo qasje, gradualisht, mund të dobësojë skepticizmin me përfaqësimin e grave në politikë.
Partitë politike: organizatat e shoqërisë civile do të kenë përmirësuar kapacitetet menaxhuese—do të kenë punuar me stafet e tyre për të ndërvepruar me aktorët politikë në mënyrë efektive, veçanërisht në mjedisin e vështirë politik shqiptar.
Komuniteti ndërkombëtar në vend: Nërhyrja e propozuar do të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar në vend se pse është e rëndësishme të shohin përtej numrave.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet do të grupohen në katër blloqe: (a) rritja e kapaciteteve, (b) grumbullimi i të dhënave, (c) mobilizim dhe reagim, dhe (d) edukimi i publikut. Aktivitetet lidhen me teorinë e ndryshimit që qëndron në themel të projektit: forcimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i rrjetit të organizatave të shoqërisë civile—kombinuar me ndërgjegjësimin e publikut—do të çojnë, gradualisht, në përmirësimin e qeverisjes në vend.