SMART Balkans IDM Albania

Norvegjia investon në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

3 MILION EURO TË DHËNA PËR IMPLEMENTIMIN E 33 PROJEKTEVE

Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë vazhdon të investojë fonde për zhvillimin dhe sigurinë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në fushat e sigurisë dhe stabilitetit si dhe qeverisjes së mirë. SMART Balkans nxit në mënyrë të veçantë bashkëpunimin rajonal dhe fokusohet në tema të rëndësishme në sektor, përmes projekteve rajonale, konferencave, vizitave studimore, bisedave online dhe rrjetëzimit me diasporën. Projekti rajonal SMART Balkans po zbatohet që nga viti 2022 dhe përmes tij sigurohet financim për organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet joformale. Në kuadër të këtij projekti katërvjeçar do të ofrohen 450 grante në vlerë të përgjithshme prej 14,5 milionë euro.

“Edhe pse projekti ofron mbështetje përmes shtatë llojeve të granteve për aspekte të ndryshme të punës së shoqërisë civile, është e rëndësishme të përmendet se SMART Balkans jep edhe grante themelore (Core Grant). Granti themelor është lloji i mbështetjes që çdo organizatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ëndërron, pasi paraqet mbështetje thelbësore për organizatën dhe i jep asaj mundësinë të fokusohet drejt rezultateve në komunitet dhe forcimit të strukturave të brendshme të organizatës, në mënyrë që të jetë zë i fortë i grupeve të synuara, prej të cilëve është themeluar vet organizata.” – tha Dajana Cvjetković, menaxhere e projektit.

Fillimi i vitit 2023 u shënua me nënshkrimin e kontratave për 33 grante, nga të cilat 9 grante rajonale në vlerë të përgjithshme prej 1,692,000 euro dhe 24 grante themelore me vlerë totale prej 1,234,000 euro. Përmes thirrjes publike  kanë aplikuar 365 organizata, nga të cilat 234 për grante themelore dhe 122 për grante rajonale. Ky interes tregon qartë nevojën dhe vullnetin e organizatave për të vepruar në mënyrë më strategjike, në përputhje me misionin dhe të fokusohen drejt rezultateve, por edhe për të forcuar kapacitetet e tyre të brendshme, shumë të nevojshme në kohën kur paraqitet një degradim dhe tkurrje e hapësirës për shoqërinë civile në të 6 vendet.

Organizatat fituese në thirrjen publike për Grante Themelore nga Shqipëria janë:

  • Qëndra Psiko Sociale Vartra, me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Qëndresa Qytetare, me një buxhet të aprovuar prej 65.000 Euro;
  • Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë, me një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.

Organizatat fituese nga Kosova janë:

  • Democracy for Development me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Group for Legal and Political Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Kosovar Centre for Security Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Platforma Civikos, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro;
  • Center for Equaliy and Liberty for the LGBT Community in Kosovo, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.

Lista e plotë e të gjitha organizatave që kanë përfituar grante është e disponueshme në faqen e internetit www.smartbalkansproject.org.

Aktualisht janë të hapura thirrjet e reja për grante në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për organizata që punojnë në nivel kombëtar, organizata lokale, media dhe grupe kreative. Në këtë thirrje është planifikuar mbështetje për më shumë se 110 projekte, në vlerë të përgjithshme prej 2,8 milionë euro. Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve përmes Platformës së Menaxhimit të Granteve është 15 shkurt 2023.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes projektit SMART Balkans na ofroi besim, si konsorcium lokal, jo vetëm në drejtim të menaxhimit financiar të projektit, por edhe në aspektin e zbatimit të metodologjisë për forcimin e kapaciteteve dhe rolit të organizatave të shoqërisë civile dhe dhënien e granteve themelore si  procesi më sfidues në skemën e granteve. Me këtë qasje, donatori tregoi përkushtimin e tij për të punuar në mënyrë sistematike, të guximshme dhe thelbësore për zhvillimin e shoqërisë civile, që nevojtet për një rajon të qëndrueshëm dhe paqësor. Nga ana tjetër, ne si konsorcium jemi të nderuar që donatori ka njohur vlerat tona: transparencën, pronësinë lokale, profesionalizmin dhe integritetin, të cilat do t’i inkorporojmë në secilin segment të projektit.” tha Dajana Cvjetković, menaxhere e projektit.

SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor është një projekt rajonal katërvjeçar që zbatohet nga konsorciumi, i udhëhequr nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina, me partnerë Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) nga Maqedonia e Veriut. Objektivi i projektit është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor përmes fuqizimit të organizatave dhe rrjeteve të shoqërisë civile, për një rol më të fortë dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë me një vlerë prej më shumë 17 milionë euro.

Kontaktet për deklarata për shtyp dhe paraqitje në media:

  1. Kledia Lika, koordinatore e projektit për Shqipërinë dhe Kosovën, IDM [email protected] +355 684092099

 

323107922_570260271782138_613156459251579989_n

Kontratat e nënshkruara me grantmarrësit CORE për Kosovën / gjuha Shqipe

Kemi kënaqësinë të informojmë se kemi nënshkruar kontratat me organizatat e përzgjedhura nga raundi i parë për aplikimeve për grante themelore në Shqipëri dhe Kosovë.

Çfarë është Granti Themelor?

Granti Themlor, përveç mbështetjes financiare, u ofron organizatave mundësinë për të përmirësuar kapacitetet e brendshme dhe burimeve njerëzore përmes trajnimeve të personalizuara dhe mbështetjes mentoruese, për të rritur ndikimin e tyre strategjik dhe për të qenë një hap më afër qëndrueshmërisë së organizatës. Kjo qasje i çliron OSHC-të nga presioni i krijuar nga financimi afatshkurtër i projekteve. Ai u mundëson OSHC-ve të fokusohen në prioritetet e përfituesve, duke ndjekur në të njëjtën kohë misionin e tyre dhe duke punuar drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara. Prandaj, ky lloj granti është i destinuar për organizatat e shoqërisë civile që kanë një ndikim të rëndësishëm në fushat e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes dhe kanë potencial për një ndikim edhe më thelbësor në komunitet.

Periudha e pritshme e mbështetjes përmes grantit themelor është 24 muaj. Grantet themelore do të mbështesin financiarisht punën e organizatave të shoqërisë civile për dy vite fiskale radhazi.

Grantet themelore ofrojnë mbështetje të përgjithshme financiare për OSHC-të që operojnë dhe kanë ndikim në një ose të dyja fushat e mëposhtme:

  • Siguria dhe stabiliteti
  • Qeverisje

Organizatat fituese nga Kosova janë:

  • Democracy for Development me një buxhet të aprovuar prej 80.000 Euro;
  • Group for Legal and Political Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Kosovar Centre for Security Studies me një buxhet të aprovuar prej 50.000 Euro;
  • Platforma Civikos, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro;
  • Center for Equaliy and Liberty for the LGBT Community in Kosovo, një buxhet të aprovuar prej 30.000 Euro.

Jemi entuziastë që po fillojmë bashkëpunimin dy vjeçar me organizatat fituese të kësaj thirrjeje dhe inkurajojmë të gjitha organizatat që nuk rezultuan fituese në këtë fazë, të aplikojnë në thirrjet e tjera publike që projekti SMART Balkans do të hapë në të ardhmen.

bosnia-herzegovina

Bosnja dhe Hercegovina

Projekti do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në trajtimin e Opinionit të Komisionit Evropian për sigurimin e një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile. Për më tepër, projekti do të mbështesë arritjen e objektivave të përcaktuara në strategjinë e politikës së jashtme 2018-2023 të Bosnjë-Hercegovinës, të cilat përfshijnë: anëtarësimin e plotë në BE, aktivizimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit në NATO, luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin dypalësh e shumëpalësh. Gjatë periudhës së projektit, BH do të miratojë Strategjinë për zhvillimin e shoqërisë civile dhe strategjinë pasuese dhe një plan veprimi kornizë për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit, në të cilin projekti do të kontribuojë drejtpërsëdrejti. Strategjia e fundit për luftën kundër korrupsionit për Bosnjë-Hercegovinën është ajo për periudhën 2015 – 2019 dhe duhet të hartohet një strategji e re. Përveç kësaj, projekti do të jetë në përputhje me Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2022 si dhe me planin e veprimit për gratë, paqen dhe sigurinë.
Sipas regjistrimit të fundit, në Bosnjë dhe Hercegovinë jetojnë 3.351.159 banorë, nga të cilët 2.219.220 jetojnë në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës (rreth 62,85%), 1.228.423 jetojnë në Republikën Srpska rreth 34,79%) dhe në Distriktin Brcko, 83.516 banorë (2,37%).
Situata e vazhdueshme politike dhe e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë është e ndërlikuar dhe e mbushur me sfida, e mbështetur me retorikën e orientuar drejt ndarjes nga përfaqësuesit politikë, ku pasojat e një mospjesëmarrjeje të tillë në proceset vendimmarrëse në nivel shtetëror janë serioze. Kjo çështje çon në krizë politike, të shkaktuar nga sjellja kundër Marrëveshjes së Dejtonit nga politikanë të caktuar gjë që po shkakton frikë tek qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës si dhe ndarje dhe përçarje në këtë vend. Një tjetër çështje që vazhdon dhe që ka lidhje me sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Veçanërisht gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi SARS CoV, anët negative të korrupsionit u përhapën gjerësisht në të gjithë vendin, gjë që rezultoi në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, është ende e pranishme ndjeka penale jotransparente e një rasti korrupsioni që ngre pyetje të tjera për sigurinë në vend. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (IPK) 2021, Bosnja dhe Hercegovina renditet si e treta nga fundi në Evropë me rezultatin 35, në një vlerësim nga 0 në 100 pikë, që do të thotë se Bosnja dhe Hercegovina ishte e 110-ta nga 180 vende për sa i përket korrupsionit. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas këtij indeksi, BH dhe Shqipëria janë vendet me vlerësimin më të ulët, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime të konsiderueshme. Autoritetet e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk janë ende në gjendje të krijojnë një sistem unik dhe të qëndrueshëm të migracionit dhe azilit, siç mund të shihet edhe në krizën e dhjetorit 2020. Edhe pse vihen re disa përmirësime në menaxhimin e migracionit, ka ende një mungesë të madhe të koordinimit efektiv mes të gjitha niveleve, gjë që mund të arrihej përmes shpërndarjes së drejtë të përgjegjësive ndërmjet niveleve të qeverisjes. Për më tepër, është e rëndësishme të përmendet çështja e vazhdueshme në lidhje me ligjin zgjedhor të këtij vendi, ku autoritetet ende nuk janë në gjendje të zbatojnë të gjitha vendimet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjë që çon në diskriminim të drejtpërdrejtë zgjedhor dhe mundësi të pabarabarta për pjesëmarrje politike.
Veprimet e entitetit të Republikës Srpska për të krijuar në mënyrë të njëanshme një institucion paralel në BH po ngadalësojnë procesin e integrimit të vendit drejt BE-së, që do të thotë se ato lëvizje dëmtojnë perspektivat e këtij vendi për të ecur më tej në këtë rrugë integrimi. Në raportet për vitin 2020 dhe 2021, Komisioni Evropian vuri në dukje se ende mungojnë veprimet konkrete drejt angazhimit politik nga autoritetet shtetërore të të gjitha niveleve të qeverisjes lidhur me qëllimet strategjike të integrimit evropian. Pengesa më e madhe në këtë proces bazohet në faktin se ka retorikë dhe veprime përçarëse në krizën më të fundit politike, të shkaktuar nga veprimet e sipërpërmendura nga udhëheqja e RS. Megjithatë, janë bërë disa hapa të caktuar për arritjen e 14 prioriteteve kyçe si Strategjia Kombëtare e Krimeve të Luftës (e miratuar në shtator 2020) si dhe zgjedhjet vendore në Mostar, të mbajtura gjithashtu në vitin 2020, për herë të parë që nga viti 2008, e cila është pjesë e prioritetit të parë kyç. Megjithatë, Bosnja dhe Hercegovina është ende në një fazë të hershme, pra ka arritur një nivel përgatitjeje në kuadër të detyrimeve të anëtarësimit në BE, por ende kërkon më shumë progres dhe ritëm të përgjithshëm të reformave për të krijuar një progres të qëndrueshëm në rrugën euroatlantike. Duke folur për 14 prioritetet kryesore, është e rëndësishme të përmendet se ato ndahen në disa grupe: Demokracia/Funksionaliteti, Sundimi i Ligjit, Të Drejtat Themelore dhe Reforma në Administratën Publike. Në këto prioritete përfshihen edhe zgjedhjet që duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane, miratimi i acquis të BE-së, funksionimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, përmirësimi i kuadrit institucional, përmirësimi i funksionimit të gjyqësorit, forcimi i parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke siguruar një koordinim efektiv në lidhje me migrimet, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve përfshirë këtu edhe të drejtën e jetës dhe ndalimin e torturës, mjedisin mundësues për shoqërinë civile, garantimin e lirisë së shprehjes dhe të medias, mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara si dhe për të përfunduar hapat thelbësorë në reformën e administratës publike. Për këtë projekt, më të rëndësishmet janë këto prioritete: 7. Forcimi i parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave dhe terrorizmin; 9. Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve, veçanërisht duke siguruar zbatimin e legjislacionit për mosdiskriminim dhe barazi gjinore; 11. Sigurimi i një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile, veçanërisht duke respektuar standardet evropiane të lirisë së organizimit në shoqata dhe lirisë së tubimit.
Shoqëria civile në Bosnje dhe Hercegovinë, siç perceptohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, është një komponent mjaft i rëndësishëm për këtë shtet ballkanik dhe sistemin e tij demokratik, për shkak të të cilit duhet të njihet dhe trajtohet si e një rëndësie të madhe nga institucionet publike dhe shtetërore. Shoqëria civile në BH është një partner kyç për përmirësimet e reformave duke qenë se në Bosnje dhe Hercegovinë janë të regjistruara 27,432 shoqata dhe fondacione. Sa i përket shoqërisë civile në BH, mendimi i Bashkimit Evropian është se ai ka të gjitha karakteristikat e një shoqërie civile në një vend në tranzicion, me shumicën e shoqatave dhe fondacioneve sportive, objektivi kryesor i të cilave është të përfaqësojë interesat e grupeve të veçanta shoqërore. Këshilli i Ministrave të BH-së nënshkruan një Marrëveshje për Bashkëpunim ndërmjet KM dhe organizatave të shoqërisë civile në BH, më 30.11.2017. Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është zhvillimi i shoqërisë së drejtë, të hapur, pluraliste dhe demokratike në Bosnje dhe Hercegovinë, krahas angazhimit për bashkëpunim në lidhje me përmbushjen e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda Marrëveshjes së përmendur është krijuar një organ këshillimor i KM të BH si një nga karakteristikat më kryesore të kësaj marrëveshjeje.
Zyra e Auditimit të Institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës bëri një inspektim në vitin 2019 në lidhje me aftësitë e institucioneve të BH për t’iu përgjigjur detyrimeve në kuadër të programit të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030. Kjo zyrë rishikoi punën e Këshillit të Ministrave të BH-së, Drejtorisë së BH-së për Planifikimin Ekonomik, ministrive në nivel institucionesh të BH-së si aktivitete nga Agjencia për Statistikat e BH-së ku arriti në përfundimin se: a) Bosnja dhe Hercegovina nuk ka siguruar kushtet bazë për zbatimin e detyrimeve nga Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030; b) nuk është hartuar ende kuadri strategjik dhe institucional, si një nga kushtet kryesore për zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (OZHQ) dhe c) nuk janë realizuar ende sistemi i raportimit të rregullt dhe ndjekja e zbatimit të OZHQ-së. Për sa më sipër, Zyra e Auditimit i sugjeroi Këshillit të Ministrave që të miratojë kuadrin strategjik për zbatimin e OZHQ; të bëjë një pasqyrë të detajuar të të gjitha dokumenteve të planifikuara të KM të BH me qëllim përfshirjen e OZHQ-ve në të; të krijohet një kuadër institucional funksional për realizimin e OZHQ si dhe të ngrihet një sistem për raportimin dhe monitorimin e progresit të realizimit të OZHQ. Ajo u këshillua nga Zyra e Auditimit të BH në Asamblenë Parlamentare të BH për të siguruar mbështetjen e nevojshme për arritjen e OZHQ-së, ndërsa Agjencia për Statistikat u këshillua të identifikonte nevojat reale që rrjedhin nga detyrimet e Agjendës 2030. Për më tepër, Drejtoria për Planifikimin Ekonomik të BH-së u këshillua të përmirësojë promovimin e OZHQ përmes bashkëpunimit më aktiv me pjesëmarrësit e procesit.
Strategjitë:
• Programi i reformave Bosnjë dhe Hercegovinë 2021, Komisioni për bashkëpunim me NATO-n, Këshilli i Ministrave BH
• Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore i Bosnjës dhe Hercegovinës për periudhën 2018 – 2022
• Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Transparency International Bosnjë dhe Hercegovinë
• Strategjia e Politikës së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës 2018 – 2023
• Plani Kombëtar i Veprimit (PKV) i Bosnjë-Hercegovinës për periudhën 2018 – 2022
• Korniza e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në BH
Institucionet përkatëse për raportimin për çështjet e lartpërmendura në Bosnje dhe Hercegovinë janë Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në BH dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në BH, Transparency International, Kombet e Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Këshilli i Ministrave Bosnje dhe Hercegovinë – Drejtoria për Planifikim Ekonomik; Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës – Organi Këshillimor për Bashkëpunim me OJQ-të, Zyra e Auditimit të Institucioneve të BH, Ministria e Punëve të Jashtme të BH, Ministria e Mbrojtjes e BH, Ministria e Sigurisë e BH-së si dhe ministritë e tjera përkatëse.

61y1meFRiIL._AC_SL1500_

Republika e Shqipërisë

Republika e Shqipërisë

Republika e Shqipërisë ka një popullsi prej 2,793,592 banorësh (INSTAT, 2022) duke shënuar një rënie prej 1,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shqipëria është një vend postkomunist që ka kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni në sferën ekonomike, sociale dhe politike, si dhe në krijimin e një demokracie të qëndrueshme në vend, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991. Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe është gjithashtu kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një nga synimet kryesore të vendit për një kohë të gjatë ka qenë integrimi në Bashkimin Evropian. Ky proces është një prioritet strategjik kombëtar dhe ka qenë në krye të agjendës së qeverisë së vendit. Shqipëria shënoi hap të rëndësishëm drejt këtij prioriteti strategjik, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur të hapë negociatat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian më 19 korrik 2022. Hapja e negociatave të anëtarësimit u bë tetë vjet pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat dhe 16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ndërkohë, me hapjen zyrtare të negociatave, do të nisë një proces teknik kontrolli dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me Bashkimin Europian.

Vitet e fundit, shumë ngjarje politike dhe sociale kanë ndikuar në situatën e stabilitetit, sigurisë dhe qeverisjes së mirë në vend. Shqipëria qeveriset për të tretën mandat radhazi nga Partia Socialiste, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që opozita u përball me ndarje të brendshme dhe dobësim të ndikimit në vend, duke reduktuar mundësitë e zgjedhësve shqiptarë për të zgjedhur alternativa të ndryshme politike. Gjatë kësaj kohe janë organizuar protesta të ndryshme antiqeveritare nga partitë politike por edhe nga qytetarët për të adresuar problemet e varfërisë, rritjen e çmimeve, kushtet e vështira të jetesës në vend dhe vendimet e ndryshme të qeverisë.

Për më tepër, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze pavarësisht përpjekjeve të fundit të qeverisë për t’i trajtuar ato. Sipas sondazhit të Opinion (IDM, 2020) 86.7% e qytetarëve shqiptarë raportuan se e perceptojnë korrupsionin ‘të permasave të vogla’ si të përhapur, ndërsa 84,1% raportuan se korrupsioni ‘i madh’ ose i nivelit të lartë është i përhapur.

Krahas sferës politike, situata ekonomike dhe sociale e Shqipërisë është ndikuar edhe nga pasojat e situatave të jashtëzakonshme si tërmeti i nëntorit 2019, i cili u vlerësua nga Banka Botërore me një dëm prej 820 milionë dollarësh. Procesi i rindërtimit ka qenë në prioritetet e qeverisë, donatorëve të ndryshëm dhe organizatave të shoqërisë civile. Situata e COVID 19 është një tjetër situatë e jashtëzakonshme me ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e vendit.

Mjedisi në të cilin operojnë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri është sfidues dhe sipas Raportit të Komisionit (2021), zbatimi i udhërrëfyesit për mjedisin mundësues për shoqërinë civile ka qenë i kufizuar. Qeveria ka hartuar “Udhërrëfyesin për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Më Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” për periudhën 2019-2023, e cila fokusohet në katër drejtime strategjike; i) institucionalizimi i bashkëpunimit qeveri-shoqëri civile në politikëbërje dhe integrim në BE; ii) përmirësimin e mjedisit ligjor dhe qeverisjes së të dhënave; iii) përmirësimin e kuadrit fiskal dhe financimit; iv) mbështetjen e zbatimit të ligjit për konsultimin publik përmes të gjitha proceseve të dialogut politik. Megjithatë, duke pasur parasysh zbatimin e dobët të Udhërrëfyesit 2015, i cili përfundoi me gati 80 për qind të veprimeve të planifikuara të raportuara si të pazbatuara, OSHC-të kanë pritshmëri të ulëta për realizimin e Udhërrëfyesit të rishikuar. Për më tepër, Udhërrëfyesi mbetet dokument kryesisht i panjohur për OSHC-të.

Gjithashtu, ka pasur disa përpjekje që mundësojnë përfshirjen dhe kontributin e shoqërisë civile në Shqipëri, të cilat janë; I. Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian është një nga mekanizmat për përfshirjen e OSHC-ve në procesin e integrimit në BE. Këshilli promovon bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile dhe siguron transparencë të shtuar në vendimmarrje për çështjet e integrimit; II. Platforma e Partneritetit të Integrimit Evropian përfaqëson një mekanizëm tjetër për pjesëmarrjen dhe kontributin proaktiv të OSHC-ve në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE dhe në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Stabiliteti financiar dhe pjesëmarrja e duhur e shoqërisë civile në vendimmarrje dhe dokumente politikash mbeten sfida themelore për sektorin në Shqipëri. Ndonëse është e rëndësishme të rishikohet dhe përmirësohet kuadri ligjor dhe fiskal për shoqërinë civile, është gjithashtu thelbësore të krijohen mundësi dhe platforma reale për pjesëmarrje kuptimplote të shoqërisë civile që sjellin zërin e qytetarëve në vendimmarrje.

Strategjitë:

Plani Kombëtar për Integrimin Evropian (NPEI) 2021-2023

Ligji për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse

Udhërrëfyes për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Më Mundësues për Shoqërinë Civile

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030

Kontributi i projektit SMART Balkans

Projekti SMART Balkans do të kontribuojë drejtpërdrejt në adresimin e rekomandimit të Komisionit Evropian për zbatimin e “Udhërrëfyesit të Rishikuar për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Më Mundësues ose Zhvillim të Shoqërisë Civile (2019-2023)”. Përveç kësaj, projekti do të mbështesë OSHC-të për të rritur kontributin dhe angazhimin e tyre në procesin e integrimit në BE, për të forcuar kapacitetet e tyre financiare dhe organizative dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre kuptimplotë në fushën e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes së mirë.