logot-partnere-smart-Albania-07

Youth Roma and Egyptian Movement

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të trajtojë çështjet sociale me të cilat përballen komunitetet minoritare rome dhe egjiptiane në lidhje me legalizimin e banesave të tyre. Këto dy minoritete hasin në pengesa të shumta si mungesa e informacionit, diskriminimi i vazhdueshëm, procedurat sfiduese administrative dhe pengesat burokratike brenda institucioneve publike. Nëpërmjet këtij projekti, synohet të rritet ndërgjegjësimi i familjeve për procesin e legalizimit të banesave informale dhe të promovojë përgjegjësinë institucionale në zbatimin e ligjeve dhe masave për të garantuar barazi dhe pjesëmarrje për komunitetet rome dhe egjiptiane. Projekti përfshin aktivitete për të fuqizuar dhe mobilizuar familjet që të përfshihen në proceset e avokimit dhe të ndikojnë në vendimmarrjen lokale.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të sigurojë strehim të sigurt përmes mobilizimit të komunitetit dhe rritjes së fuqisë vendimmarrëse të komuniteteve rome dhe egjiptiane, duke përfshirë proceset gjithëpërfshirëse dhe transparente të negociatave me pushtetin qendror dhe vendor.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

Familjet e minoriteteve rome dhe egjiptiane në qytetin e Elbasanit.

 

Aktivitetet kryesore

  • Takimet në terren;
  • Takime informuese për aktet ligjore dhe procedurat administrative lidhur me legalizimin e banesave informale;
  • Takimi për fuqizimin e komunitetit dhe rritjen e aftësive avokuese të familjeve rome dhe egjiptiane;
  • Takim me përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Elbasan;
  • Ndihma dhe ofrimi i ndihmës juridike;
  • Prodhimi i një video dokumentari.